Historiku 

Sektori Shëndetësor

Sektori Shëndetësor ka qënë dhe vazhdon te mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm gjatë këtyre 19 viteve të ekzistencës së Caritas  Shqiptar. Vështirësitë ekonomike të tranzicionit kanë reflektuar paralelisht, duke shkaktuar gjurmë të thella në shëndetin e komunitetit. Caritas  Shqiptar në bashkëpunim me shërbimin e drejtpërdrejtë te Misioneve Katolike në Shqipëri, ka arritur të vërë në efiçencë të plotë një rrjet të  zgjeruar veprimi në ndihmë të shëndetit të komunitetit. Caritas

Shqiptar ka punuar duke mbështetur strukturat shëndetësore shtetërore, dhe duke dhënë ndihmë të veçantë personave me probleme  shëndetësore, duke përfshirë këtu materiale të ndryshme diagnostikuese, medikamente dhe pajisje të ndryshme. Ky sektor ka qënë gjithmonë i  gatshëm në raste emergjencash, ka asistuar grup-mosha të ndryshme, persona me aftësi të kufizuar dhe persona të prekur nga sëmundje  terminale. Me rëndësi të vecantë mbetet projekti i cili i ka ardhur në ndihmë personave të prekur nga sëmundje të pa kurueshme në Shqipëri,  dhe kurimi i tyre në spitale të specializuara jashtë vendit kryesisht në Itali. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – – –  –  –

Botimet

Hartimi dhe publikimi i Raport Studimit “Vëzhgim i kushteve dhe nevojave të Personave me Aftësi të  Kufizuara Mendore” mundësuar me financim te Agjencise Austriake per Zhvillim dhe Kooperim dhe Caritas Austria. (Tetor 2009) 

Inisiativa për të ndërmarrë këtë vlerësim është e Caritas Shqipëri, për ta orientuar atë në ndihmën sa më efektive ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara në të tre qytetet. Rezultatet e këtij vëzhgimi hedhin dritë mbi praninë mes nesh të fëmijëve me aftësi të kufizuara të pashkollë edhe pse kanë shumë dëshirë ta ndjekin atë; të të rinjve me aftësi të kufizuara, që edhe pse kanë bërë të pamundurën për t’u kualifikuar, mbeten të papunë, duke u shkelur hapur e drejta ligjore për punësimin e tyre; të njerëzve të ngujuar përjetësisht brenda banesave të tyre të rrënuara, pa pasur mundësi të shohin dritën e diellit sepse nuk kanë një karrige me rrota, sepse jetojnë në kate të sipërme të pallateve të papërshtatur, sepse rrrugët ku duhet të ecin, ambientet publike shteterore janë me shkallë dhe nuk i lejojnë ato të afrohen. Rezultate të këtij vëzhgimi flasin për nëna të sfilitura, të stresuara e të pamundura të punojnë pasi kanë gjithë jetën që të vetme kujdesen për fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara, flasin për një mungesë totale të shërbimeve sociale e rehabilituese, të nevojshme për këta njerëz. Situata e paraqitur nga vëzhgimi dhe konkluzionet e analizës së saj diktojnë ndërhyrje të menjëherëshme për përmirësime.

–  –  –  –  –  –  –  –   –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – – 

Hartimi dhe publikimi i Raport Studimit “Përkrahja shoqërore për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore”  mundësuar me financim te AMSHC-së (Tetor 2011)

Në fund të muajit Qershor u mundësua botimi i raport studimit ”Përkujdesi shoqëror për personat me aftësi të kufizuara mendore”.

