Caritas Shqiptar në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka mundesuar viziten e Dr. Franz-Joseph Huainigg, Deputet në Parlamentin e Republikës së Austrisë, zëdhënës i Partisë Popullore Austriake për aftësinë e kufiuzuar, në Shqipëri nga data 15-17 Qershor 2014.

Vizita e Dr. Franz-Joseph Huainigg, do të mundësojë shkëmbimin e njohurive në zbatimin e politikave për mbrojtjen dhe përkrahjen sociale të PAK si dhe të rritet niveli i kuptueshmërisë mbi praktikat më të mira që lehtësojnë angazhimin e partnerëve socialë për zbatimin e të drejtave të PAK.

Qeveria Austriake, përmes Agjencisë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, vijon ti kushtojë vëmendje të veçantë zbatimit të drejtave të PAK për jetë aktive dhe përfshirje sociale. Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas-in Austriak, ka mundësuar zbatimin e 2 projekteve 3 vjeçare për periudhën 2008-2014. Në Shtator 2014 do të inicohet zbatimi i projektit të 3-të 3 vjeçar me fonde të Agjencisë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak.

Mbështetja 9 vjeçare, e programit për aftësinë e kufizuar me fonde të qeverisë austriake dhe Caritas-it Austriak, ka ndihmuar në ofirmin e shanseve të barabarta për personat me aftësi të kufizuara, në Shqipëri.

Sa më sipër, ftojmë median vizive dhe të shkruar të marrin pjesë në konferencën për shtyp, që do të zhvillohet më datë 16 Qershor 2014, ora 10:00-10:30, në ambientet e Hotel Rogner.

Në Konferencën e shtypit do të jetë të pranishëm Dr. Franz-Joseph Huainigg, Përfaqësues i lartë nga Minitria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe
Dr. Albert Nikolla,
Drejtor i Caritas-it Shqiptar.

 

Me konsideratë,

Dr. Albert NIKOLLA,
Drejtor i Caritas-it Shqiptar