Ne bashkëpunim me misionet. Rreth 80 kopshte parashkollore, të cilat funksionojnë pranë kongregatave e misioneve katolike.
Ky Program përfshin aktivitetet ne 80 kopshte fëmijësh te cilët administrohen nga Misionet e Motrave ne pothuaj te gjithë territorin e Shqipërisë. Këto kopshte funksionojnë ne ndihme te strukturave arsimore parashkollore te shtetit Shqiptar, duke siguruar shërbime arsimore ne veçanti për fëmijët banore te zonave te largëta.
2- PUNA ME KOMUNITETIN PER SENSIBILIZIMIN E POPULLSISE KUNDER FENOMENEVE NEGATIVE SOCIALE DHE VENDOSJA E PAQES MES NJEREZVE.
Puna e zhvilluar ne kete drejtim ka qene e fokusuar ne disa prej problematuikave dhe fenomeneve sociale si:
– Puna me Gratë, duke i përfshirë ne kurse profesionale, pune ne grupe, me qellim qe te kuptojnë rolin e madh qe ato luajnë ne zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
– Lufta kundër fenomenit te drogës, aktivitet ky qe zhvillohet nëpërmjet organizimit te seminareve e takimeve te ndryshme formuese si nga qendrat tona shëndetësore dhe nga organizata partnere.
– Mbështetje e viktimave te tranzicionit, program ky qe ka si qellim asistimin ekonomik te atyre familjeve te cilat gjenden ne vështirësi te mëdha ekonomike: familje me fëmije me aftësi te kufizuara, familje me mungese te një prindi, familje te cilat jane te privuar nga asistenca sociale, familje me prinderit invalide, etj.
– Lufta kunder fenomenit te gjakmarrjes, aktivitet ky i zhvilluar kryesisht ne zonat e veriut, ne bashkepunim te ngushte me Organizaten Drejtesi e Paqe.
– Shkollim i femijeve te rruges, program qe ka si qellim kryesor dhenien e mundesise se shkollimit te atyre femijeve te cilet per arsye te ndryshme gjenden pa perkrahje.
– Ndërhyrja për ndërtimin e 13 Qendrave të Komunitetit, ka qënë një ndër nismat më madhore të Caritas-it. Qëllimi ka konsistuar në zhvillimin e zonave më të izoluara ose periferike.
– Kundër keqtrajtimit të gruas, projekte që kthehen në instrumente mbështetjeje morale e materiale për viktimat e korrupsionit. Caritas ka treguar përkujdesje të veçantë për gratë e vajzat viktima, duke i gjetur strehë, dhe duke ruajtur konfidecialitetin.
– Ndërtimi e riparimi i shkollave në zonat e varfra sidomos në veri të vendit, duke filluar nga 1995 në vazhdim. Shkollat u restauruan dhe u pajisën me mjete mësimore.
– Ndihmesa dhe organizimi i shkollimit përmes kurseve të formimit, edhe në kushtet e vështira të emergjencës, duke ofruar mësim përmes mësimdhënies, siç ndodhi në emergjencën kosovare.
– Zhvillimi i kurseve trajnuese dhe formative, mbledhjeve të karakteritsocial, për kulturimin fetar e human, duke vënë shpesh herë në dispozicion ambientet e Caritas-it Shqiptar.
– Financimi dhe organizimi i botimeve, ku vlen të përmenden gazeta “Informalbania, që informonte mbi veprimtarinë e Caritas-it dhe problemet e shoqërisë, artit e kulturës. Libri “Krahët e Fluturës” ku pasqyron veprimtarinë e Caritas-it Shqiptar deri ne vitin 1996.
Shndërrimet e shpejta që sollën vitet ’90 për popullin shqiptar, në përshtatje përshkallëzimet dhe tendencat për t’i kushtuar vëmendje strukturimit dhe kërkesave të përgjithshme për një pasurim të shpejtë material, kanw cuar drejt nevojës pwr rritjen e vlerave ndërgjegjësuese dhe të formimit njerëzor. Në shumë raste, aktualiteti për individin ka evidentuar mungesën e pikave të referimit dhe privimin ndaj një sërë vlerash etiko-morale të domosdoshme për të çuar përpara zhvillimin socio-politik, kulturor, fetar e ekonomik.
