Shqipëri, 01.10.202

10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Fushata “Eja të flasim”

10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor, është duke u kujtuar nga organizata humanitare Caritas Shqiptar, së bashku me partnerët e projektit rajonal SOCIETIES 2.

Fushata “Eja të flasim” është një nga aktivitetet e projektit “SOCIETIES 2”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar në 5 vende të IPA-s: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi. Projekti zbatohet nga nje aleance e 12 organizatave joqeveritare, ndersa ne Shqiperi, Caritas Shqiptar eshte pergjegjes per projektin ne partneritet me Shoqaten “Projekti Shpresa”. Projekti synon te forcoje organizatat e shoqerise civile qe punojne me personat me aftesi te kufizuara.

Fushata “Eja të flasim” ka një qëllim final të dyfishtë:

  • Të rrisë vetëdijen për rëndësinë e parandalimit të problemeve dhe mbrojtjes së shëndetit mendor dhe
  • Të rrisë vetëdijen për situatën e personave me probleme të shëndetit mendor.

Vlerësohet se më se 800 milionë njerëz anembanë botës jetojnë me ndonjë lloj sëmundjeje mendore. Madje dy të tretat e tyre nuk kërkojnë kurrë ndihmë për shkak të turpit ose frikës nga një reagim i ashpër nga mjedisi.

Nëpërmjet kësaj fushate, ne duam të nënvizojmë se sëmundjet mendore janë si çdo sëmundje tjetër, kardiovaskulare a e mushkërive, dhe se me trajtim të përshtatshëm mund të trajtohen me efektivitet, sidomos nëse trajtimi fillohet në kohë. Ne u bëjmë thirrje njerëzve të mos ngurrojnë për të kërkuar ndihmë apo të flasin me njëri tjetrin. Eja të flasim!

Fushata organizohet në një mjedis virtual përmes rrjeteve sociale dhe faqeve të internetit. Ilustrime të ndryshme përcjellin mesazhin për rëndësinë e shëndetit mendor në një mënyrë interesante. Shoqëria në tërësi duhet të krijojë një mjedis të tillë që të gjithë personat, pavarësisht nga aftësia e kufizuar, në të njëjtat rrethana si të tjerët, të mund të bëjnë një jetë dinjitoze. Ftojmë çdo individ të ngrejë zërin dhe të flasë me njerëzit që janë të vetmuar apo anashkaluar nga shoqëria. Ndani këtë ilustrim në profilin tuaj në çdo rrjet social dhe shkruani Eja, le të flasim!

Ftojmë mediat të publikojnë materialin e përgatitura, i cili është i disponueshëm në faqen e Facebook-ut të Caritas Shqiptar dhe mund të shkarkohet pa pagesë: https://www.facebook.com/CaritasShqiptar

Këto ilustrime janë krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tyre është përgjegjësi e vetme e organizatave partnere të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Stefan Paloka,

Koordinator për Shqipërine