Organizata:                  Caritas Albania

Pozicioni:                    Animator Social

Departamenti:             Social

Vendodhja:                 Tiranë

Varet & raporton tek: Koordinatori i projektit

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i  Shqiptar me mbështetjen financiare të Caritas Gjerman implementon Projektin “Fëmijët dhe të rinjtë”. Qëllimi i këtij projekti është permirësimi i jetesës dhe përfshirjes aktive në komunitet.

Përgjegjësitë

 

  • Animatori social është përgjegjës për arritjen e objektivave dhe rezultateve të mirë-përcaktuara në kornizën logjike.
  • Të marrë pjesë aktive në takimet, mbledhjet e ekipit të projektit.
  • Të përgatisë planin e aktiviteteve animuese për përfituesit.
  • Të organizojë aktivitete socializuese, kulturore dhe sportive për përfituesit.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e projektit për evidentimin e rasteve problematike.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe me stafin e institucionit për vlerësimin/analizën e çdo rasti.
  • Të referojë tek punonjësi social rastet që duhen ndjekur.
  • Të jetë përgjegjës për mbledhjen sistematike të të dhënave për indikatorët e projektit.
  • Të bashkëpunojë me stafin e institucionit për përgatitjen e eventeve të veçanta.
  • Të ndihmojë vullnetarët në ngritjen e kapaciteteve për aktivitetet që ata mbulojnë.
  • Të jetë i disponueshëm për punë të tjera që dalin gjatë implementimit të projektit dhe ndikojnë në performanën e tij.
  • Të raportojë çdo fund muaji tek Koordinatori i Projektit dhe sa herë që i kërkohet nga Menaxheri i Projektit.

 Kualifikimet

  • Të këtë përfunduar studimet për shkenca sociale, animacion ose kurse profesionale të fushës.
    • Të ketë eksperiencë pune në animacion social me grupet në nevojë.
    • Të ketë njohuri kompjuterike.
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperienca

  • Të ketë njohuri të mira komunikuese dhe analizuese.
  • Të ketë aftësi për të punuar në situata të vështira, durim dhe fleksibilitet.
  • Të ketë aftësi krijuese.
  • Të ketë aftësi të mira dëgjuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
  • Të respektojë gjatë punës parimet e doktrinës sociale të Kishës Katolike.
  • Të disponojë leje drejtimi të klasit C.

Data e parashikuar e fillimit të punës është 1/02/2017.

Ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Caritas-it Shqiptar ose dërgoni e-mail në adresën caritasalbania@caritasalbania.org

  • Letër Motivimi
  • CV

Afati për aplikim: 25/01/2017

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.