| Projekte te Sektorit Shendetesor |
|
|
|
|
There are no translations available. PROJEKTI: “JETË E ÇMUESHME - ÇMUESHME JETOJ” Periudha e implementimit: Korrik 2008 – Korrik 2011 Përmes raport studimit u mundësua të bëhej identifikimi i nivelit të implementimit të Strategjisë Kombëtare për personat me aftësi të kufizuara si dhe të mundësohej përcaktimi i rekomandimeve për ngritjen e plan veprimeve në nivel lokal për përmirësimin e kushteve të jetesës së PAK dhe familjarëve të tyre.
Ofrimi i asistencës sociale dhe shëndetësore pranë familjes së 60 PAK. - Kujdes shëndetësor dhe social pranë familjes për 60 PAK të cilët përfitojnë nga sherbimi që ofrohet përmes tre ekipeve multidisiplinare në tre qytete : Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë.
Trajnimi i 120 punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Sektorit Socialë. - Zhvillimi i programit formative përmes organizimit të trajnimeve në nivel kombëtar dhe rajonal për PKSHP dhe punonjësit e sektorit social dhe administratës lokale.
Integrimi i PAK dhe familjarëve të tyre përmes nxitjes së strukturave të qeverisjes qëndrore dhe lokale për hartimin dhe implementimin e politikave sociale dhe shërbimeve integruese në komunitet.
Lobbying dhe advokaci për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Në kuadër të lobimit për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të PAK dhe familjarëve të tyre është ndërmarrë një fushatë sensibilizuese e konkretizuar përmes takimeve me kategori të ndryshme në nivel komunitar si dhe publikimit të Buletinit “Dimension 1”, periodike e pavarur e cila do të ndihmojë PAK dhe familjarët e tyre të njihen me legjislacionin në fuqi për PAK si dhe do të shërbejë per sensibilizimin e strukturave vendim - marrëse për mbështetjen dhe krijimin e hapësirave konkrete që duhet të ndërmerren për integrimin e PAK në komunitet.
Në qytetet Laç dhe Fushë-Krujë është mundësuar formimi i forumeve me përfaqësues të institucioneve vendore dhe familjare të PAK. Ngritja e këtyre forumeve do të shërbejë për sensibilizimin dhe mbështetjen e strukturave të qeverisjes vendore për hartimin dhe implementimin e politikave dhe buxhetimin e shërbimeve sociale për PAK në nivel komunitar. PROJEKTI: “KUJDESI SHËNDETËSOR DHE SOCIAL PRANË FAMILJES PËR TË SËMURËT TERMINAL” Qëllimi: Përmirësimi i cilësisë së jetës së të sëmurëve terminalë dhe familjarëve të tyre duke ofruar kujdes paliativ të aksesueshëm dhe mbështetës, të besueshëm dhe të kualifikuar me qellim përmirësimin e cilësise së jetës në komunitet. Kura paliative e ofruar deri tani ka qene e fokusuar ne dy drejtime:
Me konkretisht sipas qyteteve po ofrohet kujdes prane familjes per 150 paciente: - Shkoder 44 paciente terminale me kancer Per sa i perket personelit te trajnuar brenda harkut kohor 2006-2009 kemi: -Shkoder 20 persona te trajnuar ne vit Ekipet e kures paliative te Caritasit perbehen nga: - Koordinatori/ja Ekipi afron kuren paliative ne shtepite e pacienteve duke lehtesuar, komunikuar dhe mbeshtetur ne te njejten kohe edhe familjaret e pacienteve. 1. Kuptimi i dimensionit fizik, psikologjik, shpirteror dhe praktik i dhenies se kujdesit. Grafik nr.1 Numri i pacienteve gjate viteve 2006 – 2009 Ne keet grafik eshte prezantuar numri i personelit mjeksor i trajnuar prane qendrave te projektit per vitet 2006-2008. per vitin 2009 nuk jane zhvilluar trajnime personeli pasi financimet nga ana e donatorit kane qene ne zbritje .