AKTIVITETET E ZHVILLUARA GJATE VITIT 2002 – 2003
Ecuria e Sektorit Social gjatë vitit 2002.
Sektori Social i Caritasit Shqiptar, si një sektor përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve sociale në bashkëpunim me Caritaset Dioqezane, megjithse është një sektor me mangësi nga ana strukturore pasi puna koordinohet vetem nga nje person, ka bërë të mundur vazhdimsinë e punës lidhur me aktivitete e projektet.
1 – PROJEKTI “RINIA E SHQIPËRISË, KAPITALI SOCIAL I SË ARDHMES”
Gjatë këtij viti është bërë përgatitja, prezantimi dhe fillimi i zbatimit të projektit Rinor, i cili ka një shtrirje gjeografike në të gjitha dioqezat dhe përfshin 45 qendra ku zhvillohen aktivitete rinore. Qëllim kryesor i këtij projekti është ngritja dhe vënia në funksionim e një rrjeti ndër dioqezan për koordinimin e aktiviteteve të ndryshme. Deri tani është bërë i mundur identifikimi dhe prezantimi i koordinatorëvë, si përfaqsues të Caritaseve Dioqezane, të cilët do të mundësojnë koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve në shkallë dioqeze. Në takimin kombëtar, që u zhvillua në Shkodër 26-29 shtator 2002, për prezantimin e projektit morën pjesë, përveç koordinatorëve, edhe 60 të rinjë që janë të angazhuar në aktivitete me rininë nëpër qendra të ndryshme.
Një takim tjetër për koordinimin e aktiviteteve është organizuar edhe në Tiranë më 10 tetor 2002, në të cilin morën pjesë koordinatorë të disa dioqezave të Shqipërisë. (Shih listën e koordinatorëve bashkangjitur).
Për organizimin e punës në dioqezën e Jugut është angazhuar misioni Katolik i Lushnjes, i cili ka zhvilluar edhe një takim koordinimi me datë 31 tetor 2002, ku edhe u caktua koordinatori i qendrës së Lushnjës si përfaqsues dhe koordinator për dioqezën.
Situata e aktiviteteve rinore.
Aktivitetet rinore në shkallë dioqezane kanë vazhduar dhe deri tani janë lëvruar fondet për një pjesë të projekteve për dy dioqezat Shkodër dhe Rrëshen.
Dioqeza e Jugut dhe e Lezhës kanë paraqitur projektet për qendrat e tyre, ndërkohë që aktivitetet me të rinjtë në këto qendra zhvillohen rregullisht.
Ndërsa Dioqeza e Sapës, Pultit nuk kanë paraqitur asnjë projekt, dioqeza e Durrës-Tiranës po i rishikon edhe një herë propozimet e qendrave që zhvillojnë aktivitete me të rinjtë.
Vështirësi të hasura:
• Ndryshimet e vazhduara në Caritaset Dioqezane, mosparaqitja në kohë e projekteve, ose në disa raste mosprezantimi i asnjë projekti, emergjenca e përmbytjeve në disa zona; nuk kanë bërë të mundur fillimin e financimeve për të gjithë miniprojektet e qendrave rinore, të cilat janë parashikuar të marrin pjesë në projekt.
• Mungesa e pothuajse 1/3 së buxhetit të kërkuar për zbatimin e këtij projekti, përbën një problem për të ardhmen e afërt të projektit. Një gjë e tillë duhet të shihet me prioritet, në mënyrë që të arrihet qëllimi i projektit.
2 – PROJEKT PËR TË MITURIT
Projekt për të miturit është një tjetër projekt në fazën e përgatitjes. Ky do të jetë një vazhdim i projektit të nisur në vitin 1998 nga Caritas-i Italian me financimet e ECHO, Tiranë, projekt i cili gjatë vitit ’99 – ’00 u zbatua në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar.
Aktualisht po punohet në përgatitjen e draftit për tu prezantuar për financim.
