Të nderuar përfaqësues të mediave,

Caritas-i Shqiptar, si pjesë përbërëse e rrjetit të Caritas-it Ndërkombëtar është bashkuar në fushatën globale “Një familje njerëzore, ushqim për të gjithë”, shpallur nga Papa Françesku, më 10 Dhjetor 2013, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në 164 vende të botës. Në kuadër të fushatës, në datat 13-19 Tetor 2014, është parashikuar të organizohet “Java e Veprimit” në luftën kundër urisë në mbarë botën.

Caritas-i Shqiptar me qëllim sensiblizimin e shoqërisë në luftën kundër urisë, më datë 14.10.2014, ora 10:00, do të organizojë Meshën e Shenjtë së bashku me një program të veçantë kushtuar të drejtës për ushqim, në Katedralen e “Shën Palit”, Tiranë.

“Isha i uritur dhe më dhatë të ha. Fjalët e Zotit tonë vijnë tek ne sot, duke na treguar të mos largohemi, indiferentë, kur e dimë se i afërmi ynë është i uritur”, Papa Françesku.

caritas_logo                          one_human_family

PROGRAM
MESHA E SHENJTË

14.10.2014, ora 10:00
Katedralja e “Shën Palit”, Tiranë


Lexime nga tre punonjës të Caritas-it Shqiptar të urdhërimeve për një të ardhme pa uri

Video: Dy mesazhe nga Papa Françesku, në mbështetje të fushatës globale “Një familje njerëzore, ushqim për të gjithë”

Video: Dy video të realizuara nga rrjeti i Caritas-it Ndërkombëtar

Video: Shpërndarja e paketave ushqimore për të varfërit nga Caritas-i Shqiptar

Fjalimet nga drejtuesit e Caritas-it Shqiptar
Imzot George Frendo, President i Caritas-it Shqiptar
dhe Dr. Albert Nikolla, Drejtor i Caritas-it Shqiptar

Ushqim për të gjithë, në mjediset e Katedrales