PROJEKTI: “OBSERVATORI I VARFERISE” Periudha e implementimit: 2009 - 2010 Qellimi:. Projekti lind nga percaktimi i nevojave emergjente ne shoqerine Shqiptare. Fenomeni i migrimit te brendshem dhe te jashtem ka hapur dy kapituj te medhenj ne realitetin shoqeror te vendit. Te luftohet me çdo menyre degradimi shoqeror qe rrjedh nga varferia ekstreme, burim i vuajtjes dhe degradimit human. Objektivat kryesor te ketij projekti jane:
Gjate muajve mars-prill 2010 do te behet prezantimi i raport - studimit te pare te mirefillte mbi varferine ne Shqiperi nga Caritas Shqiptar. Aktivitetet 1) Prezantimi i idese se projektit gjate konferences se mbajtur ne daten 24 Mars 2009 “Periferite e qyteteve te medha – Afrime pastorale prane varferive te reja”. Nje ide e tille eshte pritur me interes dhe vleresim nga e gjithe Kisha Shqiptare. 2) Cikli i pare i trajnimeve per operatoret dioqezane dhe per pergjegjesit e aktiviteteve ne nivel famullitar, (tre trajnime, ne datat 23 mars, 13 maj dhe 18 qershor 2009). Ne kete cikel te pare te trajnimeve eshte identifikuar nje strukture paresore qe do te marre pjese ne fazen e testimit (e shpjeguar me poshte) dhe ne pergatitjen e nje formulari te pare per mbledhjen e te dhenave, i cili do te perdoret gjate fazave te testimit. 3) Faza e testimit. Para fillimit te mbledhjes se vertete te te dhenave, ku do te perfshihet nje numer sa me i madh i realiteteve famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj, parashikohet nje faze e pare testimi, pas te ciles do filloje mbledhja e vertete e te dhenave. Faza e testimit ka nje jetegjatesi prej 3 muajsh dhe fillon qe gjate ciklit te pare te trajnimit. Behet fjale per nje periudhe, gjate te ciles do te behet nje mbledhje e pare te dhenash vetem ne disa pika dhe do te sherbeje per te testuar menyren e plotesimit se formularit dhe te metodes per mbledhjen e te dhenave. Ne baze te pjesemarresve dhe ne baze te kerkesave per te bere testin ne secilen dioqeze dhe ne tipe te ndryshme realiteti, eshte zgjedhur te veprohet nepermjet nje operatori te Caritas-it Dioqezan, i cili do te jete pergjegjes per mbledhjen dhe hedhjen ne sistem te te dhenave te mbledhura ne pikat e mbledhjes se te dhenave te ciles i takon (nga 2 ne 4 ne baze te madhesise se dioqezes). Veprohet ne kete menyre: a) nje testim i pare i formularit te propozuar ne date 13 maj per 2 jave (nga 1 deri ne 14 qershor). Kjo do te sherbeje per te kuptuar nese ka probleme ne shkrimin e formularit, qartesi per pyetjet dhe kompletimi i pyetesorit. Ne kete pike formulari qe do te perdoret, struktura per mbledhjen e te dhenave, database dhe menyra e mbledhjes do te identifikohen ne menyre definitive dhe te eksperimentuar me pare. Kjo do te lejoje te kalohet ne fazen e dyte, qe eshte zgjerimi ne realitete te tjera famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj., ku do te behen trajnime per observatorin e tyre dhe mbledhje e vertete te dhenash. 4) Trajnimi per pergjegjesit dioqezane dhe operatoret e Caritas-it Kombetar, per menyren e perdorimit te dabase dhe per perpunimin e te dhenave te mbledhura. 5) Trajnimi ne dioqeza. Do te procedohet me trajnime ne çdo dioqeze mbi observatorin e varferise dhe burimet. Ne kete menyre te gjitha realitetet famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj. mund te jene te informuara per metodologjine e perdorur dhe per formularet qe duhet te perdorin. Behet fjale per nje cikel me dy kurse formimi brenda nje dite per çdo dioqeze. Gjate dites se pare do te paraqiten: projekti i observatorit ne teresine e tij, metodologjia, formulari, database. Dita e dyte do te perqendrohet ne aspektet organizative dhe logjistike te mbledhjes se te dhenave. 