Organizata: Caritas Shqiptar

Departamenti: Shëndetësor

Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Asistente Sanitare
Vendodhja: Tiranë

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Projekti “Vullnetarizmi dhe Kujdesi ndaj të Moshuarve” synon ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vlerën e aktivizimit në shoqëri për të mbështetur, kujdesur dhe advokuar për të moshuarit në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore:

Të kryejë të gjitha shërbimet sanitare përsa i përket ambjentit në të cilin jetojnë përfituesit e projektit.

Përgjegjësitë specifike:

  • Të ketë eksperiencë në shërbimin në banesë ndaj të moshuarve;

  • Të kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e banesës;

  • Të kryejë shërbime si: bërja e pazarit, pagesa e faturave mujore, etj.

Kualifikimet:

  • Diplome e shkollës 9-Vjeçare ose të Mesme.

  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është për një vit, nga data 15 Korrik 2016 deri më
14 Korrik 2017.

Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 08/07/2016, ora 12:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.