Emergjenca “ Përmbytjet 1995-1996”

Shtator 1995-Janar 1996, përbën një periudhë kohore, gjatë së cilës zona të ndryshme të vendit, u ndeshën me dëmtime të rënda materiale. Kjo erdhi për shkak të ngarkesës së intensifikuar të fenomeneve atmosferike. Përmbytjet e herëpashershme, shndërruan në gërmadha shumë shtëpi banimi, në raste të veçanta duke marrë edhe jetë njerëzish. Lexo më shumë….
Po ashtu, u vunë re edhe fenomene si djegie nga rrufetë apo shembje të mjaft strukturave të amortizuara, që nuk ishin në gjendje t’i rezistonin shirave të furishme shoqëruar me erëra. Për këtë pati një reagim të gjithanshëm e të shpejtë të misionareve, të cilët e ndjenë veten të pranishëm në fatkeqësitë e popullsisë. Kështu në një numër të madh rastesh, falë bashkëpunimit me Caritas-in Shqiptar u kryen ndërhyrje të menjëhershme, të cilat përfshinë jo vetëm shpërndarjen e ndihmave  humanitare, por edhe ndërhyrje me programe zhvillimi. Caritas Shqiptar, menjëherë pas vlerësimit të situatës, në bashkëpunim me të gjithë bashkëpunëtorët e tij brenda dhe jashtë Vendit, iu përgjigj situatës së vështirë dhe komplekse duke aktivizuar programet e zhvillimit:

Veprimtaria si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga Emergjenca e Përmbytjeve 1995-1996

Tipologjia e projekteve:
Ndihma, rehabilitime & rikonstruksione të shtëpive të dëmtuara, rehabilitim i ekonomisë shtëpiake të dëmtuar, dhe asistencë.
Vendodhja:
Shkodër, Lushnje, Krujë, Laç, Durrës, Lezhe dhe të gjitha zonat ku u ndjenë pasojat e përmbytjes.
Komente:
Pas ndihmesës së përqëndruar të 1995 në përgjigje të nevojave emergjente, viti 1996 përcaktoi fazën rindërtuese.  

Programe dhe Projekte të zbatuara si përgjigje ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga Emergjenca e Përmbytjeve 1995-1996

    * Rindërtimi i 47 shtëpive në Malësinë e Madhe, Lushnje, Lezhë, Shkodër, Durrës
    * Gjendja e rënduar e spitaleve si Materniteti i Tiranës, Materniteti i Kamzës, Spitali Psikiatrik, Qëndrat Shëndetësore në Ishëm, etj., ndikoi investime fondesh të konsiderueshme për të përmirësuar jetesën e pacientëve.
    * Asistencë ushqimore e veprimtari argëtuese akorduar: azileve të pleqve në Kavajë, Durres, Tiranë; shtëpive të fëmijëve jetimë e me aftësi të kufizuara: në Durrës, Shkodër, Tiranë. Përfituan 378 persona në një periudhe kohore 300 ditë asistence.
    * Programi për Ndërtimin e Shkollave në Malësinë e Madhe
    * Programi për Ndërtimin e Urave të Vogla
    * U zhvillua një program bujqësor-blegtoral me fonde të qarkullueshme për të ngritur e fuqizuar prodhimin në dobi të ekonomive familjare fshatare (me shtrirje të gjerë)

