logoWorkshop “Shkëmbimi Lokal i Njohurive, 3” në kuadër të Projektit NET-Age

23 Prill 2014

Caritas Shqiptar, në kuadër të zbatimit të Projektit Rajonal “NET-Age”, do të zhvillojë më datë 23 prill 2014, në Hotel Liss (Lezhë), ora 09:00, workshop-in “Shkëmbimi Lokal i Njohurive, 3”.

Zhvillimi i workshop-it synon të inkurajoj bashkëpunimin midis sektorit publik dhe atij privat për të nxitur inovacione në shpërndarjen e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për moshën e tretë. Pjesë e panelit në këtë workshop-i do të jenë përfaqësues nga Caritas Shqiptar, Këshilli i Qarkut, Lezhë, si dhe përfaqësues nga institucionet rajonale dhe organizatat vullnetare që ofrojnë shërbime për të moshuarit.

Diskutimet gjatë këtij workshop-i do të fokusohen tek: Prezantimi i Planit Pilot në Qarkun e Lezhës për ofrimin e shërbimit në banesë për të moshuarit; fuqizimi i kompetencave të partnerëve social në zgjerimin e rrjetit të shërbimeve për të moshuarit si edhe vlerësimi i proçesit të decentralizimit dhe deinstitucionalizimit, me synim katalizimin e proçesit në interes të moshuarve, për shërbim cilësor në banesë.

NET-Age synon përmirësimin e koordinimit midis aktorëve publik-privat për të kapërcyer pengesat në fushën e asistencës ndaj të moshuarve, duke i inkurajuar ata që të punojnë së bashku në partneritet në nivel lokal dhe në nivel Adriatik dhe për të ofruar shërbime të reja sociale/shëndetësore për njerëzit e moshuar, për të garantuar plakje aktive të shëndetshme dhe të pavarur! Ky është një projekt i financuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik 2007-2013, dhe mbështetet në një buxhet total prej 1.880.437, 49 milion euro; i lançuar në tetor 2012 dhe do të zgjasë deri në maj 2015 (3 vjet kohëzgjatja).

Nisma është e bazuar në një partneritet të 13 subjekteve publike dhe private që u përkasin 6 vendeve të zonës së Adriatikut: Itali, Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi,
Serbi dhe Slloveni.

Për më shumë informacion rreth projektit të Net-Age dhe aktivitetet e planifikuara ju lutem vizitoni faqen e internetit: www.net-age.eu; ose kontaktoni Znj. Elona Memetaj, Menaxhere e Projektit.