3 – BASHKEPUNIMI CARITAS SHQIPTAR – WFP
Një inisiativë tjetër që mendohet të ndërmerret është edhe ajo e ndihmës së disa familjeve më në vështirësi në çdo dioqezë. Projekti konsiston në ndihmë ushqimore të këtyre familjeve në këmbim të angazhimit të tyre në jetën shoqërore në komunitetin ku ata jetojnë. Projekti fokuson në dy drejtime
1. Food for work, që presupozon pjesmarrjen aktive të personave në mirëmbajtjen e ambjentit.
2. Puna me gratë dhe sensibilizimi i tyre për rolin që kanë në familje dhe shoqëri.
Ky projekt mendohet të realizohet në bashkëpunim me caritaset Dioqezane dhe me mbështetjen e WFP, i cili do të mundësojë furnizimin me ushqime të familjeve.
4 – ANGAZHIME TE TJERA TE SEKTORIT:
Gjatë kësaj periudhe ia vlen të përmendet:
• Ngritja dhe vënia në funksionim e sallës së kompjuterave, që do të përdoret për ngritjen profesionale të stafit të Caritasit Shqiptar dhe Caritaseve Dioqezane, organizuar nga Terri Dutto, përfaqsues i Caritas Internacionalis në Shqipëri.
• Pjesmarrja në emergjencën e përmbytjes së disa zonave të Lezhës dhe Shkodrës.
AKTIVITETET E ZHVILLUARA GJATE VITIT 2004 – 2005
PROGRAMI I TE MITURVE, nepermjet tij u realizuan:
– Aktivitete te Edukimit Kulturor te te miturve ne qendrat sociale prane Misioneve dhe Kishave Katolike ne Dioqesa
– Bashkejetesa ne Komunitet si mjet per t’i nxjerre nga izolimi
– Edukimi i te miturve me nderthurjen e elementeve te tolerances qe ne femijeri
– Aktivitete edukimi mbi menyren e civilizuar te sjelljes, si me femijet dhe me prinderit, etj.
PROGRAMI “ LUFTE VARFERISE EKSTREME”, nepermjet tij eshte realizuar mbeshtetja e familjeve te cilat jetojne ne kushte te varferise ekstreme:
– familjet pa shtepi banimi qe jetojne ne kasolle te improvizuara
– familje me anetare te semure, te cilet kane nevoje per asistencen e personave te tjere te familjes, dhe qe nuk kane asnje te ardhur financiare
– familje me shume femije, dhe ata te cilet kane humbur prinderit nga aksidentet apo gjakmarrja dhe nuk kane mbeshtetje
– familje qe iu jane demtuar pasurite dhe shtepite nga katastrofat natyrore dhe zjarret dhe nuk kane patur mbeshtetje nga Programe apo Organizata te tjera
– familje qe kane anetare me aftesi te kufizuara (mendore dhe/ose fizike), dhe pleq pa te ardhura
– dhe raste te tjera, te klasifikuara nga Misionet si familje qe jetojne ne kushte te varferise ekstreme.
PROGRAMI SOCIAL “RINIA DIOQESANE: AKTOR TE NDRYSHIMIT NE KOMUNITETET E TYRE”. Ky eshte nje program i ri ne bashkepunim me CRS ne Shqiperi dhe sapo ka filluar zbatimin. Ka si qellim ndertimin e kapacitetit te rreth 30 te rinjve vullnetare te Caritas-it (ne moshen ndermjet 18-25 vjec) per t’u angazhuar aktivisht ne komunitetet e tyre si promovues te ndryshimit. Kjo do t’i kontriuboje objektivave afat-gjate te Caritas-eve Dioqesane dhe Caritas-it Shqiptar per te kontribuar ne zhvillimin e Rinise Shqiptare dhe gjithashtu per te ndertuar kapacitetet e te rinjve vullnetareve Caritas per te qene te afte te realizojne.
