Në vazhdim të bashkëpunimit me Caritas-in Shqiptar, Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho ofroi edhe edhe një suprizë gjatë mbrëmjes Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, që u mbajt me datë 7 nëntor 2015, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Gjatë kësaj mbrëmje Trofeun në çmimet Kult për “Interpretuesi Lirik”, e fitoi këngëtarja Ermonela Jaho. Ajo gjendej në New York dhe dërgoi një mesazh zanor me të cilin shprehu mirënjohjen për kolegët e operas dhe çmimin ia dhuroi Caritas-it Shqiptar.

Caritas-i Shqiptar falënderon Sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, për solidaritetin dhe dashurinë e dhuruar personave në nevojë, për shembullin pozitiv të bamirësisë në realitetin ku jetojmë dhe për vlerësimin e sinqertë që këngëtarja i bën organizatës sonë me dhurimin e çmimit Kult të fituar prej saj si “Interpretuesja lirike e vitit”.

Shuma e dhuruar do të shkojë në ndihmë të projektit “Shko në shkollë”, për fëmijët në nevojë të zonës së Kënetës në Durrës.