Në kuadër të projektit P.536-002/2011 në muajin Maj në zonën e Bregut të Lumit u arrit një bashkëpunim i sukseshëm midis komunës Paskuqan, Caritas-it dhe banorët e zonës për të zjigdhur një problem që i shqetësonte seriozisht banorët. Gjatë periudhës së dimrit një pjesë e zonës së Bregut të Lumit, pranë qendrës ditore i kanoset një problem serioz. Gjatë rreshjeve të dendura puseta shpërthen dhe ujërat e zeza shkaktonin përmbytje të shtëpive, duke u bërë burim sëmundjesh për fëmijët dhe gjithë banorët e zonës. Zgjidhja e këtij problemi kërkonte investim, por komuniteti është shumë i varfër për të përballuar shpenzimet.

Stafi i qendrës pas evidentimit dhe diskutimit të këtij problemi me banorët e zonës, ndoqi hapat përkatës duke u nisur nga ata institucionale me disa takime në zyrën e kryetarit të komunës Paskuqan. Gjatë takimit komuna u tregua e gatshme të merrte përsipër pjesën e ofrimit të shërbimeve duke përjashtuar mundësitë për investime. Te pjesa e investimeve kërkoheshin tubat e kanalizimeve dhe ndërtimi i pusetave. Sipas relacionit dhe preventivit të hartuar nga inxhinieri i komunës faza e parë e ndërhyrjes përfshinte zhbllokimin e pusetës. Më pas me 7 Maj punonjësit e komunes me fadromën filluan punën për pastrimin e pusetës dhe të kanalit që çonte ujin deri në lumë. Përsa i përket pjesëve të punëve ku kërkohej forca e krahut pati dhe bashkëpunim nga komunitetit. U organizua një mbledhje në qendrën “Dritarja e Dijes” me burrat e komuniteti dhe përgjegjësin e Komunës ku u diskutua për vijimësin e planit dhe ndarjen e përgjegjësive. Në diskutim përfaqësuesi i komunës deklaroi asistencen me mjete dhe njerez. Banorët morën përsipër ndërtimin dhe blerjen e materialeve për pusetat, Caritas-i mori përsipër blerjen e tubave të kanalizimeve. Banoret kontribuan me shuma të vogla monetare për të blerë materialet për pusetat.
Një angazhim i tillë ku përfshihej shteti dhe njekohësisht dhe Caritas-i pati një impakt shumë pozitiv dhe moralizues për ta. E gjithë kjo do shërbejë si model sesi mund të veprojnë në situata të tjera të ngjashme problematike, rrugët institucionale që mund të ndiqen dhe si duhen ndjekur.