TAKIME TE NDRYSHME
“Motivimi dhe misioni i Operatoreve Dioqesane” ( 5 Shkurt 2004 )
Qellimi i ketij seminari ishte qe operatoret e Caritas-eve Dioqesane te thellonin njohurite, kuptimin dhe konceptimin e: natyres se te qenurit operator caritas; motivimit; misionit; kerkesat qe duhet te permbushen persa i perket kapacitetit profesional si operator dioqesan dhe si i tille te realizoje me sukses misionin e tij; njohuri mbi organizimin e Caritas si Institucion; etj. Dhenia dhe kuptimi i ketyre koncepteve kishte si qellim qe operatoret dioqesane te aftesohen per t’iu pergjigjur nevojave administrative qe kane Strukturat Dioqesane, dhe te kontriubojne ne menyre pozitive ne ndertimin e nje rrjeti te forte pune dhe ne punen qe ben Caritas Kombetar Shqiptar.
Kjo tematike u pasua dhe nga disa vizita formative ne strukturat dioqesane te trajnuesit, z. Terry Dutto dhe znj. Cristine Clignon, te Caritas Italianes, ne menyre qe te jepej ndihmese teknike ne kapercimin e veshtiresive gjate puneve administrative qe operatoret kryejne ne Caritas-et Dioqesane.
“Animacioni Social” (16 Korrik 2004)
Qellimi i ketij Seminari ishte qe operatoret dioqesane te njiheshin me disa koncepte baze mbi animacionin social si psh: c’eshte animacioni? Si te ndertohet nje skuader pune? Si te organizojme nje mbledhje? Si te ndertojme nje plan strategjik?
Ne kuader te intergrimit te Programit te Animacionit Social, u pa e nevojshme qe operatoreve dioqesane t’iu jepej mundesia te njiheshin me disa koncepte baze te ketyre programeve dhe me disa metodologji dhe teknika te cilat do t’iu vlejne jo vetem ne zbatimin dhe realizimin e programit te animacionit social ne dioqesat e tyre, por edhe ne zhvillimin e shume aktiviteteve dhe projekteve te tjera qe strukturat dioqesane do te zhvillojne ne te ardhmen.
“Perfshirja Sociale e te rinjve” ( 23-25 Shtator 2004 )
Seminari ishte nje vazhdimesi e Seminarit mbi Animacionin Social, por me nje focus te vencante mbi perfshirjen sociale te te rinjve. Seminari u zhvillua jo pa qellim ne Mal te Zi, por per faktin se Qendrat dhe Komisionet Rinore te Caritas Mal i Zi shquhen per nje organizim shume te mire te grupeve rinore, dhe shkembimi i eksperiencave dhe mundesia per te pare nga afer se si jane te perfshire te rinjte ne aktivitete dhe programe ne kete Vend, u pa si nje shans shume i mire dhe per operatoret tane, te cilet shume metodologji dhe teknika pune te mesuara gjate ketij seminari, jane te gatshem t’i aplikojne dhe ne realitetet e tyre Dioqesane.
Me date 25.09.2004 me pjesemarresit u zhvillua nje takim reflektimi mbi ecurine dhe realizimin e ketij programi formimi per kete vit, ku ata paten mundesine te shprehnin sugjerimet, verejtjet, dhe idete e tyre per t’u patur parasysh ne Programe te ardhshme formimi. Nder te tjera Operatoret Dioqezane shprehen mendimin e tyre lidhur me:
– nje perfshirje me te madhe te tyre ne vendim-marrje, ne menyre qe te programohet me mire puna ne nivel dioqesan
– nje sensibilitet me i madh nga ana e Drejtoreve, persa i perket pjesemarrjes se operatoreve ne seminare formimi, ne menyre qe te mos mbingarkohen me shume detyra ne kohen kur duhet te marrin pjese ne seminare formimi
– te zhvillohen seminare formimi mbi temen e vullnetarizmit: formim, motivim, ngritje sistemi vullnetaresh, strategjine dhe ndertimi i rrjetit te vullnetareve dhe ruajtja e ketij sistemi.
– Te zhvillohen seminare formimi mbi Ciklin e Projektit (Project-Design and Reporting)si dhe Kontabilitet.
Prioritet 1
Integrimi i Programit te Animacionit Social dhe Formimit te Animatoreve.
