Inaugurohet qendra e Fizioterapisë
Me datë 16.01.2012 u zhvillua
ceremonia për inaugurimin e
Qendrës së Fizioterapisë
“Zemrat e Shenjta”, Shkodër.
Shkëlqesia e TIJ Mons. Angelo
Massafra, Ipeshkëv i Dioqezës
Shkodër – Pult, e vlerësoi shumë mundësinë për dhënien e këtij shërbimi si dhe gjithashtu
theksoi nevojën e ofrimit të shërbimit shëndetësor në banesë kryesisht shërbimit të
fizioterapisë si një shërbim që do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së jetës në
komunitet. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte Z. Roberto Andreotti, Konsull
pranë konsullatës së Italisë, Shkodër. Dr. Albert NIKOLLA, Drejtor i Caritas Shqiptar
shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen për ofrimin e shërbimit shëndetësor pranë
qendrës së re të fizioterapisë që do të mundësohet përmes dhurimit të materialeve
ortopedike. Ndërkaq nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar do të synohet
të konkretizohet nisma për ofrimin e shërbimit shëndetësor në familje.
Adresa e Qendrës së Fizioterapisë.
LAGJA TRE HERONJTE
RRUGA RUZHDI TYLI
TEL 068 21 67 503
068 222 71 51