Mos ec para meje, ndoshta nuk te ndjek dot.
Mos ec pas meje, ndoshta nuk te udheheq dot.
Ec perkrah meje dhe ndihmojme njeri tjetrin.

Prioritete:
Edukimi i pergjithshem dhe specific I grupeve te ndryshme si: femijet, te rinjte, grate.
Emancipimi i gruas dhe forcimi i rolit te saj ne familje dhe shoqeri.
Promovimi i Vullnetarizmit.

 

Salla e Pritjes – Burgu Shënkoll 13. 01. 2011

Sektori Social që prej pothuajse një viti zhvillon aktivitete në Burgun e Shënkollit.  Me ndihmën e Secourse Catolique dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Burgjeve, vitin e shkuar Caritas-  Shqiptar ndërtoi pranë Burgut Shënkoll një Sallë Pritjeje, një hapësirë e strukturuar për mirëpritjen e fëmijëve dhe familjeve që vijnë për të vizituar të afërmit e tyre të dënuar Kjo sallë është një pike lidhjeje mes familjarëve dhe të dënuarit. Qëllimi i ndërtimit të kësaj salle ishte largimi i paragjykimeve për familjarët e të dënuarve që prisnin në rrugë apo pas telave të rrethimit të burgut si dhe trajtimi i tyre në një mënyrë më dinjitoze. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –

Takimi i PSM-së në Sarajevë, 14-16 dhjetor 2011

 

Në kuadër të programit PSM (Parish Social Ministry) nga data 14 -16 dhjetor 2011 në Sarajevë u zhvillua trajnimi i dytë mbi Observatorin ‘Observimi i nevojave të territorit: qasjet, instrumentat dhe metodologjitë’. Në këtë takim mori pjesë edhe një grup përfaqësues nga Sektori Social i Caritas-it Shqiptar së bashku me 8 Caritas-e të tjera të Evropës Juglindore. Formatore e këtij takimi ishte e ftuara Annalisa Tonarelli e doktoruar në Sociologji dhe në Kërkim Social në Universitetin e Trentos dhe aktualisht Kërkuese në Sociologjinë e Punës pranë Departamentit të Shkencave të Politikë dhe të Sociologjisë në Universitetin e Firences; gjithashtu që nga viti 2003, përgjegjëse e Observatorit Dioqezan mbi varfërinë dhe Burimet e Caritas-it të Firencës. Lexo me shume…

 

–  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  

PROJEKTE

 

PROJEKTI I FORMIMIT TE ANIMATOREVE 
Mbeshtetur nga Secourse Catholique- Caritas France

Qellimi kryesor i ketij projekti jane femijet, si nje prej shume kategorive vulnerable dhe me pak mundesi per nje edukim informal, socializimi dhe argetimi. Lexo me shume….

–  –  –  –  – – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –

 

PROJEKTI I ANIMACIONIT SOCIAL 
Mbeshtetur nga Secourse Catholique- Caritas France

« Transformimi Social: Ndergjegjshmeria per problemet e komunitetit dhe gjetja e zgjidhjeve. Grate jane aktoret e ketij ndryshimi”

Projekti ka si qellim qe grupet e grave te veprojne te bashkuara per zgjidhjen e problemeve. Lexo me shume….

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –

PROJEKTI RINOR


TË RINJTË & FËMIJËT PROGRAM SOCIAL – P.536-003/2009
Mbeshtetur nga Caritas-I Gjerman

Qëllimi i projektit është të zhvillojë aktivitete në vendbanime informale sidomos për grupet e prekura të të rinjve dhe fëmijëve dhe përmirësimin e standarteve të tyre të jetesës. Lexo me shume….
 
–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –
 

PROJEKTI I GJAKMARRJES
Të luftojmë fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri

Caritas-i shqiptar në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi Dhe Paqe organizuan me datën 10-12-2009 konferencën përmbyllëse të një studimi rreth fenomenit të gjakmarrjes sot në vendin tonë. Lexo me shume….

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –

PSM
Qëllimi: Caritas-i në shenjë të solidaritetit, promovon punën e Caritas-eve të famullive dhe vlerat e vullnetarizmit të krishterë në rajonin e Europës Juglindore.

Nevoja e arritjes së një niveli të njëjtë për Parish Social Ministry është një dëshirë e përceptuar dhe ndarë në mënyrë të përbashkët me të gjitha Caritas-et e Rajonit. Në lidhje me këtë, Caritas-i Shqiptar, Bosnia & Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia & Mali i Zi dhe Sllovenia, në partneritet me Catholic Relief Services/CRS dhe Caritas Italiana, kanë zhvilluar një projekt rajonal PSM. I ndërtuar në forcat e përbashkëta, projekti rajonal PSM do të avancojë dhe to të ndërtojë kapacitetet e stafit të Caritas-it, nga niveli kombëtar tek ai famullitar, në zonat prioritare për strukturimin e PSM dhe promovimin e një angazhimi të vullnetarëve në punën mbi drejtësisë sociale.

Ky projekt bashkpunimi rajonal zhvillon nje seri aktivitetesh. Viti 2009 ka qene nje vit ku perfshirja e Caritas-it Shqiptar ka qene shume aktive.

 

 

GRUPIT I VULLNETAREVE TE CARITAS SHQIPTAR SHASH ( Shoqeria e Animatoreve Shqiptar)

Grupi i vullnetareve te Caritas-it Shqiptar perbehet prej rreth 40 animatoresh te rinj. Keta te rinje jane kryesisht animatore qe i bashkojne motive per te promovuar figuren e animatorit nepermjet veprimtarive te ndryshme vullnetareve. Lexo me shume….

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – 

HISTORIKU

 

1- PUNA ME FËMIJETNe bashkëpunim me misionet. Rreth 80 kopshte parashkollore, të cilat funksionojnë pranë kongregatave e misioneve katolike. Ky Program përfshin aktivitetet ne 80 kopshte fëmijësh te cilët administrohen nga Misionet e Motrave ne pothuaj te gjithë territorin e Shqipërisë. Këto kopshte funksionojnë ne ndihme te strukturave arsimore parashkollore te shtetit Shqiptar, duke siguruar shërbime arsimore ne veçanti për fëmijët banore te zonave te largëta. 

2- PUNA ME KOMUNITETIN PER SENSIBILIZIMIN E POPULLSISE KUNDER FENOMENEVE NEGATIVE SOCIALE DHE VENDOSJA E PAQES MES NJEREZVE. Puna e zhvilluar ne kete drejtim ka qene e fokusuar ne disa prej problematuikave dhe fenomeneve sociale si: – Puna me Gratë, duke i përfshirë ne kurse profesionale, pune ne grupe, me qellim qe te kuptojnë rolin e madh qe ato luajnë ne zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Lexo me shume ….