Strategjia Caritas Shqiptar
Parimet e Caritas-it Shqiptar bazohen në Doktrinën Sociale të Kishës Katolike. Ne duam të punojmë në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vetmuar me nevojat e tyre, por në një ambient ku mbrohen dinjiteti, të drejtat themelore të njeriut dhe ku mbizotëron drejtësia dhe dashuria.
Vizioni ynë do të jetë një vizion që mbështet jetën e njerëzve nëpërmjet promovimit të drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të Ballkanit dhe në Evropë.
Ndërtimi i marrëdhënieve, ndërgjegjësimi i njerëzve që jetojnë në varfëri për të qenë agjentë të ndryshimit të tyre, duke i dhënë rëndësi historive të tyre dhe duke i bërë ata protagonistë të veprimit të Caritas-it Shqiptar.