HISTORIKU I SEKTORIT SHËNDETËSOR

Sektori Shëndetësor ka qënë dhe vazhdon te mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm gjatë këtyre 17 viteve të ekzistencës së Caritas Shqiptar. Vështirësitë ekonomike të tranzicionit kanë reflektuar paralelisht, duke shkaktuar gjurmë të thella në shëndetin e komunitetit. Caritas Shqiptar në bashkëpunim me shërbimin e drejtpërdrejtë te Misioneve Katolike, ka arritur të vërë në efiçencë të plotë një rrjet të zgjeruar veprimi në ndihmë të shëndetit të komunitetit. Caritas ka punuar duke mbështetur strukturat shëndetësore shtetërore, dhe duke dhënë ndihmë të veçantë personave me nevoja shëndetësore, duke përfshirë këtu materiale të ndryshme diagnostikuese, medikamente, e pajisje të ndryshme. Ky sektor ka qënë gjithmonë i gatshëm në raste emergjencash, ka asistuar grupmosha të ndryshme, persona me aftësi të kufizuara dhe pacientë të sëmundjeve të ndryshme e ato terminalë. Me rëndësi të vecantë mbetet projekti i cili i ka ardhur ne ndihmë pacientëve të cilët nuk kanë patur mundësi kurimi në Shqipëri dhe dërgimin e tyre në  spitale të specializuara jashtë vendit kryesisht në Itali, diagnozat më predominuese kanë qënë; Cardiologjia, Tumorit, Okulistika, Ortopedia, ORL, Neurologjia, Kirurgjia, Leucemise, Nefrologji.

Aktiviteti i  Sektorit Shëndetësor

Aktiviteti i Sektorit Shëndetësor ndër vite është zbatuar nëpërmjet 53 qëndrave shëndetësore Caritas Shqiptar, Ambulanca, Infermeri dhe Qëndra Dëgjimi të ndara në Dioqeza.

Shërbimet që ofrohen nëpërmjet Sektorit Shëndetësor janë:
• Asistencë në banesë
• Asistencë shëndetësore
• Asistencë për pacientët terminalë
• Asistencë për personat me aftësi të kufizuara
• Dërgim jashtë Shqipërisë për fëmijët me sëmundje Cardiopatiche
• Asistencë fisioterapie
• Asistencë stomatologjie
• Kurse Edukimi shëndetësor për komunitetin
• Kurse Formimi për operatorë shëndetësore
• Koordinim në Rrjetin Caritas
Për arritjen e qëllimit të këtij programi dhe realizimit të tij është bazuar në këto aktivitete kryesore:

1. Formim i vazhdueshëm i operatorëve shëndetësore Caritas

Sektori Shëndetësor në bashkëpunim me Ekipin Konsulent të Caritas Shqiptar me Mjekë nga Q.S.U.T  “Nënë Tereza”  ka organizuar në vit katër takime formimi ku në secilën prej tyre kanë marrë pjesë rreth 110 operatorë shëndetësorë.

2. Aktiviteti i Koordinimit të qëndrave shëndetësore

Sektori Shëndetësor i Caritas-it Shqiptar oranizon në mënyrë të programuar takime me  Përgjegjëset e Zv/Përgjegjëset Dioqezane Shëndetësore  për të arritur koordinimin e punës dhe aktiviteteve që zhvillohen në qëndra. Kështu gjatë një viti organizohen katër takime kordinimi, dy takime në cdo 6-mujor.

3. Aktiviteti i Kujdesit Shëndetësor Parësor

Me këtë aktivitet kuptohet puna e përditshme në qëndra si: vizita e pacientëve si dhe aktivitete specifike si: fizioterapia, stomatologjia, asistencë në shtëpi të pacientëve terminal etj.
Duhet theksuar se qëndrat shëndetësore të Caritas Shqiptar funksionojnë sipas të gjitha standarteve dhe me një cilësi të lartë shërbimi. Të githa këto qëndra shëndetësore cdo 6-mujor përgatisin statistika mbi numrin e përfituesve nga vizitat  kryera në qëndrat shëndetësore të Caritas dhe kjo do të demostrohet shumë qartë nëpërmjet grafikut të mëposhtëm i cili do të përmbajë të dhëna nga viti 2002-2009:

4. Kurse të Edukimit Shëndetësor për komunitetin

Për parandalim të sëmundjeve dhe përmirësim të higjenës ambientale e personale në 53 qëndrat shëndetësore të Caritas, gjatë vitit 2009 janë kryer takime në komunitet mbi edukimin shëndetësor me pjesmarrje të rreth 1424 personave të grupmoshave të ndryshme ku jane trajtuar tema si; parandalimi i sëmundjeve, higjena personale, sëmundjet infektive, shtatzania, ushqyerja, duhani e droga etj.