Njoftim për punë

(Part time)

Organizata:                      Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Specialist IT

Vendodhja:                       Tiranë

Raporton tek:                    Drejtori Kombëtar

 

Konteksti

Caritas-i Shqiptar është një organizatë e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve. Caritas-i Shqiptar ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të Departamenteve, Zyrave të Shërbimeve dhe të programeve: Departamenti  Social, Departamenti Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, Departamenti Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Departamenti i Financës, Departamenti i Administratës, duke bashkëpunuar edhe me rrjetin unik të famullive, institucioneve dhe komuniteteve të Kishës Katolike në Shqipëri.

 

Caritas-i  Shqiptar kërkon të punësojë një specialist IT i cili nën supervizimin direkt të Drejtorit Kombëtar do të kryjë detyrat e kërkuara.

 

Përgjegjesitë:

  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Serverave Primarë
  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Serverave Backup
  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Storage
  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Network
  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Wifi
  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Antivirus
  • Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Microsoft 365
  • Instalime programesh të ndryshme
  • Instalime (formatime) Kompjutera dhe Laptope
  • Instalime dhe konfigurime fotokopje dhe printera
  • Diagnostime dhe zgjidhje të problemeve të ndryshme që kanë lidhje me shërbimet e sipërpërmendura informatike
  • Ndërhyrje remote për zgjidhjen e problematikave të ndryshme që kanë lidhje me shërbimet e sipërpërmendura informatike

 

Kërkesat kryesore

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Elektronikë, Teknologji Informacioni apo fusha të ngjashme.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet në punë të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive.
  • Njohuri shumë të mira në administrimin, ruajtjen dhe zgjerimin e infrastrukturës së IT.
  • Të ketë njohuri të mira për instalimin dhe mirëmbajtje të network, Firewalls, VPN, LAN, WAN, etj.
  • Aftësi shumë të mira për instalimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterave, printerave ose pajisjeve të tjera elektronike, sipas nevojës.
  • Aftësi menaxhuese me sigurimin kundër viruseve.
  • Të ofrojë zgjidhje për probleme komplekse.
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

Afati i dorëzimit:

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me email në adresat e mëposhtme brenda datës 30.08.2022: caritasalbania@caritasalbania.org

 

Data e parashikuar për të filluar punë është 1 shtator 2022 me një kohëzgjatje deri me 31 dhjetor 2022.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.