Përmes raport studimit u mundësua të bëhet nje fotografim dhe raportim i të dhënave mbi kushtet dhe nevojat e rreth 600 personave me aftësi të kufizuar mendore dhe respektivisht familjarëve të tyre. Nga përpunimi i të dhënave doli qartë se në Shqipëri edhe pse rezulton të kemi një kuadër ligjor të kompletuar ende sot efektet e zbatimit nuk kane arritur tek përfituesit. Ngritja dhe publikimi i raport studimit i realizuar në mënyrë tepër objektive dhe me transparencë të plotë mundësoi paraqitjen  e nevojave bazë të reflektuara nga familjarët si dhe të mundësojë dhënien  e rekomandimeve të cilat do të mund të shërbjnë në marrjen e masave ekeftive dhe te zbatueshme në përgjigje të nevojave specifike që kategoria e personave me aftësi të kufizuar mendore mbart.

Raport Studimi “Vëzhgim mbi gjendjen dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara në qytetet Shkodër, Laç e Fushë – Krujë”

–  –  –  –  –  –  –  –   –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

Dokumentari filmik mbi aktivitetin e Qendrave Shendetesore të Caritas  Shqiptar (Maj 2010)

Realizmi i dokumentarit filmik do të shërbejë për promovimin dhe njohjen me kontributin që Qendrat Shëndetësore të menaxhuara nga Caritas Shqiptar ofrojnë në përmirësimin e shëndetit publik. Ofrimi i asistences mjekësore cilësore dhe implementimi i modelit social-shëndetësor si tepër efikas do të mund të nxis bashkëpunimin e mëtejshem me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me struktura të tjera mbështetëse. 

Përmes pasqyrimit të funksionimit të 49 QSH që operojnë ne fushën e Kujdesit Shëndetësor Parësor do të mund të kuptohet më qartë roli kontribues i Caritas-it Shqiptar në kuadër të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

–  –  –  –  –  –  –  –   –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Prezantimi i dokumentarit “Për të Lehtësuar një dhimbje” i mundësuar me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Kooperim si dhe të Caritas-it Austriak mundësoi njohjen me arritjet dhe mosarritjet në funksion të zbatimit të Strategjisë Kombetare për PAK në Shqipëri. Në fokus të dokumentarit ishte evidentimi i arritjeve të mundesuara në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për aftësinë e kufizuar si dhe evidentimi i rolit të shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të PAK. Dokumentari demostron qartë nivelin e arritur në integrimin dhe përfshirjen sociale të PAK në komunitet, duke evidentuar dhe kërkuar vemendjen dhe angazhimin e strukturave qeverisëse si MASH, MSH apo MPÇSSHB në zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe kuadrin ligjor në mbrojtje të interesave të PAK. Premiera e dokumentarit filmik u mundësua gjatë konferencës së zhvilluar më 20 Tetor 2011, në ambientet e Rogner Hotel Europapark, konference gjatë të cilës u bë dhe prezantimi i rezultateve të raport studimit “Përkujdesi shoqëror për personat me aftësi të kufizura mendore” të mundësuar me  financim të AMSHC-se.

–  –  –  –  –  –  –  –   –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Publikimi i buletinit “Dimension”, buletin periodik informativ mbi aftësinë e kufizuar.

Janë botuar numrat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 me rubrika që trajtojnë çështjet e aftësisë së kufizuar në vend.

Sektori Shëndetësor në kuadër të implementimit të projektit “Jetë e Çmueshme-Çmueshëm Jetoj”, ka mundësuar përgatititjen dhe publikimin e buletinit informativ “Dimension“. Publikimi i këtij buletini mundëson promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuara si dhe njëkohësisht mundëson nxjerrjen në pah të gjithë problematikave që mbartin PAK dhe familjarët e tyre. Përmes buletinit informativ personat me aftësi të kufizuara fitojnë njohuri mbi kuadrin ligjor si dhe identifikimin e shërbimeve sociale dhe mbështetëse të ngritura në komunitet.

 

 

Revista Periodike “Dimension”

Revista Periodike “Dimension 2”

Revista Periodike “Dimension 3”

Revista Periodike “Dimension 4”

Revista Periodike “Dimension 5

Revista Periodike “Dimension 6”

Raport Studimi “Përkujdesi Shoqëror për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore”