Organizata: Caritas Shqiptar
Tipi i kontratës: Kontratë individuale pune me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Animator Social
Projekti: Fëmijët dhe të rinjtë
Vendodhja: Tiranë
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas-in Gjerman implementon projektin “Fëmijët dhe të rinjtë”. Qëllimi i këtij projekti është: Fëmijet dhe të rinjtë e margjinalizuar dhe famijet e tyre kanë përmirësuar jetesën e tyre dhe janë qytetar aktiv në komunitet. Ky projekt implementohet në Zonat e Paskuqanit dhe Cerrikut ku janë të vendosura edhe dy qëndrat ditore. Ky projekt në vizionin e tij kërkon që fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri të jenë të pregatitur për të ardhmen e tyre e cila duhet t’u rezervoj atyre më shumë mundësi, shanse, respekt dhe më shume dinjitet.
Në çdo qëndër ditore është një staf multidisipinar i cili implementon projektin. Pjesë e këtij stafi është edhe Animatori Social.
Përgjegjësitë Specifike
- Animatori social është përgjegjës për edukimin informal të fëmijëve dhe të rinjëve.
- Animatori social është përgjegjës për pregatitjen e planit të aktiviteteve për grupin e të rinjëve dhe fëmijëve.
- Animatori social është përgjegjës për zhvillimin e aktiviteteve animuese në qëndër me fëmijët dhe të rinjtë.
- Animatori social është përgjegjës për përmisimin e aftësive për jetën te fëmijët dhe të rinjtë nëpërmjet teknikave të ndryshme.
- Animatori social është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen si në qendër, në komunitet dhe jashtë tij.
- Animatori social referonë rastet e vështira ose problematike tek animatori i terrenit dhe punonjësi social.
- Animatori social vëzhgon dhe mbledh sistematikisht të dhënat sipas kërkesave të projektit.
- Animatori social raporton çdo fund muaji me shkrim pranë koordinatorit të qëndrës.
Kualifikimet
Të ketë përfunduar studimet për shkenca sociale, animacion ose kurse profesionale të fushës.
Të ketë eksperiencë pune në animacion social me grupet në nevojë.
Të ketë njohuri kompjuterike.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencë
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe analizuese.
Të ketë aftësi krijuese.
Të ketë aftësi të mira dëgjuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
Të respektojë gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike.
Afati i pozicionit është për 1 vit dhe data e parashikuar e fillimit është 1 Korrik 2016.
Sa më sipër, ftohen personat e interesuar me eksperiencën e duhur, të dërgojnë CV dhe letrën e interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, Rr. “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë, brënda datës
10 Qershor 2016, ora 12:00.
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.