Caritasi Dioqezan Tirane – Durres ka zhvilluar aktivitetin e tij edhe pas perfundimin te kesaj emergjence, duke i sherbyer popullit Shqiptar me nje program te studiuar dhe aprovuar nga Arqipeshkvi i Dioqezes Mons. Rrok Mirdita.
Programmi dhe misioni i Caritas-it Dioqezan Tirane Durres eshte:
• formimet e te rinjve dhe femijeve
• sherbimet shendetesore
• emergjencat
• asistenca per me te varferit
Caritasi Dioqezan Tirane Durres vazhdon misionin e tij ne ndihme te njerezve ne nevoje nepermjet dy projekteve aktuale:
1. Projekti “Lulja e Fushes” Maminas
Qendra ditore “Lulja e Fushes” Maminas pret çdo dite 40 femije te cilet nuk kane mundesi te ndjekin mesimet parashkollore ne nje kopesht me pagese. Ambienti mikprites ben qe ne kete qender te shtohet gjithmone e shume numri i femijeve parashkollore.
2. Projekti “ Ne ndihme te personave me aftesi te kufizuara” Lac
Projekt ne te cilin perfshihen familje te cilat kane nje ose me teper persona me aftesi te kufizuara dhe jane rreth 6-7 familje te cilat vizitohen dhe marrin sherbime mjekesore dhe sociale ne menyre te vazhdueshme.
Gjate vitit zhvillohen miniprojekte dhe aktivitete te ndryshme me grate, vajzat, te rinjte dhe femijet e Dioqezes. Projekti me i ri i mbeshtetur nga Caritasi Italian ne bashkepunim me Caritas-in Nacional “Observatori i Varferise” eshte shtrire ne te gjithe Dioqezen dhe ka si synim identifikimin e problemeve te shumta ne kete Dioqeze dhe ne nje faze te dyte nderhyrjen me projekte te ndryshme per ta zbutur sadopak kete varferi.
Stafi i Caritas-it Dioqezan Tirane – Durres
Majlinda Gjoni Drejtoreshe
Adela Shtjefni Sekretare dhe koordinatore
Rita Pasha Koordinatore
Sr. Izide Vecchi Koordinatore
Vjollca Leba Edukatore
Kontaktet e Caritas Dioqezan Tirane – Durres
Tel: 2259 758
Cel: 069 26 50 273
E-mail: caritastiranedurres@yahoo.it