|
|
|
|
Aktivitetet më të fundit Sektori Shëndetësor
Tryezë e Rrumbullakët për Arsimin Gjithëpërfshirës
Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi me datë 10 Korrik 2012, tryezën e rrumbullakët me temë "Bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës". Tryeza e rrumbullakët u organizua në kuadër të zbatimit të projektit për personat me aftësi të kufizuara “Shanse të Barabarta për PAK ne Shqipëri”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kooperim si dhe Caritas Austria.
Në tryezë morën pjesë titullarë të Drejtorive pranë MSH, MASH, MPCSSHB, ISKSH si dhe titullarë të Drejtorive respektive rajonale.
Të gjithë të pranishmit në takim theksuan rëndësinë e konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal në funksion të aktivizimit të mekanizmave bashkëveprues për arsimin gjithëpërfshirës. Tryeza e rrumbullakët u fokusua në rëndësinë e unifikimit të protokolleve për pranimin e fëmijëve në arsimin para-shkollor dhe shkollor. - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - PROJEKTET
Projekti “Promovimi i një jete të shëndetshme, kujdesi shëndetësor parësor, edukimi shëndetësor në komunitet” Periudha implementimit: 01. 01. 2011 – 30. 06. 2012 Qendrat e implementimit: 49 Qendra Shëndetësore në 6 Dioqezat (Shkodër, Sapë, Rrëshen, Lezhë dhe Jug) Perfituesit: I gjithë komuniteti ku janë të lokalizuara Qendrat Shëndetësore Donatoret: Caritas Spanja
Objektivat:
Aktivitetet:
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Projekti “Kujdesi paliativ për personat me sëmundje terminale” Periudha implementimit: 01. 07. 2011 – 31. 08. 2012 Qendrat e implementimit: Lezhë dhe Elbasan Përfituesit: Personat e prekur nga sëmundje terminale Donatorët: Caritas Spanja
Objektivat:
Aktivitetet: - 150 përfitues direkt do të marrin kujdes palaitiv në familje në zonat e propozuara për implementimin e projektit. 2 ekipe multidisiplinare do të ngrihen për ofrimin e shërbimit në familje. Respektivisht 150 familjarë do të asistohen nga ekipi i projektit. - Në termat e rritjes së aksesit ndaj shërbimit palitaiv dhe mbështetjes psikosociale të sëmurëve me kancer si dhe familjarëve të tyre, Caritas do të fuqizojë marëdhëniet me institucionet vendore shëndetësore duke bashkëndarë me institucionet përgjegjëse praktiken më të mirë në ofirmin e kujdesit paliativ eficient, përmes bërjes visibile të outputeve të arritura. - Do të trajnohen 20 mjekë dhe 50 infermierë mbi ofirmin e kujdesit paliativ sipas standardeve të parashikuar në startegjinë kombëtare për kujdesin paliativ. - Do të organizohen 3 tryeza të rrumbullakëta do të organizohen në nivel lokal me pjesëmarrjen e autoriteteve shëndetësore lokale, grupin e interesit dhe organizatave të shoqërisë civile. - Do të organizohet një Konferencë Kombëtare mbi zbatimin e standardeve në ofirmin e shërbimit të kujdesit paliativ dhe rritjen e aksesit për shërbim shëndetësor në familje për të sëmurët me kancer. - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Projekti “Jetë e Çmueshme – Çmueshëm Jetoj” Periudha implementimit: 01. 09. 2008 – 31. 08. 2011 Qendrat e implementimit: Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë Perfituesit: 60 Persona me aftësi të Kufizuara Donatoret: Agjensia Austriake për Zhvillim dhe Caritas Austria Objektivat:
Aktivitetet:
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Projekti “Observatori i Varferisë” Periudha implementimit: 01.03.2009 – 31. 10. 2010 Qendrat e implementimit: Dioqezat Shkodër, Sapë, Rrëshen, Lezhë, Tiranë-Durrës dhe Jug Përfituesit: Janë marrë në studim personat në vështirësi ekonomike Donatorët: Caritas Italian dhe Caritas St. Polten
Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Italian dhe Caritas St.Polten mundësoi hartimin dhe publikimin e raport studimit “Observatori i Varferisë”. Studimi pasqyroi realitetin e rreth 3000 personave, përfitues të shërbimeve të ofruara nga qendrat e Caritas Shqiptar, famullitë si dhe kongregatat e pranishme në vend. Raport studimi tregoi se problemet e studiuara të cilat rezultuan në përqindje më të lartë janë si më poshtë vijon :
|