Emergjenca pas shkatërrimit të firmave piramidale 1997
Mikroprojektet apo projektet e postemergjencës u zbatuan në mars 1997 – dhjetor 1998 me shtrirje në të gjithë territorin shqiptar. Me shkatërrimin e firmave piramidale, vendi u gjend në një situatë të dobësimit të shtetit, gjë që solli hapjen e depove të armëve. Kështu, situata u ndërlikua së tepërmi dhe trazirat reflektuan drejtpërsëdrejti në një rënie drastike të ekonomisë. Për familjet e rrënuara ekonomikisht për arsye të humbjes së vlerave të mëdha monetare në firmat piramidale, tashmë nuk mbeteshin alternativa normaliteti. Prandaj, objektivi i këtij projekti, synoi që të ndihmohej drejtpërsëdrejti popullsia e goditur. Ndërhyrja e Caritas-it Shqiptar u mbështet fuqishëm nga Caritas-e të vendeve të ndryshme me kontribute financiare; u vendos që gjithçka duhej administruar si ndihmë humanitare për familjet e varfëra dhe më të goditura nga situata e krijuar në Shqipëri. Nuk duhet lënë mënjanë rëndësia e bashkëpunimit me misionarët, që evidentuan rajonet më në nevojë, si dhe mënyrën sesi do të ndërhyhej. Përfundimisht u konkludua duke nënvizuar se mënyra më e përshtatshme e ndihmës në shumë projekte, ishte hapja e fronteve të punës dhe punësimi për familjet më të varfëra. Pra ndihma, nuk mund të jepej as me pako ushqimore e as me të holla direkte, por vetëm nëpërmjet kontributit dhe punës që do të ofrohej, në funksion të përmirësimit të gjendjes ambjentale të vetë të interesuarve.
Nga të gjithë misionarët dhe kishat lokale, u evidentuan punime të nevojave publike, duke nisur nga riparimi dhe ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i urave të vogla, riparimi i ujësjellësve, sistemimi i kanaleve të ujërave të zeza, riparimi i varrezave etj. Përgjithësisht mikroprojektet (u quajtën kështu, sepse kishin vlera jo më të mëdha se 2500 $), ishin të studiuara në mënyrë të atillë, që 70% e financimit të shkonte për pagesën e punës së të interesuarve nga familjet në nevojë. Ndërkohë iu dha përparësi një studimi të thellë e të shpejtë ambjental, duke mos ndërmarrë asnjë hap përpara, pa vendosur mbi domosdoshmërinë e nevojave të hapjes së frontit të punës. Diagnostikimi i gjendjes u përshpejtua nga prania e misionarëve nëpër zonat përkatëse. Pikërisht misionarët në bashkëpunim të afërt me pushtetin lokal, u bënë edhe drejtuesit e projekteve. Sigurisht, teknikisht orientimi, u bë nga specialistët e komunave dhe bashkive nëpër zona. Caritas-i Shqiptar mbikqyri në mënyrë koherente ecurinë e projekteve duke u angazhuar aktivisht në konsultat e përbashkëta, në dhënien e ideve, në kontrollin e korrektësisë teknike etj.

Emergjenca Kosovare 1999
Pa asnjë hezitim, emergjenca kosovare mund të konsiderohet momenti më kulmor, i tërë veprimtarisë së shtrirë në harkun e 10 vjeçarit të parë të aktivitetit të Caritas Shqiptar. Në planin human e për më tepër në planin pastoral, nevojat e krijuara, që me fillimet e ardhjes së refugjatëve, imponuam veprime të sensibilizuara, të shpejta dhe me organizim të përsosur. Baza e shtrirjes së programit të emergjencës, apo qoftë edhe formimi i rrjetit aplikativ për kushte krejt specifike, sigurisht që zgjidhjen do ta gjenin përmes bashkëveprimit dhe lidhjeve të pandërprera me Caritas-et Dioqezane e strukturat permanente të kishës.
Sapo refugjatët kosovarë filluan të vërshojnë drejt qyteteve të Shqipërisë, duke studiuar të tensionuar precipitimin e situatës akute, menjëherë vendosëm në dispozicion gjithçka kishim.

