Sektori Emergjencave

Trajnim për Emergjencat

Me datë 26 Janar në mjediset e Caritas-it Shqiptar u organizua një trajnim me temë “Emergjencat dhe lehtësirat humanitare”. Trajnimi u organizua nga koordinatori i emergjencave në Caritas-in Rumun Thomas Hackl dhe bashkëpunëtorja e tij Ioana Bott me ftesën e Caritas-it Shqiptar. Në trajnim mori pjesë stafi i Sektorit Social dhe një grup nga vullnetarët e Caritas-it Shqiptar.Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  

UPDATE 5 Janar 2011

Ne ditet e fundit te muajit Dhjetor 2010 Caritas Shqiptar Shperndau ne zonat e prekuara nga permbytjet paketat e ushqimit, pastrimit dhe shtrojeve. Permbajtja e ketyre pakove u be e mundur nga ndihma e Qeverise Gjermane dhe Cordaid.Lexo më shumë

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

 

Emergjenca e shpërthimit të depove të municionit në Gërdec Mars 2009

Dëmet e shpërthimit të Gërdecit kanë qënë të konsiderueshme, si nga ana materiale ashtu dhe njerëzore e morale. Shume njerëz u vranë e shume te tjerë u plagosen. Ky eksplozion u shndërrua ne një tragjedi për banoret e Gërdecit e fshatrave përreth. Situata e krijuar ishte shume e rende për te gjithë, por vacanerisht për gratë e fëmijët. 
Menjëherë pas marrjes se lajmit, Caritas vuri një pjesë të madhe të stafit dhe vullnetarëve në shërbim të kësaj emergjence. Qendrat shëndetësore të Caritas kanë luajtur një rol mjaft të madh në lehtësimin e kësaj situate. Shërbimet që Caritas ka afruar kane qënë me karakter shëndetësor e social.

Këtu mund të përmendim:
•    Ndihmesa në veshmbathje dhe materiale sanitare
•    Ndihmesa në ushqime të ndryshme
•    Ndihmesa në fushën shëndetësore, ndihma e shpejtë dhe medikamente
•    Ofrimi i komponentëve rehabilitues
•    Asistence ndaj fëmijëve
•    Asistence ndaj grave dhe familjeve ne vështirësi
–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –
Debora Dhjetor 2001 – Janar 2002

Ndërhyrje për kapërcimin e situatës Emergjente të zonave të Veriut të izoluara nga rreshjet e bores Janar 2002, e cila konsistonte në mbështetjen ekonomike të 7796 personave me 165,5 Ton ushqime.

Ngarkesa e lartë e reshjeve të dëborës që karakterizoi fundin e vitit 2001 thuajse në gjithë territorin verior dhe verilindor të Shqipërisë, përkeqësoi shumë kushtet e jetesës duke izoluar plotësisht zonat e thella malore. Caritas Shqiptar infiltroi një sërë problemesh akute në lidhje me furnizimin e popullsisë. Mungesa e plotë e rezerave dimërore e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

 

Emergjenca Kosovare 1999
Pa asnjë hezitim, emergjenca kosovare mund të konsiderohet momenti më kulmor, i tërë veprimtarisë së shtrirë në harkun e 10 vjeçarit të parë të aktivitetit të Caritas Shqiptar. Në planin human e për më tepër në planin pastoral, nevojat e krijuara, që me fillimet e ardhjes së refugjatëve, imponuam veprime të sensibilizuara, të shpejta dhe me organizim të përsosur. Baza e shtrirjes së programit të emergjencës, apo qoftë edhe formimi i rrjetit aplikativ për kushte krejt specifike, sigurisht që zgjidhjen do ta gjenin përmes bashkëveprimit dhe lidhjeve të pandërprera me Caritas-et Dioqezane e strukturat permanente të kishës. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

 