Ne baze te marreveshjes ndermjet Caritas Shqiptar dhe Secours Catholique (Caritas Francez) qe prej fillimit te 2004, eshte integruar plotesisht ne strukturat dhe nen menaxhimin e Caritas Shqiptar, realizimi i Programit te Animacionit Social. Ky eshte nje Program i perbere nga dy projekte: Animacioni dhe Formimi i Animatoreve.
Integrimi ne strukturat e Caritas Shqiptar, si i administrimit te programit dhe i ekipeve te realizimit te ketyre projekteve, eshte realizuar plotesisht dhe shkelqyeshem.
Tashme, Programi i Animacionit Social po shtrihet ne te gjitha Dioqesat, dhe kjo ka mundesuar dhe mbajtjen e nje koordinatori per secilen Dioqese.
Veprimtaria e Ketij Programi eshte nje potencial shume i madh per te gjitha programet qe zhvillon Caritas Shqiptar ne bashkepunim me Dioqesat. Deshirojme te veme ne dukje se Programi gezon nje staf shume te pregatitur, te specializuar, aktiv, dhe qe fale tyre mund te themi se Caritas Shqiptar tashme gezon personelin e duhur per realizimin e shume programeve formimi.
Programi i Animacionit ka bere arritje dhe po jep rezultate pozitive, nder te cilat mund te permendim: perfshirja aktive e komunitetit te Lacit ne zgjidhjen e problemeve, hapja e klases per femijet me aftesi te kufizuara, zgjidhja e problemit me energji elektrike ne qytetin e Lacit ne saje te perfshirjes se komunitetit te grave, realizimi i mbikalimeve ne autostraden e Lezhes, zgjidhja e problemit te furnizimit me energji elektrike ne Elbasan, etj. Programi i Animacionit Social vazhdon te mbeshtetet nga Secours Catholique.
Sensibilizimi i komunitetit per te dhene kontribute humane, materiale dhe monetare.
Ne kuader te realizimit te ketij prioriteti, Caritas Shqiptar gjate vitit 2004 ka ndermarre shume iniciativa. Nder keto mund te permendim:
a. Mbeshtetja dhe nxitja e ngritjes se rrjetit te vullnetareve prane strukturave dioqesane, misione e Kisha. Ne kuader te kesaj nisme, Caritas Shqiptar ka ftuar shpesh ne takime konsultimi mjeke te njohur te angazhuar prane strukturave spitalore shteterore, qe te japin ne menyre vullnetare kontributin e tyre per hartimin dhe ideimin e shume iniciativave ne fushen shendetesore te ndermarra nga Caritas Shqiptar. Gjithashtu po ne lidhje me fushen e shendetesise, jane ftuar mjeke te ofrojne vullnetarisht sherbimin e tyre mjekesor prane Qendrave tona Shendetesore. Ne fushen e programeve te zhvillimit, perkatesisht per fushen e bujqesise, Caritas Shqiptar ka ftuar te marrin pjese specialiste dhe eksperte bujqesore nga FAO, te cilet kane dhene nje kontribut shume te madh per ideimin dhe hartimin e disa programeve zhvillimi ne fushen bujqesore. Ne kete kuader, pjesemarrja e specialisteve shenohet dhe ne krijimin e Lobbingut per te nxitur zhvillimin ne nje nga zonat me te rendesishme dhe te varfera te Vendit, Zadrima.
b. Ne kuader te programit te sensibizimit, Caritas Shqiptar vazhdon te shtrije rrjetin e vendosjes se Arkave te Ofertave ne shume Institucione Publike. Mbetet akoma shume per te bere, per te ringjallur ndjenjat e ndihmes se ndersjellte, por nder nderrmarjet te cilat kane patur nje pergjigje mjaft positive ne dhenien e kontributit vullnetar, eshte Fabrika e Coca-Coles. Mbetet sfide per Caritas Shqiptar, dhe kontaktimi dhe krijimi i lidhjeve me shume ndermarrje, fabrika, magazina dhe institucione te tjera publike, per te qene me aktive ne dhenien e kontributit te tyre ne favor te nevojtareve.
