Aktivitetet më të fundit
Sektori Shëndetësor
Tryezë e Rrumbullakët për Arsimin Gjithëpërfshirës
Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi me datë 10 Korrik 2012, tryezën e rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës”. Tryeza e rrumbullakët u organizua në kuadër të zbatimit të projektit për personat me aftësi të kufizuara “Shanse të Barabarta për PAK ne Shqipëri”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kooperim si dhe Caritas Austria.
Në tryezë morën pjesë titullarë të Drejtorive pranë MSH, MASH, MPCSSHB, ISKSH si dhe titullarë të Drejtorive respektive rajonale.
Të gjithë të pranishmit në takim theksuan rëndësinë e konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal në funksion të aktivizimit të mekanizmave bashkëveprues për arsimin gjithëpërfshirës. Tryeza e rrumbullakët u fokusua në rëndësinë e unifikimit të protokolleve për pranimin e fëmijëve në arsimin para-shkollor dhe shkollor.
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
PROJEKTET
Projekti “Promovimi i një jete të shëndetshme, kujdesi shëndetësor parësor, edukimi shëndetësor në komunitet”
Periudha implementimit: 01. 01. 2011 – 30. 06. 2012
Qendrat e implementimit: 49 Qendra Shëndetësore në 6 Dioqezat (Shkodër, Sapë, Rrëshen, Lezhë dhe Jug)
Perfituesit: I gjithë komuniteti ku janë të lokalizuara Qendrat Shëndetësore
Donatoret: Caritas Spanja
Objektivat:
- Sigurimi i një kujdesi shëndetësor të aksesueshëm, efektiv, të besuëshem, mbështetës dhe të vazhdueshëm në kohë.
- Ndryshimi i stilit të jetesës së komunitetit.
- Fuqizimi i komunitetit nëpërmjet rritjes së vetëdijes për të drejtat e pacientëve në lidhje me kujdesin shëndetësor parësor.
- Aftësimi i komunitetit për të fituar kontroll ndaj kushteve sociale-politike që ndikojnë në shëndetin e tyre.
Aktivitetet:
- Shërbim shëndetësor në Qendrat Shëndetësor dhe në familje
- Organizimi i 4 trajnimeve kombëtare të akredituara për personelin shëndetësor të qendrave të Caritas-it dhe qendrave shëndetësore publike
- Promocion dhe edukim shëndetësor në komunitet
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Projekti “Kujdesi paliativ për personat me sëmundje terminale”
Periudha implementimit: 01. 07. 2011 – 31. 08. 2012
Qendrat e implementimit: Lezhë dhe Elbasan
Përfituesit: Personat e prekur nga sëmundje terminale
Donatorët: Caritas Spanja
Objektivat:
- 1. Përmirësimi i cilësisë së jetës për pacientët terminalë dhe familjarët e tyre duke ofruar kujdes paliativ efektiv, të besueshëm, të arritshëm dhe mbështetës
- 2. Promovimi dhe ruajtja e cilësisë së shëndetit për personat me sëmundje terminale
- 3. Rritja e kapaciteteve profesionale të operatorëve të strukturave shëndetësore të Cariats Shqiptar dhe qendrave shëndetësore publike për shërbim cilësor dhe mbështetës ndaj të sëmureve termianlë.
- 4. Rritja e ndërgjegjësimit të strukturave shëndetësore në hartimin e politikave shëndetësore që favorizojnë dhënien e kujdesit paliativ ndaj të sëmurëve terminal
Aktivitetet:
– 150 përfitues direkt do të marrin kujdes palaitiv në familje në zonat e propozuara për implementimin e projektit. 2 ekipe multidisiplinare do të ngrihen për ofrimin e shërbimit në familje. Respektivisht 150 familjarë do të asistohen nga ekipi i projektit.
– Në termat e rritjes së aksesit ndaj shërbimit palitaiv dhe mbështetjes psikosociale të sëmurëve me kancer si dhe familjarëve të tyre, Caritas do të fuqizojë marëdhëniet me institucionet vendore shëndetësore duke bashkëndarë me institucionet përgjegjëse praktiken më të mirë në ofirmin e kujdesit paliativ eficient, përmes bërjes visibile të outputeve të arritura.
