Organizata: Caritas Shqiptar
Departamenti: Shëndetësor
Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Asistent Projekti
Vendodhja: Tiranë
Konteksti/Përmbledhja e punës:
Caritas Shqiptar në kuadër të Projektit “Të Jesh Aktiv Pa Barriera”, me kod projekti, 8108-07/2014, të financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak dhe anakronim TAPB, shpall vendin vakant për Asistent Projekti sipas përshkrimit të punës si më poshtë:
Përgjegjësitë specifike
-
Asistenti do të mbajë kontakt të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit
-
Të asistojë Menaxheren në zbatimin e projektit.
-
Të mbajë kontakte të vazhdueshme me stafin rajonal.
-
Të mbledhë time sheet-et e stafit në fund të çdo muaji.
-
Të ndjekë në detaje tabelën e aktiviteteve të projektit duke respektuar afatet kohore të zbatimit të çdo aktiviteti.
-
Të zhvillojë vizita monitoruese në zonat e zbatimit të projektit sipas një plani të parapëcaktuar.
-
Të ofrojë asistencë për stafet lokale në zbatimin e aktiviteve.
-
Të mbajë dokumentacionin e projektit nëpër dosje të veçanta të projektit dhe ti ruajë ato.
-
Të asistojë Menaxheren e Projektit në shkrimin e raporteve sipas afateve të përcaktuara nga donatori në kontratë.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 15/06/2016, ora 12:00, CV-në, dhe Letrën e Motivimit në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.