Perfshirja e komunitetit ne realizimin e programeve kombetare
Perfshirja e komunitetit ne realizimin e Programeve te ndryshme te zhvillimit dhe ndihmes, mbetet nje nga pikat kyce dhe mjaft te rendesishme per t’u nxitur dhe mbeshtetur, si e vetmja rruge qe ndihmon rritjen e pjesemarrjes se popullit ne zgjidhjen e problemeve, ne vendimarrje, dhe ne permiresimin e kushteve te jeteses. Lidhur me kete, Caritas Shqiptar, eshte perpjekur te inkurajoje nje pjesemarrje te gjere civile ne kuader te realizimit te programeve kombetare, si psh.:
Perfshirja e Komunitetit ne realizimin e Programit Kombetare Shendetesor, ku komuniteti eshte pjesemarres i drejteperdrejte ne aktivitetet e edukimit shendetesor
– Perfshirja e prinderve ne realizimin e Programit te te Miturve, si pjesemarres aktiv ne ndryshimin e mentalitetit dhe edukiminin e femijeve te tyre me elemente te edukates qytetare.
– Perfshirja e Komunitetit ne Ndertimin e Shtepive te demtuara nga permbytjet, te cilet dhane kontributin e tyre ne ndertimin dhe permiresimin e kushteve te banesave te tyre.
– Perfshirja e Komunitetit ne realizimin e Programit te Animacionit Social, ku fale kesaj perfshirje u arrit te hapej shkolla ne Lac per femijet me aftesi te kufizuara, u realizuan mbikalimet ne uren e Lezhes, u permiresua furnizimi me energji elektrike per zonat e Elbasanit, etj.
Programe zhvillimi si lufta me efikase kunder varferise
Per realizimin e ketij prioriteti, Caritas Shqiptar ka ndermarre disa iniciativa:
1. Realizimi i Studimit mbi Potencialet e Zhvillimit te Qarkut Kukes. Ky studim u mundesua nga Caritas Suedia dhe Caritas Sviceran, dhe ka si qellim hartimin e nje Programi Afat-Gjate zhvillimi per kete Qark, i cili eshte nje nga zonat me te varfera dhe te izoluara te Vendit. Vazhdon procesi i hartimit te Programit te Zhvillimit nga tre Organizatat Caritas Shqiptar, Caritas Suedia dhe Caritas Sviceran, dhe se shpejti do te dergohet tek Donatori per mbeshtetje financiare.
2. Ne kuader te hartimit dhe realizimit te programeve te zhvillimit, eshte realizuar nje takim bilateral me ACLI, me qellim krijimin e mundesise per shtrirjen e rrjetit te mikro-kredive, mikroprojekte artizanale dhe turizmit.
3. Nje tjeter iniciative, mbeshtetur nga Caritas Shqiptar, eshte krijimi i Lobingut te Zadrimes, i cili ka si qellim inkurajimin dhe mbeshtetjen e zhvillimit te kesaj zone
4. Hapja e kurseve profesionale ne Lezhe dhe mbeshtetja teknike e aktiviteve private te grave rrobaqepse ne zonen e Lacit, shenon nje tjeter fushe te nxitjes se programeve te zhvillimit.
5. Gjithashtu eshte zhvilluar nje takim i rendesishem me grupin e biznesmeneve emigrante ne Milano, ne menyre qe te inkuarajohen te kuptojne rendesine e shtrirjes se investimeve ne Vendin e tyre, jo vetem si mjet per nje fitim me te madh por edhe si nje nga rruget kryesore te zhvillimit te vendit te tyre
PROGRAMI I FORMIMIT TE ANIMATOREVE
Gjate viti 2006 jane bere formime ne Dioqezat e Sapes, Shkodres, Tirane-Durres.
• Rreth 110 animatore rezultojne te formuar vetem gjate vitit 2006.
• Kete vit ka patur kerkesa te medha nga ana e dioqezave per formim por per arsye financiare, nuk jane mundur te plotesohen te gjitha Dioqezat.
• Jane bere 21 vizita ne dioqeza te ndryshme.
• Jane bere 8 mbledhje me koordinatoret dioqezane.
