Caritas Shqiptar në kuadër te zbatimit të projektit “Procesi Integruar i Trajnimit-Qëndrueshmëria e Caritas-eve Dioqezane”, kërkon të zhvillojë një workshop 3 ditor në javën e parë të muajit Qershor 2016.

Objektivat e workshop-it:

  • Të rriten njohuritë e pjesëmarrësve lidhur me instalimin dhe forcimin e bashkëpunimit lokal në interes të fuqizimit social dhe ekonomik të grupeve në nevojë.

  • Të rritet niveli i kuptueshmërisë mbi instrumentat dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e qeverisjes vendore, në marrjen e fondeve publike.

 

Rezultatet e pritshme:

  • 30 pjesëmarrësit në workshop, kanë marrë informacion dhe janë njohur me konceptet bazë mbi bashkëpunimin lokal dhe rritjen e mundësisë për marrjen e fondeve publike në kuadër të programeve zhvillimore në komunitet.

  • Përmes njohjes me skemat e subvencionimit dhe formave të tjera të bashkëpunimit me grupet e interesit, strukturat lokale të Caritas Shqiptar janë më të përgatitura në mobilizimin në komunitet dhe vendosjen e bashkëpunimit lokal me institucionet vendore.

 

Shërbimi i kërkuar:

  • Zhvillimin e programit të workshop-it në bashkëpunim me Menaxheren e Programit.

  • Përgatitje e materialeve për prezantimin, zhvillimin e punës në grupe, mundësimin e pjesëmarrjes aktive të pjesëmarrësve në diskutime të hapura dhe prezantimin e praktikave brenda rrjetit të Caritas Shqiptar.

  • Zhvillimin e metodave efikase të trajnimit, materiale vizuale që lehtësojnë marrjen e informacionit, materiale plotësuese lidhur me zbatimin e metodave dhe koncepteve të prezantuara.

  • Shkrimin e raportit mbi zhvillimin e workshop-it dhe dorëzimin te Menaxheri i Programit sipas afateve kohore të percaktuara në kontratën e shërbimit.

 

Pagesa për shërbimin e kërkuar:

Pagesa e parashikuar është 500,00 Euro për ditë/trajnimi duke përfshirë edhe 15%, tatimi mbi burimin. Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.

Sa më sipër, ftohen ekspertë me kualifikim dhe eksperiencën e duhur, të dërgojnë dokumentat CV dhe letrën e interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar,  caritasalbania@caritasalbania.org brënda datës 25 Maj 2016, ora 12:00.