Caritas Albania

Shërbimet Doganore PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Zyra e Sherbimeve Doganore funksionon prane Caritas Shqiptar me qellimin e vetem: Lehtesimin e procedurave doganore per te gjitha ndihmat qe hyjne ne Shqiperi ne emer te Caritas Shqiptar per Misionet Katolike dhe bashkepunetoreve te tyre jashte Shqiperise.
Kjo zyre ka dy punonjes, punonjesin pergjegjes per anen teknike/proceduriale te praktikave ne baze te ligjit dhe punonjesin asistent ne Portin e Durresit per pritjen dhe orientimin e misioneve me ndihmat e tyre.


LISTA E DOKUMENTACIONIT QE DUHET SJELLE PER KRYERJEN E SHERBIMEVE DOGANORE

•    Akt Dhurimi
•    Lista e materialeve
•    Data e arritjes
•    Lloji i makines
•    Targa e makines
•    Vlera e mallit
•    Pesha e mallit
•    Numri i fluturimit
•    Emri i anijes
•    Te tjera

Funksionimi i aktivitetit te ketij sektori:

1. Mban kontakt te vazhdueshem me Zyren e Sekretarise se Drejtorise per marrjen e dokumenteve te ngarkesave qe do te mberrijen per nje Mision te caktuar: Akt Dhurimi, Lista e Mallit, dhe studion pershtatshmerine e perpilimit te dokumentacionit ne perputhje me ligjin doganor shqiptar (shih listen e dokumentacionit bashkengjtur)
2. Jep udhezimet e duhura pales derguese ose pritese per te ndryshuar dokumentacionin ne perputhje me kriteret e kerkuara
3. Kerkon Autorizimin nga Pergjegjesit e Dioqesave per fillimin e praktikes se mberitur ne emer te Misionit qe mbulon Dioqesa perkatese
4. Kerkon autorizimin e Drejtorise (kerkesa per Drejtorine e Rajonale Doganore) per cdo praktike te kompletuar.
5. Ne baze te materialeve qe mberrijne si dhurate merr kontakt me Ministrite perkatese per dhenien e autorizimeve te vecanta per materiale te vecanta.
6. Paraqet prane Drejtorise Doganore praktikat e kompletuara dhe terheq Autorizimet perkatese duke i derguar ne pikat kufitare te hyrjes se ndihmave.
7. Mban kontakte te vazhdueshme me Agjencine Doganore “Express-Albania” e cila i mundeson Caritas-it Shqiptar mbarevajtjen e procedurave doganore ne te gjitha pikat doganore shqiptare.
8. Rregjistron ne liber dhe ne nje program data-base cdo praktike me dokuementet dhe te dhenat perkatese.
9. Merr informacion te vazhdueshem per ecurine e punes, dhe per parregullsite informon Drejtorine dhe propozon zgjidhjen perkatese
10. Asistenti kryen aktivitetin e tij prane Portit te Durresit duke asistuar cdo mberritje ndihmash humanitare per llogari te Caritas Shqiptar
11. Raporton ne menyre te rregullt per mberritjen e mallrave, numrin e hyrjeve, parregullsite, problemet, udhezimet e leshuara nga Autoritetet Portuale etj…

Donatore: 601 ente
Perfitues: 267 ente
Projekte: 54, shkolla, kisha, famulli, qendra sociale dhe shendetesore, komuna
Emergjenca: 3 kombetare dhe 6 lokale


 

JEPNI KONTRIBUTIN TUAJ!

INTESA SANPAOLO BANK

Bank address:

Laprake,Tirane
Account holder:
Caritas Shqiptar
Account.no:
30473131801 (Euro)
30473131802 (Leke)
30473131803 (Dollare)
IBAN:
AL44208112040000030473131801

(Euro)
AL17208112040000030473131802

(Leke)
AL87208112040000030473131803

(Dollarë)
SWIFT CODE:
USALALTR

 

Projekti Rajonal për të Moshuarit:

http://www.net-age.eu/