Kontributi i Caritas Shqiptar në rikonstruksionin e strukturave shëndetësore dhe ne paisjen me materiale shendetesore

Ndërtime shëndetësore (1 vit)
Ne 1993 u bë rikonstruktimi i Maternitetit Nr. 2 Tiranë ku u vendos ngrohje qëdrore, lavanderi, pasije hidro-sanitare, etj.

Punime në spitalin psikiatrik (2 vite)
Ristrukturime, vendosja e një impianti elektrik, furnizim me shtretër, ndërtimi i ambienteve kreative, etj.

Mbështetje në spitalin Onkollogjik (1 vit)
Gjatë 1999-2000, spitali Onkollogjik (QSUT) u mbështet me një fond të veçantë blerjeje për dyshekë, batanije, çarçafë, dhe pasije të tjera. Projekti u drejtua nga zyra e Shëndetësisë së Caritas-it Shqiptar.

Qëndra ushqyese Mollas (5 vite)
Duke parë vdeshkmërinë e lartë në Mollas (Elbasan) u ndërmor ky projekt ku përfituan fëmijët deri në 18 muaj të 6 fshatrave përreth. U ndërtua një qëndër ku kryhej puna formuese e nënave për periudhën para dhe pas lindjes dhe shpërndarja e ushqimit të specifikuar për fëmijët.

Punime në spitalin psikiatrik (2 vite)
Ristrukturime, vendosja e një impianti elektrik, furnizim me shtretër, ndërtimi i ambienteve kreative, etj.

Emergjenca 1997 (1 vit)
Ndihma mjekësore, me kite të mëdha pajisjesh mjekësore e ilaçesh u përmblodh në 64 ndërhyrje intensive ne 619 ditë të përqëndruara shpërndarje. Nga këto ndihma përfituan ndihme shumë spitale, shtëpi fëmije dhe azile në rrethe si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Elbasani, Vermoshi, Fushë Arrëzi, Kallmeti, Rrësheni, Miloti, Berati, Kuçova, Kavaja, etj.

Rikonstruksioni i qëndrave Shëndetësore në Bashkinë e Vorës
Ne vitin 2008 pas shpërthimit të depove të armatimit në Gërdec, Caritas Shqiptar pasi u informua rreth gjëndjes shëndetësore të banorëve të zonës dhe në bazë të kërkesave të paraqitura nga autoritetet lokale ofroi për Qëndrën Shëndetësore në Vorë medikamente dhe pajisje mjekësore.
 Rikonstruksion total i godinës
 Pajisje me materialet shëndetësore dhe medikamente te nevojshme për ofrimin e një shërbimi shëndetësor kualitativ.
 Ofrimi i kushteve optimale higjeno-sanitare
 Sistemimi i hapesirave përreth qëndrës shëndetësore
 
        

Qëndra shëndetësore e rikonstruktuar dhe e rinovuar u ofron  kujdes shëndetësor parësor 57 familjeve të zonës.

Rikonstruksioni i Qëndrës Shëndetësore në Marikaj
 Pajisje me materialet mjekësore bazë të nevojshme per ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj banorëve
 Pajisje me medikamente të ndihmës së shpejtë gjatë fazës së parë që mundësoi ofrimin e asistencës shëndetësore për të sëmurët kronikë, akutë apo ata me trauma.

 

             Rikonstruksion i pjesshëm i godinës

Kontributi i ofruar për Qëndrën Shëndetësore në Marqinet konsistoi në pajisjen e qëndrës me pajisje dhe strumenta mjekesorë të tillë si: peshore për fëmijët, Monitor për matjen e presionit të gjakut, frigorifer dhe pajisje të tjera.

Asistenca mjekësore e ofruar për Emergjencën  në Dibër

Në fazën e parë të ndërhyrjes, për Qëndrën Shëndetësore në Shupenzë u ofruan medikamente për ndihmën e parë.

Synimi për fazën e tretë të ndërhyrjes në aspektin shëndetësor konsiston në:
Përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor përmes ngritjes së nivelit të njohurive të punonjësve shëndetësore, ofrimit të shërbimit kualitativ, të aksesueshëm dhe të besueshëm si dhe pajisjen e banorëve me njohuritë e duhura për përmirësim të cilësisë së jetës në komunitet.

Ndërhyrjet e parashikura:
Rikonstruksion i plotë i godinës së Qëndrës Shëndetësore

 Ndërtimi i një qëndre shëndetësore në një zonë midis fshatrave Zogjaj dhe Stushë në të cilën do të përfitojnë kujdes shëndetësorë më shumë se 700 banorë.
 Rikonstruksion i dhomës së lindjeve dhe pajisja me mjetet mjekësore dhe higjeno-sanitare të cilat do të ofrojne kushtet optimale për ofrimin e kujdesit shëndetësore të kërkuar.
 Rikonstruksion i dhomës së vizitave të mjekut dhe pajisja  me mjetet mjekësore të duhura.
 Rikonstruksion i sallës së ndihmës së shpejtë dhe mikrokirurgjisë duke marrë në konsideratë krijimin e ambienteve të ndara që do të mundësojnë një shërbim shëndetësor sipas standarteve kombëtare.
 Rikonstruksioni i sallës për kryerjen e injeksioneve dhe sterilizimi i pajisjeve mjekësore.
 Rikonstruksioni i ambienteve të tjera si salla e pritjes së pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Trajnimi i stafit mjekësor dhe komunitetit për kujdesin shëndetësor.

Ndërhyrja do të influencojë drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e nivelit të kujdesit shëndetësor; në nivelin e infomimit në lidhje me situatat epidemike duke u përpjekur në këtë mënyrë të mbahet nën kontroll dhe të përmiresohet cilësia e jetës në komunitet.