Lista e Qendrave ku jane zhvilluar takimet e fomimirt te animatoreve gjate 2006
Dioqeza Durres-Tirane: Dekanati Milot 33 animatore,Shna Vlash 17 animatore
Dioqeza Shkoder: 37 animatore
Dioqeza SAPA: 23 animatore
PROJEKTI I ANIMACIONIT SOCIAL
Projekti i animacionit Social perfshin ne aktivitetet e tij rreth 200 gra.
– QENDRAT E GRAVE:
LAC
• Grupi i Konviktit
• Grupi i prinderve me femije hantikapat
• Grupi i grave te Poligonit
• Mamurras- Fushe Milot – Milot
BALLDREN
• Grupi i Grave te pallateve
• Grupi i nenave me femije me aftesi te kufizuara.
ELBASAN
• Grupi I motrave
• Grupi I qendres
• Grupi I Cerrikut
BATHORE
• Grupi i grave
• Grupi i vajzave
REZULTATET E ARRITURA nga puna me grupet e grave ne kuader te projektit te animacionit Social:
Solidariteti i krijuar mes grave brenda nje grupi por edhe mes grupeve te ndryshme. Rasti i nje familje qe ju dogj shtepia dhe te gjithe grate ofruan ndihmen e tyre si materiale edhe fizike, por qe te organizuara shkuan ne Bashki ku kerkuan qe te ndihmohej kjo familje.
Grupet kane filluar te kene nje sens kritik ndaj situates se tyre dhe ndaj autoriteteve, institucioneve te ndryshme. Grate kane filluar te mendojne ne grup per problemet dhe mundesite e zgjidhjes dhe nuk presin me qe zgjidhjet t’u vijne “ Nga qielli”
Venia ne dispozicion i nje ambjenti per animatoren ne Bathore.
Bashkpunimi me shoqatat e tjera qe punojne ne zonen e bathores
Puna per gjetjen e fondeve per restaurimin e shkolles fillore ne Balldren.
PROGRAMI NE MBESHTETJE TE GRAVE NE VESHTIRESI EKONOMIKE SOCIALE
Edhe gjate 2006, Programi ne Mbeshtetje te Grave dhe Vajzave-Nena ka vazhduar aktivitetin e tij. Aktivitetet e 2006 ne kuader te ketij programi shenojne:
9 raste – te cilat jane asistuar ne menyre te drejteperdrejte, duke iu dhene sherbime dhe shoqerim
12 raste – kane perfituar asistence kryesisht materiale dhe vizita ne banese
3 raste – jane drejtuar ne Institucione te tjera, si psh. IOM, per shkak te problematikes qe paraqesnin
PROGRAMI “KONGREGATAT KATOLIKE NE LUFTE KUNDER TRAFIKUT TE QENIEVE NJEREZORE”
Ky program ka filluar zbatimin e tij ne Maj te 2005, dhe ka perfunduar ne 2006. Caritas Shqiptar sebashku me Agjencite Donatore, jane duke marre ne shqyrtim mundesine e rifinancimit dhe per vitet ne vazhdim.
Ne kuader te zbatimit te ketij projekti, aktivitetet sensibilizuese dhe takimet e realizuara kane qene:
Takimi “Te mbeshtetet nje Grup i hapur pune “
a) Takimi i Pare: 24 Nentor 2005
b) Takimi i Dyte: 23 Shkurt 2006
c) Takimi i Trete: 27 Prill 2006
Takim i Pergjithshem Formimi per Rregulltaret ne Shqiperi: 17 Tetor 2005
Formimi i Stafit te Sektorit Shendetesor mbi problemin e Trafikimit 6 Qershor 2006
Takime te hapura per te gjithe Katoliket ne secilen Dioqeze: Tre Takime Sensibilizuese:
a) Dioqeza e Lezhes: 3 Mars 2006
b) Dioqeza e Tirane-Durres 10 Maj 2006
c) Diocese Shkodër 16 Shtator 2006
Aktivitete te Tjera te Sektorit
a) Vizita e Shoqates mbi Antitrafikun ne Maqedoni 21-23 Qershor 2006
b) Pjesemarrje ne Konferencen e COATNET ne Berlin 16-18 Shtator 2006
Takim kombetar i Kongregatave kunder Trafikut 27 Shtator 2006
PERFITUES TE DREJTEPERDREJTE:
45 Kongregacione kane marre pjese ne Projekt
146 rregulltare pjesemarrese nga Dioqeza te ndryshme: 15 prifterinj, 9 Drejtore Shkollash dhe rreth 300 persona te tjere.