Asistence me ekonomike ushqimore
–    Në këtë situatë kaq të ndërlikuar e specifike, për Caritasin tonë, karakteristike për shërbimin e kryer në tërësi, ishte shumëllojshmëria e zërave të punës. Duke pasur parasysh se kërkesat njerëzore janë të gjithanshme, për të mbuluar nevojat e ndryshme që i vumë vetes, na u desh që të angazhojmë një sërë personash. Për këtë, sipas statistikave të nxjerrë, në menaxhim për shërbimet e ndryshme që ne ofruam morën pjesë 8 431 persona. Në ushqime, duke filluar që nga minimalja, shpërndarja e frutave të freskëta, sukot, apo edhe suplemente të tjera ushqimi të freskët, shërbimi ynë ishte për 50 592 persona. Ndërsa për sa i përket sendeve të tjera të domosdoshme për të organizuar jetesën, duke nisur nga krevatet, dyshekët e batanijet dhe duke vazhduar më tej, me tenxheret për të gatuar, mjetet e ndryshme për të organizuar kërkesat e jetës së përditshme e deri karrocat për të sëmurët, statistikat, na ballafaqojnë me shifrën e shërbimit për 41 417 persona. Në shërbimin e drejtëpërdrejtë të Caritasit, u shpërnda ushqim i ngrohtë për 6 087 persona. Në vendet ku nuk kishte ujë na u kërkua dërgimi i ujit të pishëm dhe shifra e personave që iu dha sistematikisht ujë arriti në 13 687 vetë.
Asistence formimi per femijet kosovare
–    Rëndësi të madhe, për ne, në ato ditë mori edhe përkudesja e formimit për fëmijët kosovarë. Caritasi kreu një sërë ndërhyrjesh mjaft të vëmendshme në këtë aspekt. U angazhuan me pagesë mësues dhe mësues kosovarë të ardhur së bashku me retugjatët e tjerë. Për këtë tip shkollimi, shërbimi ynë shkoi në favor të 13 476 fëmijëve. Të ndikuar nga larmia e kërkesave jetësore nëpër kampe apo edhe nevojat e tjera të të strehuarve nëpër shtëpia, kërkesat për shërbime të ndryshme sociale të karakterit, si shërbime transporti për në spitale, angazhim në problemet psikologjike apo socio-asistenciale apo qoftë edhe për t’i ofruar fëmijëve lojën e për t’u marrë me ta, pati një shërbim për 13 851 persona.

Asistence per bashkimin e familjeve kosovare te ndara
–    Për familjet e ndara, që nuk diheshin ku ishin anëtarët, në përpjekjen për të kërkuar e bashkuar njërëzit (duke përdorur telefonat apo çdo paisje që disponojmë), i kemi shërbyer 4 322 personave.

Asistence ne fushen e shendetesise
– Në fushën e shëndetësisë bashkëpunimi me qendrat Caritas (ku dukshëm është ndjerë kontributi i motrave), nëpër pikat e ndryshme ambulatore, të cilat i kemi pajisur më së miri me të gjitha medikamentet e pajisjet që kërkonte gjendja imediate, solli shërbim shëndetësor në favor të 34 773 personave. Shumëllojshmëria e shërbimeve shëndetësore, çoi gjithashtu edhe në zgjidhje nga më të ndryshmet; këtu vlen të përmendet kontributi i dukshëm që dhanë edhe pesë klinikat e lëvizshme, nga Caritas Danimarka, të cilat iu përgjigjën më së mirë gjëndjes, sidomos në momentet e para të kthimit në Kosovë të refugjatëve.

Konkluzione
Në konkluzion të këtij grupi specifik të dhënash statistikore Caritas-i i ka shërbyer afërsisht 70 000 personave.
Në vija të përgjithshme statistika e Caritas-it Shqiptar flet edhe për akomodimin e 8 813 personave nëpër ndërtesat publike, 571 të tjerë nëpër shtëpitë private, 3 557 personave në institucionet e kultit dhe 7 054 personave të tjerë, nëpër çadra. Roli thelbësor i Caritas-it, për të gjithë ata që janë strehuar nëpër familje është ndjerë nga 47 542 vetë.

Debora Dhjetor 2001 – Janar 2002

Ndërhyrje për kapërcimin e situatës Emergjente të zonave të Veriut të izoluara nga rreshjet e bores Janar 2002, e cila konsistonte në mbështetjen ekonomike të 7796 personave me 165,5 Ton ushqime.  

Ngarkesa e lartë e reshjeve të dëborës që karakterizoi fundin e vitit 2001 thuajse në gjithë territorin verior dhe verilindor të Shqipërisë, përkeqësoi shumë kushtet e jetesës duke izoluar plotësisht zonat e thella malore. Caritas Shqiptar infiltroi një sërë problemesh akute në lidhje me furnizimin e popullsisë. Mungesa e plotë e rezerave dimërore e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Menjëherë pas Apelit të lançuar nga Qeveria Shqiptare dhe në baze të raportimeve direkte nga operatorët tanë në zonat e prekura, Caritas Shqiptar ndërmori iniciativën për realizimin e ndërhyrjes për lehtësimin e situatës së krijuar duke asistuar një total prej 580 familjesh (7796 personash) të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Asistenca e dhënë ka konsistuar në ndihma ushqimore për popullsinë e izoluar, e cila arrinte një sasi prej 165,5 Ton ushqime. Zonat e ndihmuara nga kjo emergjencë kanë qënë Dioqeza e Sapës, Shkodrës, Rrëshenit dhe Pultit. Puna për përballimin dhe kapërcimin e këtij momenti të vështirë zgjati dy muaj. Organizimi dhe monitorimi i shpërndarjes në destinacion u bë me ndihmën e dioqezave dhe helikopterëve të ushtrisë.

