Përshkrim i shkurtër i situatës emergjente
Çfarë ka ndodhur? Ku? Kur?

Situata në Jugun e Shqipërisë paraqitet problematike për shkak të përmbytjeve të cilat kanë filluar në 29 Janar 2015 dhe kanë kulmuar në 1 Shkurt 2015, ku aksi i Jugut të Shqipërisë ka qenë totalisht i bllokuar. Situata është problematike pasi shirat kanë sjellë prurje të mëdha në katër lumenj: Osum, Vjosë, Gjanicë, Drino, Devoll dhe Shkumbin. Këta lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur
pothuajse të gjithë Jugun e Shqipërisë ose më saktë qarqet: Berat. Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Shteti shqiptar ka vënë në gadishmëri Shtabet e emergjencave në çdo qark për të ndërhyrë në situatën e krijuar. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion forcat e armatosura dhe bazat ushtarake në këto qarqe. Helikopteret e evakuimit kanë qenë në këto qarqe për të evakuuar personat dhe familjet totalisht te izoluara që nuk mund të merreshin me mjete të tjera si motobarkat e shpëtimit. Në shumicën e këtyre zonave mungon energjia elektrike për shkak të përmbytjes ose të ndërprerjes nga Koorporata Energjitike për arsye sigurie.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plote >>>>