Salla e Pritjes – Burgu Shënkoll

Sektori Social që prej pothuajse një viti zhvillon aktivitete në Burgun e Shënkollit.  Me ndihmën e Secourse Catolique dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Burgjeve, vitin e shkuar Caritas-  Shqiptar ndërtoi pranë Burgut Shënkoll një Sallë Pritjeje, një hapësirë e strukturuar për mirëpritjen e fëmijëve dhe familjeve që vijnë për të vizituar të afërmit e tyre të dënuar Kjo sallë është një pike lidhjeje mes familjarëve dhe të dënuarit. Qëllimi i ndërtimit të kësaj salle ishte largimi i paragjykimeve për familjarët e të dënuarve që prisnin në rrugë apo pas telave të rrethimit të burgut si dhe trajtimi i tyre në një mënyrë më dinjitoze. Është pikërisht arsyeja “burg” ku fillojnë të shfaqen të gjitha aspektet dramatike të fenomenit të prishjes së lidhjeve familjare mes fëmijëve dhe prindërve. Salla e pritjes përmirëson kohën e pritjes së familjarit dhe mënyrën dinjitoze të të shkuarit në takim me të afërmin.  Është një ambjent i mbrojtur nga të ftohtët, era, shiu por gjithashtu edhe nga sytë kureshtarë dhe gjykues të kalimtarëve. Salla përmirëson kohën e pritjes për takimin dhe mënyrën e kryerjes së tij.  Gjatë bisedave të zhvilluara me familjarët ata kanë theksuar se ndihen më të respektuar dhe më dinjitozë.  Ata kanë mundësinë të gjenden dhe të qëndrojnë në një hapësirë me familjarë të ndryshëm, por me përvoja jete të njëjtë.
Edhe në fillim të këtij viti pas një ripërtëritje të marrëveshjes me drejtorinë e Burgut Shënkoll Sektori Social filloi aktivitetin e menaxhimit të kësaj Salle Pritjeje.
Punonjësit e Sektorit Social po organizojnë pritjen në këtë sallë dy herë në javë, të martën dhe të premten, por salla qëndron e hapur edhe ditët e tjera; ata orientojnë familjarët për tu ambjentuar në sallë dhe për të përdorur shërbimet që ofron ajo.  Gjithashtu ata kryejnë dhe mirëmbajtjen e sallës. Po u jepet një mbështetje familjarëve dhe fëmijëve, normalisht kjo duke respektuar privatësinë e tyre, dëshirat dhe limitet.