logologo3Tiranë, datë 21 Mars 2014

Takimi i 4rt i Partnerëve të Brendshëm dhe Sesioni i 2të i Trajnimit “Sistemet e qeverisjes së politikave dhe shërbimeve që i adresohen moshës së tretë”
Në kuadrin e projektit NET-Age
18 – 21 Mars, Podgoricë

Takimi i Partnerëve të Brendshëm, në kuadrin e projektit NET-Age, “Promovimi i zhvillimit social rajonal që inkurajon rrjetëzimin e grupeve të interesit publike-vullnetare për të nxitur inovacionin në ofrimin e shërbimeve të kujdesit social/shëndetësor të të moshuarve”, u zhvillua në Podgoricë, Mali i Zi, nga data 18 deri më 21 Mars 2014.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe paraqitja e rezultateve të arritura deri tani nëpërmjet workshop-eve për njohjen në nivel lokal, ideve për veprimtaritë pilot në vend dhe dhënia e një përshkrimi për menaxhimin e projektit.

Përpara takimit, u organizua sesioni i dytë i trajnimit për stafin e projektit në paketën e punës “Vendosja e rrjetit ndërkufitar dhe zhvillimi i përbashkët i instrumentave inovatore për qeverisje dhe ngritjene kapaciteteve”. Kjo paketë luan një rol metodologjik kryesor pasi synon shtrimin e themeleve për këndvështrimet teorike dhe praktike në lidhje me asistencën për të moshuarit. Trajnimi për çështje specifike është një mundësi për shkëmbimin e aftësive dhe njohurive midis anëtarëve të stafit. Politikat dhe sistemet e qeverisjes së shërbimeve që i adresohen të moshuarëve ishin fokusi i këtij trajnimi

Takimi i ardhshëm i partnerëve do të jetë në Kana ob Soči, Sloveni në Shtator 2014.
NET-Age synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet grupeve të interesit publike-private në mënyrë që të kapërcejnë pengesat në fushën e asistencës për të moshuarit, duke i inkurajuar ata të punojnë së bashku në partneritet në nivel lokal dhe Adriatik dhe të ofrojnë shërbime inovatore sociale/shëndetësore për njerëzit e moshuar në mënyrë që të garantojnë plakje aktive, të shëndetshme dhe të pavarur!
Ai financohet nganë kuadrin e Programit të Bashkëpunimit Ndër-Kufitar IPA-Adriatic 2007-2013, dhe mbështetet në një buxhet total prej 1.784.899,51 Milion Euro; ai është lançuar në Tetor të vitit 2012 dhe do të zgjasë deri në Maj 2015 (3 vjet kohëzgjatje). Iniciativa bazohet në një partneritet prej 13 organizatash dhe rajonesh që i përkasin vendeve të zonës së Adriatikut: Itali, Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, Serbi dhe Slloveni.
Ne sinqerisht shpresojmë që do ta vlerësoni projektin NET-Age si interesant dhe me vler dhe ju do ta publikoni këtë deklaratë për Shtyp!

Për më shumë informacion në lidhje me projektin Net-Age dhe aktivitetet e planifikuara, ju lutem vizitoni website-n: www.net-age.eu ose kontaktoni Znj. Elona Memetaj, Menaxhre e Projektit NET-Age, në Shqiperi.