Inaugurimi i ambjenteve të Caritas-it Shqiptar
Më datë 12 Prill 2012, në orën 900, paradite u be inaugurimi i ambienteve të Caritas-it Shqiptar fill pas mbarimit te punimeve. Një ceremoni modeste bashkë me punonjësit ku Presidenti Imzot George Frendo dhe Drejtori i Caritas-it Shqiptar Dr. Albert P. Nikolla prenë shiritin e inaugurimit me urimin për suksese të mëtejshme në punën e këtij institucioni. Ceremonia vazhdoi me meshën e drejtuar nga Imzot George Frendo në kapelën e Caritas-it Shqiptar.
Jane kryer punime ne ambjentin e brendshme të ndërtesës por veçanërisht ne ate te jashtmin, i cili në periudhen e dimrit kthehej në një problem serioz si rezultat i përmbytjes. Pas perfundimit te ketyre punimeve Caritas-i ofron ambiente më të përshtashme për zhvillimin sa më normal të punës dhe pse jo duke e konsideruar këtë ndryshim një nxitje për arritje të tjera në të ardhmen.