– Do të trajnohen 20 mjekë dhe 50 infermierë mbi ofirmin e kujdesit paliativ sipas standardeve të parashikuar në startegjinë kombëtare për kujdesin paliativ.
– Do të organizohen 3 tryeza të rrumbullakëta do të organizohen në nivel lokal me pjesëmarrjen e autoriteteve shëndetësore lokale, grupin e interesit dhe organizatave të shoqërisë civile.
– Do të organizohet një Konferencë Kombëtare mbi zbatimin e standardeve në ofirmin e shërbimit të kujdesit paliativ dhe rritjen e aksesit për shërbim shëndetësor në familje për të sëmurët me kancer.
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Projekti “Jetë e Çmueshme – Çmueshëm Jetoj”
Periudha implementimit: 01. 09. 2008 – 31. 08. 2011 Qendrat e implementimit: Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë Perfituesit: 60 Persona me aftësi të Kufizuara
Donatoret: Agjensia Austriake për Zhvillim dhe Caritas Austria Objektivat:
- Identifikimi i kushteve të jetesës dhe promovimi i përmirësimit të kujdesit shëndetësor dhe social ndaj PAK dhe familjarëve të tyre.
- Përmirësimi i gjendjes shëndetësore dhe sociale i 45 PAK dhe familjarëve të tyre.
- Fuqizimi i përgjegjësisë së komunitetit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me afëtsi të kufizuara.
- Instalimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis aktorëve të ndryshëm për hartimin dhe implementimin e plan veprimeve ne nivel lokal.
Aktivitetet:
- 1. Ngritja dhe publikimi i raport studimit mbi gjëndjen dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara në qytetet Shkodër, Laç dhe Krujë. Prezantimi rezultateve të raport studimit në konferencën e organizuar në 18/02/09 pranë UNZKM, Tiranë.
- 2. Dhënia e asistencës shëndetësore dhe sociale për 45 PAK dhe familjarëve të tyre.
- 3. Zhvillimi i 4 takimeve formative për 100 punonjës të KSHP dhe punonjës të sektorit social.
- 4. Zhvillimi i 3 takimeve formative për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e strukturave të pushtetit vendor dhe komunitetit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të PAK.
- 5. Zhvillimi i 3 trajnimeve për PKSHP në nivel lokal, të zhvilluara në qytetet Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë.
- 6. Promovimi i kujdesit shëndetësor dhe përfshirjes sociale përmes zhvillimit të aktiviteteteve të organziuara me pjesëmarrjen e personave me aftesi të kufizuara dhe familjarëve të tyre.
- 7. Promovimi i rritjes së sensibilitetit dhe ndërgjegjshmërisë përmes publikimit të fletëpalosjeve, broshurave dhe artikujve në gazeta të ndryshme.
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Projekti “Observatori i Varferisë”
Periudha implementimit: 01.03.2009 – 31. 10. 2010
Qendrat e implementimit: Dioqezat Shkodër, Sapë, Rrëshen, Lezhë, Tiranë-Durrës dhe Jug
Përfituesit: Janë marrë në studim personat në vështirësi ekonomike
Donatorët: Caritas Italian dhe Caritas St. Polten
Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Italian dhe Caritas St.Polten mundësoi hartimin dhe publikimin e raport studimit “Observatori i Varferisë”. Studimi pasqyroi realitetin e rreth 3000 personave, përfitues të shërbimeve të ofruara nga qendrat e Caritas Shqiptar, famullitë si dhe kongregatat e pranishme në vend.
Raport studimi tregoi se problemet e studiuara të cilat rezultuan në përqindje më të lartë janë si më poshtë vijon :
- Varfëria ekonomike është problemi më madhor nga i cili vuajnë 92.62% të familjeve në studim.
- Papunësia është një problem që është evidentuar në 72 % të familjeve të intervistuara.
- Fenomenet sociale më të ndeshura rezultojne të jenë: Problemet e lidhura me Strehimin, Dhuna në familje, Abandonimi i shkollës, Vartësitë si dhe problemet e lidhura me moshën e tretë.