“Mbrëmje Bamirësie”



konf4  Më datë 27 dhjetor 2012 Caritas-i Shqiptar organizoi “Mbrëmjen e Bamirësisë”. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm rreth 100 persona, ndër të cilët: bashkëpunëtorë, përfaqësues nga “Grupi i Miqve” të Caritas-it Shqiptar si artistja Znj. Roza Anagnosti, pianisti i njohur Gjon Guralumi dhe përfaqësues të biznesit shqiptar. Mons. George FRENDO President i Caritas-it Shqiptar, në fjalën e hapjes falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen si dhe përgëzoi stafin për punën e tyre profesionale në Caritas.
  

konf2  Përveç një programi të këndshëm artistik, u organizua dhe një ankand me 10 piktura të realizuara nga Lulzim Basha, përfitues në qendrën Ditore “Jetë në Zhvillim” Fushë-Krujë. Të ardhurat nga ankandi do të përdoren për shërbimet që ofron Qendra Ditore për këta persona.

konf1  Kjo mbrëmje ishte dhe një moment për të sjellë në vëmendje grupet në nevojë si: fëmijët, të moshuarit e braktisur dhe kategoritë që kanë nevojë jo vetëm për mbështetje financiare, por edhe atë shpirtërore.