Femijeria NUK eshte shfrytezim per pune
Koalicioni “Bashke per Kujdesin Teresore te Femijeve” ne bashkepunim me Zyren e Koordinatrorit Kombetar
Kunder Trafikimit ne Njerez, Komiteti Rajonal Anti Trafik Fier, Drejtorine Arsimore Fier, Caritas Albania me date 30.01.2011, organizoj aktivitetin ndergjegjesues “Femijeria NUK eshte shfrytezim per Pune” ne shkollen 9-te vjecare, Mark Dashi. Ne aktivitet moren pjese rrethe 80 femije te klasave te ndryshme, mesues dhe stafi perdagogjik i shkolles. Qellimi kryesor i ketij aktiviteti ishte rritja e nivelit te ndergjegjesimit tek femijet, mesuesit dhe mbare komunitetit ne qytetin e Fierit, qe femijeria nuk perfaqeson nje krahe pune me shume per sigurimin e te ardhurave.
Aktiviteti u pershendeti Zv.Ministria e Brendshme, njeheresh edhe Koordinatorja Kombetare Kunder Trafikimit ne Njerez, znj.Iva Zajmi, e cila theksoj qe femijet nuk duhet te lejohen te punojne dhe te shfrytezohen. Femijet jane e ardhmja, ata duhet te shkollohen dhe te arsimohen, jo te enden rrugeve me tezga ne duar, tha Znj.Zajmi. Pjesmarres ne kete aktivitet ishin edhe Znj. Zana Numani, Drejtoresha e Drejtorise Arsimore Rajonale, Fier, Z.Zini Kore president i BKTF-se, te cilet theksuan, qe femijet kane te drejte te kene nje jete normale, te arsimohen dhe edukohen, te kene kohe te lire per zhvillimin e veprimtarive te ndryshme te jetes se tyre.Caritasi Shqiptar ofroj ndihmen e tij ne organizimin e aktivitetit, ne pergatitjen salles, shperndarjen e materialeve dhe fletepalosjeve per pjesmarresit. Ne vijim te ketij aktiviteti, femijet e shkolles performuan recitime, me teme kryesore punen e femijeve. Ne fund te aktivitetit te gjithe pjesmarresit u ftuan te vizitonin ekspoziten me fotografi dhe vizatime te realizuar nga vete femijet.