Emergjenca pas shkatërrimit të firmave piramidale 1997
Mikroprojektet apo projektet e postemergjencës u zbatuan në mars 1997 – dhjetor 1998 me shtrirje në të gjithë territorin shqiptar. Me shkatërrimin e firmave piramidale, vendi u gjend në një situatë të dobësimit të shtetit, gjë që solli hapjen e depove të armëve. Kështu, situata u ndërlikua së tepërmi dhe trazirat reflektuan drejtpërsëdrejti në një rënie drastike të ekonomisë.Lexo më shumë…
–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –
Emergjenca “ Përmbytjet 1995-1996”

Shtator 1995-Janar 1996, përbën një periudhë kohore, gjatë së cilës zona të ndryshme të vendit, u ndeshën me dëmtime të rënda materiale. Kjo erdhi për shkak të ngarkesës së intensifikuar të fenomeneve atmosferike. Përmbytjet e herëpashershme, shndërruan në gërmadha shumë shtëpi banimi, në raste të veçanta duke marrë edhe jetë njerëzish. Lexo më shumë….

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

 

Emergjencat
Emergjenca pas rënies së komunizmit 1992-1995
Emergjenca e shkaktuar nga përmbytjet 1995-1996
Emergjenca ne periudhën e shembjes së firmave piramidale 1997-1998
Emergjenca e Kosovës 1998-2000
Emergjenca e dëborës Dhjetor 2001-Janar 2002
Emergjenca nga përmbytjet e shatorit 2002
Emergjenca nga përmbytjet Shkurt – Mars 2004
Emergjenca e shpërthimit të depove Gërdec

Gjatë 10 vjetorit të parë pas shembjes së komunizmit Shqipëria pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar ne situata krize dhe emergjencash. Caritas-i Shqiptar i është përshtatur vështirësive dhe nevojave të Shqiptarëve përgjatë kësaj periudhe tranzicioni.
Gjatë 10-të viteve te para të veprimtarisë, situatat emergjente kanë zënë thuajse të gjithë veprimtarinë e Caritas-it Shqiptar, duke i lënë pak kohë në dispozicion për t’u shtrirë në projektet afatgjata të zhvillimit. Populli Shqiptar në këtë periudhe pati nevoja të mëdha të ndihmesës materiale, për t’u mbijetuar vështirësive, katastrofave, përmbytjeve, anarkisë sociale dhe pasojave të luftës së Kosovës. Gjatë 6 viteve të fundit, Caritas është përpjekur të përmirësoje shërbimin ndaj situatave emergjente për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve ne nevojë.

 
Emergjenca Humanitare 1992-1995 Vitet e para të restaurimit të demokracisë së brishtë e gjetën Shqipërinë në kushtet e varfërisë ekstreme. Konfliktualiteti politik u shoqërua me një gjendje kaosi të gjithanshëm. Ulja e prodhimit, mbyllja e uzinave dhe fabrikave, shpërndarja e sistemit të ndërmarrjeve bujqësore shtetërore, shkaktuan një sërë plagësh sociale. Në këtë klimë të rënduar pas një persekutimi 50 vjeçar, të parët që u ofruan pa asnjë pretendim për t’i shërbyer Shqipërisë ishin ata pak misionarë të mbetur dhe motrat e priftërinjve e huaj. Si organ i Kishës Katolike, Caritas-i u udhëhoq nga solidariteti dhe dashuria për ata që vuajnë. Kriza e vendit mundësoi krijimin e raporteve të qëndrueshme me Caritas-et e tjera në Europë dhe donatorët e huaj. Nevojat e ndihmës që shfaqeshin në çdo vend, gjithmonë gjetën përgjigjen e dashamirësisë.
Në total, Emergjenca Humanitare’92-’95, bëri që të hyjnë në Shqipëri 8 252 ton ndihma Caritas, përfshirë këtu edhe makineri e artikuj të gjithanshëm në funksion të ndihmesës së popullit shqiptar, nga të cilat:
Ushqime – veshje                                 4 502,5 ton
Ilace, pajisje shëndetësore,                     103,4 ton.
Të tjera                                              3 646,2 ton