Caritas Albania

Historiku Caritas PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Caritas Shqiptar është një organizate humanitare që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më të varfër dhe më në nevojë në Shqipëri.  U themelua në vitin 1993 nga Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike dhe u njoh nga shteti Shqiptar si një organizatë bamirëse e Kishës Katolike Shqiptare. Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga Caritas-i Shqiptar gjatë 15 vjetëve të fundit, janë kryer në një bashkëpunim te ngushtë me misionarë, klerikë, vullnetarë dhe donatorë. Qëllimi i përbashkët i këtyre aktiviteteve është i bazuar në thelbin e vlerave Kristiane për dashurinë, dhembshurinë dhe solidaritetin  e personave në nevojë. Por lehtësimi dhe ndihma është ofruar bazuar mbi nevojën, pa marrë parasysh fenë, etninë apo statusin social. Kisha Katolike, përmes Caritas-it Shqiptar, menaxhon, zhvillon dhe ndërton institucione dhe nisma si shkolla, qendra shëndetësore, spitale, rrugë, ura, sisteme furnizimi me ujë, strehime, qendra sociale për fëmijë, të rinj dhe njerëz në nevojë, si gra të trafikuara dhe familje me fëmijë me sëmundje të rënda.

Caritas-i Shqiptar përbëhet nga 6 sektorë me funksion specifik, ku secili zbaton projekte dhe paraqet ekspertizë në fushën e vet. Këta janë: Sektori Shëndetësor, Sektori Social, Sektori i Anti-Trafikimit dhe Fuqizimit të Gruas, Sektori i Burimeve Njerëzore, Sektori i Emergjencave dhe Sektori i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive dhe kishave tona, dhe komuniteteve fetare, Caritas-i Shqiptar ka bërë të mundur që të ketë ndryshim pozitiv në të gjithë zonat e Shqipërisë, nga qytetet e mëdha e gjer në zonat më rurale. Nëpërmjet trajnimit dhe zhvillimit të individëve në sektorët publikë dhe vullnetarë, Caritas-i siguron vazhdimësi dhe jetëgjatësi në përmirësimin e kushteve të jetesës së Shqiptarëve.

Caritas-i Shqiptar kërkon të jetë prezent në pasojat e emergjencave civile dhe katastrofave natyrore, duke siguruar shërbime parësore dhe duke ndihmuar ata që janë më shumë në nevojë. Kjo përfshin disa nga periudhat më të vështira të Shqipërisë në vitet e fundit: rënia e regjimit komunist nga viti 1990-1992; protestat civile të ndjekura nga falimentimi i firmave piramidale nga viti 1997-1998, dhe kriza e refugjatëve Kosovarë nga 1998-1999. Gjithashtu, Caritas-i ndihmon njerëz të prekur nga përmbytjet, njerëzit në komunitetet rurale që bllokohen nga bora, dhe viktima të tjera nga shkaqe natyrore ose njerëzore, si shpërthimi i depove të municioneve në Gërdec në 15 Mars 2008.

Nën vartësinë e Caritas-it Shqiptar funksionojnë 7 zyra lokale: Caritas Tiranë/Durrës, Caritas Shkodra, Caritas Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë. Si një Organizatë e drejtpërdrejtë e Kishes Katolike, ku ushtrohet karizma e frymës për të dashur të afërmin ashtu si veten, në te gjitha nismat e ndërmarra prej Caritas-it, spikat përshpirtëria e krishterë.


 

JEPNI KONTRIBUTIN TUAJ!

INTESA SANPAOLO BANK

Bank address:

Laprake,Tirane
Account holder:
Caritas Shqiptar
Account.no:
30473131801 (Euro)
30473131802 (Leke)
30473131803 (Dollare)
IBAN:
AL44208112040000030473131801

(Euro)
AL17208112040000030473131802

(Leke)
AL87208112040000030473131803

(Dollarë)
SWIFT CODE:
USALALTR