Dioqeza e Rrëshenit


Dioqeza e Rrëshenit ndodhet në zonën veriore të Shqipërisë dhe është një nga Dioqezat Shqiptare më të shtrira; përfshin në fakt 4 krahina (Mirditë, Dibër, Mat e Bulqizë). Qendra kryesore është qyteti i Rrëshenit. Popullsia e përgjithshme është rreth 200.000 banorë; përveç Mirditës që është pothuajse e gjitha katolike në krahinat e tjera janë të pranishëm edhe shqiptar të fesë myslimane.

Caritas-i Dioqezan i Rrëshenit si zyrë dhe organizatë është një dhuratë e Caritas-it Italian që në vitin 1999 kishte vendosur të hapte dhe formonte Caritase të ndryshme të Dioqezave Shqiptare. Për këtë arsye si organizatë dhe strukturë ka vetëm pak vite.

Në Shtator 1999 me instrumente të ndryshme për zyra na u ofrua për 5 muaj një ndihmë e vlefshme nëpërmjet një operatori. Operatori punoi me fluks të madh duke formuar me durim dhe shumë disponim personelin e Caritas-it.

Sot Caritas-i Dioqezan funksionon rregullisht si një organizatë baritore e themeluar dhe e dashur nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare me qëllimin për të qënë dëshmitarë të bamirësisë dhe të bashkësisë të pranishëm në territor, për nevojat e më të varfërve dhe e të drejtave njerëzore dhe si organizëm pedagogjik, pikë mbështetje dhe pemë  e madhe për të gjitha bashkësitë të pranishme në territor.

Në gjithë këto vite Caritas-i ka dashur të jetë një mbështetje e shpejtë për priftat dhe murgeshat të pranishëm në territorin e Dioqezës. Me mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Caritas-it Kombëtar por edhe të Caritaseve të tjera Dioqezane të Italisë, të institucioneve publike dhe private kemi kërkuar të lehtësojmë vështirësitë e shumte të Dioqezës tonë.

Në vitet e fundit janë realizuar shumë miniprojekte në favor të të rinjve dhe fëmijëve, si: 8 Prilli Dita ndërkombëtare e Romve, formimi për familjet dhe në veqanti për Gratë dhe rrolin e tyre në shoqëri. Etj…

Caritas-i Kombëtar na ka mbështetur në emergjenca të ndryshme që kanë prekur të gjithë Shqipërinë, duke na ndihmuar për t’ju ridhënë njerëzve dinjitetin njerëzor dhe një shpresë për të ardhmen. (emergjenca e borës 2012, duke asistuar zonat me të vështira dhe familjet më të varfëra. Rikonstruksioni i 15 shtëpive të dëmtuara nga dëbora dhe  emergjenca e varfërisë.

 

Në bashkëpunin me Caritasin kombëtar dhe Caritaset italiane po qojmë përpara “projektin e pleqve”.

 

Mes projekteve të rrealizuara në bashkëpunim me Caritasin Italian “Miniprojekti në Zhvillim” kemi bërë të mundur ndërtimin e tre serave për kultivimin e fruta-perimeve në zonën e Suc-Burrel.

 

Po ashtu kemi qene te pranishen nepermjet Caritasit te Brescia dhe Caritasit shqiptar ne Shupenz gjate termetit qe prishi shume ndertesa…..

Ku eshte bere nje pune shume e madhe.

 

Ndihma mjekësore për më të varfrit, shtrimin në spitalin e rrëshenit dhe dërgime në Itali, në veqanti për fëmijët dhe gratë.

 

Shpresojmë në një të ardhme të afërt, hapjen e qendrës ditore për fëmijët Rom dhe mbështetjen e të rinje universitar, në univeristet e Shqipërisë.

 

Projekti “Spitali i Shpresës” i realizuar me Caritas-in Dioqezan të Avelinos dhe Klinikën Malzoni. Projekti që ka bërë të mundur rindërtimin e ambjenteve të spitalit, formimin e

 

 

personelit, operime të grave që vuajnë nga problemet në mitër dy herë në vit, si dhe prurjen e aparaturave të reja.

 

 

Aktualisht stafi i Caritas-it është i përbërë nga:

 

  • Presidenti (Ipeshkvi) mon Cristoforo Palmieri
  • Drejtori :      sr. Chiara Pietta
  • Sekretare:    Mira Keqa
  • Sektori Shëndetësor: mt. Lurde Ramaj
  • Bashkëpunëtor i sek. shëndetësor: Gentjan Gjinaj

 

 

Caritas-i mbahet ekonomikisht nga disa Caritas-e Dioqezane Italiane dhe nga disa oferta të vogla të bamirësve dhe vullnetarëve Shqiptar dhe Italian që vizitojnë selinë e Caritas-it tonë.

 

Siç e dimë mirë të gjithë, Hyji beson mbi zgjedhjen dhe misionin tonë që kemi mbi tokë, por të mos harrojmë që të varfërit besojnë akoma më shumë tek ne.