05/02/2015
Përmbytjet e filluara në 29 Janar 2015 vazhdojnë të jenë shqetësim veçanërisht për zonat Vlorë, Fier dhe Berat. Caritas Shqiptar që në ditën e parë është vënë në kontakt direkt me rrjetin e tij në këto zona. Monitorimi i situatës ka qenë prioritet. Vështirësi ka qenë mbledhja e informacionit të saktë rreth personave të prekur dhe veçanërisht për ndarjen në kategori (femijë, gra, të moshuar).
Kontaktet me autoritetet lokale kanë qenë shumë të mira dhe dhënia e informacionit që ata disponojnë është bërë gjithmonë i mundshëm.
Nga kontaktet e vazhdueshme të Imzot Hil Kabashi me kryetarin e komunës në Levan
Z. Xheladin Malaj, si dhe Zv. Kryetarin e kësaj Komune Z. Marko Milo u pa shumë e rëndësishme ndërhyrja veçanërisht me pako ushqimore. Në këtë komunë ka vështirësi pasi shumica e familjeve të fshatit Ferras, Boçovë, Qarrë, Martinë, Pishë-Poro dhe Bashkim nuk kanë pranuar të evakuohen në ambjentet e vëna në dispozicion nga komuna por kanë preferuar të rrinë në shtëpitë e tyre dhe tek të afërmit e tyre.
Komuna ka veshtirësi të furnizoj numrin e madh të familjeve të prekura dhe të izoluara nga uji. Caritas Shqiptar dhe Presidenti i Caritas Dioqezan Jug Imzot Hil Kabashi me mundësitë e limituara këto ditë kanë vendosur që të ofrojnë një sasi ushqimesh për këtë komunë. Punonjësit e Caritas Shqiptar pregatitën rreth 50 pako ushqimore të cilat janë dërguar në Komunën Levan, Cerrik dhe ne Gramsh, të cilat do ti shpërndahen familjeve më në nevojë.
Më poshtë ështe edhe përmbajtja e çdo pakoje ushqimore me sasitë përkatëse.

  • 1. Detergjent 3 Kg
  • 2. Sapun 4 copë
  • 3. Makarona për supë 4 pako
  • 4. Makarona 5 pako
  • 5. Oriz 5 kg
  • 6. Sheqer 5 kg
  • 7. Vaj 4 l
  • 8. Miell 4 kg
  • 9. Fasule 4 kg
  • 10. Salsë Domate 2 kanaçe
  • 11. Kripë 2 pako

Caritas Shqiptar do vazhdojë monitorimin e situatës.

image004   image003

image002   image005

image001