Caritas-i shqiptar në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi Dhe Paqe organizuan me datën 10-12-2009 konferencën përmbyllëse të një studimi rreth fenomenit të gjakmarrjes sot në vendin tonë. Në këtë konferencë ne patëm shumë të ftuar nga të gjitha fushat e shoqërisë Shqiptare si Aldo Bumçi, deputet i PD, Arjana Qatipi Gazetare, Ervin Karamuça përfaqësues i Avokatit të popullit etj. Në kuadër të këtij projekti janë kryer disa intervista me personalitete të vendit si Vasilika Hysi deputete e PS dhe ish kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shqipëri.
Zoti Mirush Kabashi në intervistën e tij e cila u krye për të parë mundësitë që ka arti për të influencuar rreth zgjidhjes së këtij fenomeni thotë. “në vende të tjera të botës shoqata prestigjoze si Unicef apo Unesco kanë si ambasador të tyre aktor pasi dihet se ata kanë popullaritet më të madh se sa politikanët.” Por, nëse kjo ndodhë në botë këtu në Shqipëri nuk ndodh së pari sepse nuk ka fonde dhe së dyti sepse shoqata e aktorve nuk ekziston . Allegretto Albania, edhe pse nje shfaqe e cila i referohet fenomenit të gjakmarrjes ka shkuar në kosovë por, jo në Shkodër aty ku është edhe plaga e madhe e këtij fenomeni dhe kjo sipas Zotit Kabashi ndodh pikërishtë prej mungesës së fondeve. Zoti Kabashi thotë se “burrë i vërtetë është ai që fal dhe jo ai që merr Gjak”
Zoti Ervin Karamuça thotë se problemi i Kanunit nuk është një problem juridik por, një problem social dhe shton se në një shtet domokratik nuk mund të ekzistoj gjakmarrja.
“ Ligjet tona janë të vendosura me konsenus të përbashkët i cili nuk ka lejuar kthimin në rutimente të së kaluarës.” Zoti Karamuça thotë se duhen ndjekur penalisht edhe ata që bëjnë kanosjen.
Aldo Bumçi thotë se gjakmarrja nuk duhet t’i përkasë sot rendit të ditës por, historianëve dhe antropologeve të ndryshëm. Gjithashtu ai thekson se gjakmarrja është një fenomen i limituar në disa zona të veriut dhe “ nuk mund të jetë përfaqësues i këtij vendi.”
Arjana Qatipi thotë se media nuk është marrë me këtë fenomen aq sa duhet dhe se nëse do t’i kushtonte rëndësi do të mund të influenconte më shumë. “Në vitin 1994 një emision që unë bëra u bë shkak që kryetari i parlamentit të asaj kohe Pjetër Arbnori të mblidhte një tryezë me deputetët dhe kryetarët e komunave dhe bashkive për të diskutuar rreth fenomenit”
Enkelejda Qama sociologe thotë “Ky fenomen shkaton shumë probleme sociale te të rinjtë dhe te fëmijët, ata janë të rinj pa rini fëmijë pa fëmejëri.”
Luigj Mila Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Drejtësi dhe Paqe thotë se gjakmarrja ka ekzistuar edhe në vende të tjera qëe sot janë të zhvilluara. “Në Suedi ka ekzistuar gjakmarrja por gjaku atje mund të blihej.
Darjan Konomi ndalet tek nevoja e një strategjie gjithpërfshirëse. “Ne duhet të krijojmë një rrjet bashkëpunimi pasi kjo do t’a bënte përpjekjen tonë më të besuar në sytë e shoqërisë.
Së fundmi Don Enzo thotë se “Ata janë katolik nëc shumicën e tyre dhe mendoj se kisha katolike duhet të reagoj duke i përjashtar ata nga gjiri i saj”