Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje Materiale Veshmbathje” për shoqatë Caritas Shqiptar (ent i Kishës Katolike ).
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj me postë ose dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për blerje Materiale Veshmbathje ” si dhe mostrat për secilin produkt,pranë zyrave të organizatës sonë deri më datë 01-08-2017 ora 13:00

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.
Tirane
Përshkrimi i shërbimit dhe të matrialeve që kërkohen:
Caritas Shqiptar është e intresuar për të kontraktuar 1 (një) subjekt me veprimtari tregtim Matriale veshmbathje.
Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

1. Eksperiencë mbi tregtimin e matrialeve veshmbathje : Minimumi 1 Vit
2. Biznesi do të sigurojë transportin e produkteve në zyrat e Caritas-it Shqiptar.
3. Biznesi duhet të respektojë çmimet dhe materialet e ofertuara.
4. Biznesi garanton cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës dhe dorëzimin e tyre brenda aftatit të kërkuar.
5. Lëvrimi i artikujve i menjëhershëm (perveç artikujve specifik që kanë nevojë për porosi)
Caritas-i Shqiptar do të sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të mësipërme.

 

 
Materialet

1 Tuta vere për meshkuj të rritur 50 % pambuk, deri tek gjuri
Masat S-XXXL Palë 70
2 Tuta vere për fëmije 50% pambuk, deri tek gjuri,
Mosha 3-12 vjec Palë 25
3 Tuta vere për fëmije 50% pambuk, deri tek gjuri
Mosha 13-17 vjec 25
4 Sandale plastike për të rritur Masa 36-46 Palë 100
5 Sandale plastike për fëmije Masa10-27 Palë 25
6 Sandale plastike për fëmije Masa 27-35 25
7 Kapele për të rritur Masa S-XXXL Copë 100
8 Kapele për fëmijë Mosha 2-7 vjec Copë 25
9 Kapele për fëmijë Mosha 8-17 vjec 25
10 Corape verore për të rritur 50% pambuk, Masa 36-46 Palë 100
11 Corape verore për fëmije 50% pambuk, Masa10-27 Palë 25
12 Corape verore për fëmije 50% pambuk, Masa 28-25 25
13 Funde për femra Te lehtë, jo të tejdukshëm, Të gjatë deri tek kyci i këmbes, Masa S-XXXL copë 30
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.

Mënyra e vlerësimit të ofertave
1- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar nga një moster per secilin produkt i cili do te magazinohet pranë Caritasit Shqiptar deri në momentin e mbledhjes së komisjonit për vlerësimin e ofertave dhe do ju kthehet mbrapsht pas perfundimit të procedurave. Dhe perzgjedhjes së kompanisë fituese.
2- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar ofertën të mbyllur në zarf i cili duhet të jetë në Lekë shqiptare, duhet të përfshijë çmimet për çdo artikull të listuar
a. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e produkteve si transporti, zevendësimi i veshjeve me defekte.
b. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
c. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme deri në përfundimin e kontratës.

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.
Komisioni i vlerësimit do të hapë së pari mostrat dhe do të vlerësojë nëse cilesia është e përshtatshme. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e mostrave do të hapen zarfet me ofertat.
Oferta fituese do te zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët

Per cdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail : caritasalbania@caritasalbania.org..
Cdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesmarëse në tender.
DOKUMENTACIONI I NEVOJITUR PËR APLIKIM

• Kopje e dokumentit të regjistrimit (NIPT)
• Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
• Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
• Oferta me çmimin e produktit