Emergjenca e Përmbytjeve 2002.
Përmbytja që ndodhi në periudhën 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijuan një situatë të rëndë për zonat e Milotit, Lezhës, Torovicës, Zadrimës e Shkodrës.
•    U përmbytën mbi 16.000 ha tokë bujqësore
•    U prekën 7500 familje
•    U evakuuan shumë familje nga zonat e përmbytura
Zonat fshatare kanë pësuar një dem të jashtëzakonshëm, nga i cili është e vështirë të rikuperohet për disa vite.
Caritas Shqiptar ka qënë OJQ e parë që iu përgjigj nevojave imediate të banorëve të përmbytur, duke koordinuar me 4 Caritas-et Dioqezane të Veriut. Përgatitja e menjëhershme me një program ndërhyrjeje konsistoi në tre faza:
1.    Furnizimi i 600 familjeve te evakuuara në zonën e Lezhës me ushqime të ngrohta
2.    Shpërndarja e pakove ushqimore familjare për 1500 familje, duke mbuluar një periudhe nga 7-10 ditore.
3.    Rehabilitim i ekonomive të dëmtuara
4.    Rehabilitim i 140 shtëpive të dëmtuara.
Faza e parë e ndërhyrjes ka filluar në datën 25 Shtator, ku në qytetin e Lezhës kanë patur mundësi për t’u ushqyer deri në 600 persona nga menza e Caritas-it Shqiptar. Në datat 28 Shtator – 5 Nëntor 2002 janë siguruar ushqime të përgatitura në pako për 2000 familje dhe janë shpërndarë falë kontributit të gjithë misionarëve nëpër zona.
Për fazën e dytë, së bashku me Caritas-et Dioqezane, u parashikua që ndihma të jetë ne fushën e bujqësisë e blegtorisë.  
Në mbështetje të kësaj situate emergjente, Caritas Shqiptar arriti të asistonte 4774 Familje me ndihma ushqimore dhe me asistencë ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomive bujqësore të dëmtuara.  Ndihma e dhënë ka konsistuar në:
4962 Familje, banorë të zonave veri-perëndimore dhe veri-lindore  te asistuara me:
•    173.3 Ton ushqime (miell, vaj, sheqer, oriz, fasule, etj)
•    200 ton ushqime blegtorale dhe farëra bujqësore
•    300 krerë bagëti të shpërndarë
•    20.000 fidanë frutore
•    74 shtëpi (rehabilitim ose/dhe rikonstruksion i shtëpive të dëmtuara nga përmbytjet)

EMERGJENCA ‘PËRMBYTJET SHKURT – MARS 2004’
Nëpërmjet tij u mbështeten 910 familje të dëmtuara nga përmbytjet me rreth 99 ton ndihma ushqimore:
o    43 Familje te mbeshtetur nga Caritas Jug
o    202 familje te mbeshtetur nga Caritas Shkoder
o    165 familje te mbeshtetur nga Caritas Tirana
o    162 familje te mbeshtetur nga Caritas Lezhe
o    218 familje te mbeshtetur nga Caritas Sapa
o    82 familje te mbeshtetur nga Caritas Pult
o    226 familje te mbeshtetur nga Caritas Rreshen
Numri total i perfituesve arrin ne 6276 persona. Fale bashkepunimit me rrjetin tone te punes, dhe fale ndihmes se Organizatave tona simotra u arrit te shperndaheshin:
Miell         46.640 kg
Vaj           7.635 litra
Fasule         24.885 kg
Sheqer          3.532 kg
Oriz         15.460 kg