Aktivitetet  që do të zhvillohen  konsistojne në:

 Trajnimi i stafit mjekësor, paramjekësor përmes koordinimit të Sektorit Shëndetësor pranë Caritas Shqiptar me qëllim rritjen e njohurive në fushën e ndihmës së parë dhe masave parandaluese për përhapjen e sëmundjeve infektive që do të mundësojnë ofrimin e shërbimit shëndetësor cilësor.
 Trajnimi për edukimin shëndetësor në komunitet për përmirësimin e kujdesit të higjenës personale dhe rritjen e njohurive në lidhje me sëmundjet infektive të transmetueshme me prevalencë më të lartë.
 Edukim shëndetësor mbi rolin e komunitetit për mbrojtjen e shënedetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Dhurime me materiale shendetesore
Ne saje te mardhenieve te shkelqyera te bashkepunimit mes Caritas Shqiptar dhe Organizatave te tjera Europiane si Instituti i Shen Konstandinit (Gjermani), gjate vitit 2009 Caritas-it Shqiptar iu dhuruan 52 shtreter spitali te pajisur me dysheke dhe komodina. Pasi materialet mjeksore te dhuruara  kane  mberritur ne Caritas, menjehere ka filluar dergimi i tyre jo vetem neper qendrat Shendetesore te Caritas Shqiptar por edhe neper struktura sheterore shendetesore. Ne baze te kerkesave te paraqitura nga pergjegjesit e qendrave shendetesore te Caritas dhe atyre shteterore, eshte bere edhe shperndarja e materialeve mjeksore. Objektivi i paisjes me shtreter spitali te ketyre qendrave eshte rritja e cilesise se sherbimit shendetesore kundrejt pacienteve.

Ne kete kontekst ne mund te permendim disa nga qendrat perfituese te dhurimeve te bera sic jane:
  Ambulanca dhe Q. Fizioterapise Piraj (Dioqeza Sape) me daten 16/01/2010 eshte pajisur me 10 shtreter spitali, 10 dysheke dhe 2 komodina. Nevoja e kesaj qendre per paisje me shtreter spitali sebashku me aksesoret plotesues ishte emergjente pasi kjo eshte nje qender e cila pervec vizitave dhe seancave ditore mbulon edhe shtrimin disa ditor per pacientet te cilet e kane te pamundur te levizin. Ne kete menyre mund te themi se eshte ndertuar nje qender vertete multifunksionale dhe mbi te gjitha me standarte te larta sherbimi.

                 

 Qëndra për të sëmurët terminalë Shkodër, “Motrat Vincenciane” (Dioqeza Shkoder) me date 10/02/2010 eshte pajisur me 6 shtreter dhe dysheke spitali. Paisja me keto materiale mjeksore eshte bere ne baze te kerkeses se paraqitur nga ana e ekipit multidisiplinar te cilet asistojne te semuret terminale. Kongregatat e motrave te cilat jane pjese e ekipit, kane ndertuar nje “Hospice” ne Shkoder dhe synojne qe se shpejti t’a kompletojne me te gjitha  materialet e nevojshme dhe te filloje funksionimi normal i saj.

                 

 Nje tjeter dhurim nga Caritas Shqiptar ka qene ai i qendres shendetesore ne Kashar, Tirane. Drejtori i kesaj qendre paraqiti kerkesen e tij per ndihme me materiale shendetesore prane Caritas. Dhe ne pergjigje te nevojave te kesaj qendre, Caritas i vjen ne ndihme me 2 shtreter spitali dhe dysheket perkates.

       

 Jane terhequr 2 shtreter spitali me dysheke nga dy familjare te cilet kishin te afermit e tyre te semure te cielt kishin nevoje per shtreter specifik.
 Nga spitali Rajonal i Lezhes me date 21/08/2009 jane terhequr 12 dysheke spitali dhe 4 kuti me carcafe per shtreter.

      

Deri tani jane dhuruar 41 shtreter, 50 dysheke dhe 2 komodina.
Gjendje ne Caritas ndodhen 28 shtreter 12 dysheke dhe 50 komodina.

Dhurime te ndryshme me medikamente

Prej shume vitesh Sektori Shendetesor , Caritas Shqiptar ka mardhenie shume te mira me Organizaten Hollandeze Mara Foundation. Gjate vitit kjo
organizate sjell 3 – 4 dergesa me medikamente mjeksore per qendra te ndryshme neper dioqezat e Caritas.

     

Kontributi i kesaj organizate ka qene dhe vazhdon te mbetet shume i vlefshem per Caritasin Shqiptar dhe rrjetin e qendrave shendetesore te cilat jane perfituese te drejtperdrejta te ketyre donacioneve. Vizitat e perfaqesuesve te organizates “Mara Fondation” behen ne menyre te organizuar dhe te njetrajtshme ne te gjitha dioqezat. Dmth gjate vizitave vjetore te tyre mbulohen nevojat me medikamente dhe paisje mjeksore te te gjitha qendrave shendetesore te Caritas Shqiptar.

Ndërtime Qëndra Ditore

Në këtë kontekst vlen të përmendet ndërtimi i Qëndrës Ditore për PAK në Fushë-Krujë me financime nga Caritas St. Polten (Austri). Nga kjo qëndër do të përfitojnë rreth 30 persona me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu sektori Shëndetësorë është në procedura për të përfituar një tjetër fond për ndërtimin e një qëndre Ditore në Shënkoll (Lezhë) për PAK me financim të Ambasadës Japoneze.