UPDATE 5 Janar 2011

Ne ditet e fundit te muajit Dhjetor 2010 Caritas Shqiptar Shperndau ne zonat e prekuara nga permbytjet paketat e ushqimit, pastrimit dhe shtrojeve. Permbajtja e ketyre pakove u be e mundur nga ndihma e  Qeverise Gjermane dhe Cordaid.

Shperndarja u be sipas zonave te meposhtme:  
Data 28 Dhjetor 2010    –           Obot    
Data 28 Dhjetor 2010    –           Berdice e Siperme
Data 29 Dhjetor 2010    –           Bashkia Lezhe
Data 29 Dhjetor 2010    –           Bashkia Fushe- Kruje
Data 30 Dhjetor 2010    –           Dajç

Pakot e ushqimit permbanin  miell, vaj, oriz, sheqer, makarona, konserva mishi dhe peshku. Pakot e pastrimit perbeheshin nga materiale te ndryshme (detergjente, dizinfektues dhe te tjera materiale sanitare ) qe do ti sherbejne banoreve te ketyre zonave per pastrimin e shtepive tani qe uji eshte terhequr. Ndersa ne pako te tjera ishin perfshire batanije,çarçafe e jasteke ne sasi te konsiderueshme per te permbushur nevojat fillestare te familjeve te rikthyera ne banesat e tyre ku uji i ka demtuar gjithcka.       

Ne shperndarjen e ketyre materialeve moren pjese nje numer i madh vullnetaresh te cilet ndihmuan ne shperndarjen e ketyre pakove te familjet e demtuara. Gjithashtu gjate shperndarjes se ketyre pakove ne Dajc ishte i pranishem edhe perfaqesuesi i Ambasades Gjermane ne Shqiperi. Ne date 30 Dhjetor 2010, mberriti prane Caritas Shqiptar ndihma nga Caritas Polonia per familjet e permbytura. Kjo ndihme konsiston kryesisht ne produkte ushqimore dhe batanije. Ne ditet ne vazhdim do te behet shperndarja te familjet me ne nevoje ne zonat e prekura.

Dr. Albert P. Nikolla
Drejtori i Caritas Shqiptar