6) Fillimi i mbledhjes se te dhenave. Pas formimit ne dioqeza me instrumentat e testuara dhe te modifikuara do te filloje mbledhja e te dhenave. Do te ndiqet gjithmone e njejta procedure e mbledhjes ne realitetet famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj. ne Caritas-et Dioqezane dhe prej aty do te kalojne ne Caritas-in Kombetar. Mbledhja e te dhenave do te zgjase 6 jave. 7) Perpunimi i te dhenave dhe publikimi i raportit te pare per varferine ne Shqiperi. Projekti i Kujdesit Shendetesor Paresor Objektivat Specifike: AKTIVITETET:
2 - Trainim te komunitetit ne pasojat negative te perdorimit te droges,alkoolit dhe duhanit,mungesa e aktivitetit,ndotjet dhe dietat Fushat kryesore te fokusuara ne edukimin e komunitetit per 2009 jane,duhanpirja,alkooli,droga,ndotja,dietat shendetsore dhe pasiviteti, edukimi seksual,shendeti i femijeve dhe nenave,depresioni,semundjet kronike etj. Aktiviteti i edukimit shendetesor eshte pare si esenciale gjate impelmentimit te projektit. Ai eshte duke u zhvilluar perms edukimit ne komunitet,bazuar ne nevojat shendetesore.Temat u perqendruan ne: Depresioni dhe ankthi, duke u perpjekur per te parandaluar problemet e shkaktuara nga depresioni- 4 mini-projekte 3 – Kujdes Shendetesor direkt ndaj komunitetit 19 ambulanca dhe 16 infermieri po ofrojne kujdes shendetesor komunitetit ne vendet ku ne jemi vendosur,ne te gjitha rastet e kujdesit shendetsor paresor.Keto qendra shendetesore jane te vendosura ne dioqezen e Sapes,Shkodres,Rreshenit,Lezhes,Tirane-Durres dhe Jug. Grafik 1: Perqindjet e vizitave shendetesore ne te gjithe dioqezen. Nga ajo qe shihet ne grafik verejme qe dioqeza e Reshenit dhe e Jugut kane nje numer te madh vizitash ne krahasim me dioqezat e tjera.lokalizimi i ketyre dioqezave tregon faktin qe vemendja e qeverise ne kujdesin shendetesor eshte fokusuar ne qendren e Shqiperise,duke e lene ne kete menyre pjesen tjeter te vendit pa ndonje arritje ne kujdesin shendetesor.(kjo eshte me akute ne zonat e largeta ku jetojne njerezit e varfer). Grafik 2: Perqindjet e vizitave shendetesore ne qendra shendetsore/shtepi
Kujdesi shendetesor eshte ofruar se bashku me qendrat shendetesore te Caritasit dhe ne shtepi ne te gjitha rastet ku ishte e pamundur per pacientin te levizte nga shtepia per shkak te moshes ose te semundjeve serioze te tyre.Kjo vlen me shume per kujdesin shendetesor terminal te ofruar nga personeli yne shendetesor ne tre rrethe te Shqiperise:Shkodra,Lezha dhe Elbasani.Te gjithe ketyre pacienteve i eshte dhene kujdes dhe pergjigje per Grafik 3. Perdorimi i qendrave shendetesore te Caritas-it Shqiptar Nga grafiku verehet se numri i vizitave ne qendrat shendetesore te Caritas-it Shqiptar ne qytet eshte me i madh se ne zonat rurale. Qendrat tona shendetesore vazhdojne te tregojne praktikat me te mira ne kujdesin shendetesor,vecanerisht ne ato zona ku klinikat shteterore nuk jane efikase. Eshte e rendesishme te nenvizojme faktin,qe personeli shendetesor eshte laik edhe fetar.Ajo cfare eshte me e rendesishme,eshte qe ne vendet ku nuk ka sherbim shendetsor shteteror apo ku sherbimi eshte i varfer dhe i papershtatshem,Caritasi eshte aty.Oraret e hapjes dhe mbylljes jane te pershtatshme per ti dhene kujdes shendetsor komunitetit.Per raste emergjencash qendrat tona jane te hapura 24 ore. Personeli shendetsor i Caritasit eshte atje per te ofruar me te miren e tij ne permiresimin e cilesise se kujdesit shendetesor cdo dite. |
INTESA SANPAOLO BANK