EMERGJENCA « PËRMBYTJE DHJETOR 2005 »
Ne përgjigje te situatës aktuale emergjente shkaktuar nga përmbytjet e Dhjetorit 2005, kryesisht ne zonat Jugore të Shqipërisë, Caritas Shqiptar ka angazhuar serisht forcat e veta, për te dhëne ndihmësen dhe kontributin ne favor te familjeve ne nevoje. Ne ketë kuadër, Caritas Shqiptar ka drejtuar një Apel Solidariteti Organizatave te tjera CARITAS ne Bote për te dhëne kontribute bamirëse, dhe ka planifikuar qe ndihma te konsistojë si me poshtë vijon :

•    Mbështetje me 100 Ton ushqime për 500 familje për një periudhe kohore 3 muaj
•    Rindërtim ose/dhe rehabilitim i 30 shtëpive te dëmtuara rende nga këto përmbytje.
•    Shpërndarje e shtretërve, batanijeve, dyshekë, çarçafë, dhe mjete te tjera shtëpiake për familjet e prekura. Këto ndihma Caritas-it Shqiptar do t’i mundësohen nga misionet, famullitë dhe Kishat e Vendeve fshqinje.
Theksojmë se rindërtimi dhe/ose rehabilitimi i shtëpive te dëmtuara është realizuar fale kontributit dhe solidaritet te Organizave Motra Caritas. Kosto totale e rindërtimit te një shtëpie ka qene ne vlerën e 5.000 Euro, ku Caritas Shqiptar ka mundësuar blerjen e te gjithë bazës materiale, ndërsa puna për ndërtimin e shtëpisë është realizuar me kontributin vullnetar te përfituesve.

Programi i Ndërhyrjes se Emergjencës për Përmbytjet e Dhjetor 2005, i cili filloi ne dhjetor te 2005. Ky program ka mbështetur deri tani rreth 647 familje me rreth 110 ton ushqime., dhe gjate vitit 2006 ka filluar ndërhyrja për rindërtimin e 19 shtëpive te dëmtuara nga përmbytjet e Dhjetor 2005.

Programi i Emergjencës i aktivizuar si përgjigje ndaj situatës kaotike te shkaktuar nga Përmbytjet ne Dhjetor 2005, ka arritur qe te japë asistencën gjate 2006 si me poshtë:

Asistence me Ushqime:
647 familje te asistuara me rreth 110 ton ushqime, kryesisht miell, oriz dhe fasule, dhe me një sasi te konsiderueshme materialesh si batanije, dyshekë, krevate, pallto dimri, TEC.

19 Shtëpi te Rindërtuara ose Rehabilituara
Caritas Dioqezan Shkodër Pult        3 shtëpi
Caritas Dioqezan Lezhe             3 shtëpi
Caritas Dioqezan SAPA            4 shtëpi
Caritas Dioqezan Rrëshen             3 shtëpi
Caritas Dioqezan Tirane-Durrës        3 shtëpi
Caritas Dioqezan JUG                11 shtëpi

Përfitues:     674 Familje

Emergjenca e shpërthimit të depove të municionit në Gërdec Mars 2009

Dëmet e shpërthimit të Gërdecit kanë qënë të konsiderueshme, si nga ana materiale ashtu dhe njerëzore e morale. Shume njerëz u vranë e shume te tjerë u plagosen. Ky eksplozion u shndërrua ne një tragjedi për banoret e Gërdecit e fshatrave përreth. Situata e krijuar ishte shume e rende për te gjithë, por vacanerisht për gratë e fëmijët.
Menjëherë pas marrjes se lajmit, Caritas vuri një pjesë të madhe të stafit dhe vullnetarëve në shërbim të kësaj emergjence. Qendrat shëndetësore të Caritas kanë luajtur një rol mjaft të madh në lehtësimin e kësaj situate. Shërbimet që Caritas ka afruar kane qënë me karakter shëndetësor e social. Këtu mund të përmendim:
•    Ndihmesa në veshmbathje dhe materiale sanitare
•    Ndihmesa në ushqime të ndryshme
•    Ndihmesa në fushën shëndetësore, ndihma e shpejtë dhe medikamente
•    Ofrimi i komponentëve rehabilitues
•    Asistence ndaj fëmijëve
•    Asistence ndaj grave dhe familjeve ne vështirësi