PERFITUES JO TE DREJTEPERDREJTE:
Rreth 100.000 persona te rajoneve te ndryshme te Shqiperise
PROGRAMI WARM MIRESERDHE PERSERI RI-INTEGRIMI I EMIGRANTEVE
Programi WARM, shenon vitin e pare te aktiviteteve te tij.
Viti i pare i aktiviteteve ka synuar:
– Kontaktimin e rreth 300 emigranteve te kthyer nga Italia, te cilet ose jane ri-atdhesuar nga Autoritetet Italiane ose jane kthyer vullnetarisht per shkak te mungeses se dokumentacionit te rregullt, qe legjitimon qendrimin e tyre ne Itali.
– Pregatitjen e Grupit te Operatoreve te Projektit WARM, te cilet do te ndjekin dhe asistojne procesin e ri-integrimit te Emigranteve ne Shqiperi
Aktivitete 2006:
– Gjate 2006 Caritas Shqiptar ka arritur te konktatoje rreth 200 emigrante te kthyer, me te cilet ne fillim te 2007 do te filloje te ofroje asistencen e pare: Kurse te Formimit Profesional, me qellim integrimin e qendrueshem te tyre ne Atdhe.
– Jane zhvilluar 9 Takime Formimi per Grupin e Operatoreve te Projektit WARM, ku jane trajtuar tematika nga me te ndryshme si: Tregu i Punes, Mundesia e Formimit Profesional ne Shqiperi, Legjislacioni Shqiptar mbi Emigrantet dhe Punesimin, Strategjia e Punesimit ne Shqiperi, Probleme te Inserimit dhe Perfshirjes Sociale, Procedurat e Hapjes se nje Biznesi, etj
Rezultate:
– Eshte formuar nje Grup Dinamik Pune, i cili eshte i gatshem te filloje te operoje me efikasitet te plote per zbatimin e projektit, dhe qe perbehet prej operatoreve te Caritas Shqiptar, Caritas Italiana, Qendres per Zhvillim Rural dhe perfaqesues te Institucioneve Shteterore si: Ministria e Punes, Bashkia e Tiranes, Dhoma e Tregetise, Policia e Kufirit dhe e Emigracionit, etj.
– Nga 200 Emigrantet e kontaktuar, Partneret e Projektit WARM do te fillojne te ofrojne Kurse te Formimit Profesional gjate 2007, rreth 100 Emigranteve, te cilet jane intervistuar dhe jane perzgjedhur per te qene perfitues te ketij programi.
– Gjate vitit 2007, do te vazhdohet qe te kontaktohen dhe emgirante te tjere duke synyar qe Projekti WARM te ofroje:
mundesi formimi rreth 200 perfituesve,
mundesi punesimi rreth 100 perfituesve,
dhe mundesi per hapje biznesi rreth 20 perfituesve.
– Eshte bere nje analize paraprake e situates se Tregut Te Punes ne Shqiperi dhe e ambientit social.
PROJEKTI SHPRESA
Ky eshte nje Projekt i cili zbatohet nga Shoqata Shpresa, me qender ne Shkoder, dhe ku Caritas Shqiptar luan rolin e supervizorit.
Edhe gjate vitit 2006, Projekti Shpresa vazhdon te asistoje dhe te ofroje sherbimet sociale, edukimi, psikologjike, shendetesore, punesimi, rreth 54 Femijeve dhe te rriturve, te cilet vuajne nga probleme te aftesise se kufizuar dhe te cilet jane jetime.
Caritas Shqiptar mbeshtet Shoqaten Shpresa, ne lidhje me Agjencine Donatore dhe me Sherbime Administrative.