Aktiviteti i qirinjve që aplikohet në qendrën ditore “JETË NË ZHVILLIM” ngjall interes të lartë te të rinjtë që frekuentojnë qendrën.
Faktorët që kontribuojnë në rritjen e interesit të klientëve për këtë aktivitet janë format dhe ngjyrat e ndryshme të qirinjve.
Të rinjtë që marrin pjesë në këtë aktivitet ndahen në bazë të aftësive dhe kapaciteteve të tyre.
Proceset e lehta si lyerja e formave me vaj apo dhe nxierrja e qirinjve nga format përkatëse kryhet nga persona me aftësi të kufizuar intelektuale.
Kjo kontribuon në rritjen e bashkëpuninmit mes tyre dhe rrit vetëvlerësimin, sepse ata punojnë në mënyrë të pavarur.