Të gjithë së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bëj ndryshimin!

kamp1

Caritas-i Shqiptar” në kuadër të projektit rajonal “Trafikimi i qenieve njerëzore, një sfidë e përbashkët për shekullin e ri” zhvilloi kampin veror ndërkombëtar me temë: “Të gjithë së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bëj ndryshimin” në datat 23-26 Korrik 2012, në Fshatin e Paqes, Shkodër.
Kampi veror ndërkombëtar është aktiviteti i katërt që nga shtatori 2011, ku Caritas-et partnere në Evropë dhe në Mesdhe filluan të punojnë së bashku për të forcuar dhe zhvilluar bashkëpunimin ndërmjet tyre, në mënyre që të luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Ky aktivitet kishte si qëllim formimin e të rinjve me teknika dhe metoda të reja interaktive për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë kampit u prezantuan tre tema, pesë workshop-e, tre teknika animacioni, lojra të ndryshme si dhe u zhvilluan punë në grupe. Siç ishte grupi i teatrit, i mozaikut, i logos së kampit dhe i fletëpalosjes, por edhe aktivitete te tjera social-kulturore si vizita në Muzeun Historik të Shkodrës dhe në Kalanë Rozafa. Risia dhe e veçanta e kampit ndërkombëtar ishte ndarja e prezantimi i temave dhe workshop-eve ndërmjet partnerëve duke u nisur nga përvoja dhe suksesi në fusha të caktuara. Sukesi i këtij kampi ndërkombëtar, nuk qëndron vetëm në larminë e pjesëmarrjes, (26 të rinj nga Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Franca, Rumania, Kosova, Shqipëria dhe Ukrahina), por edhe sepse në këtë kamp u kamp 2fituan njohuri dhe u mësuan metoda të reja parandalimi të trafikimit. Të rinjtë patën mundësinë të shkëmbenin realitete, përvoja dhe të reflektonin për gjetjen e mënyrave të tjera për reduktimin e trafikimit. Një moment interesant ishte edhe promovimi i traditave dhe vlerave kulturale të Caritas-eve partnere, nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve dhe ushqimeve tradicionale.