Lënda:                  Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruarme objekt “Blerje Makine” për organizatën jo-qeveritare Caritas Shqiptar.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për prokurim për Blerje Makine”  pranë zyrave të organizatës sonë deri më datë 9-12-2016 ora 10:00

 

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327. Tirane

 

Oferta duhet të jetë e ndarë në dy pjesë.

 

Në nje zarf të mbyllur te shkruhet sipër “Dokumentat Teknike” dhe të vendosen:

1. Të gjitha specifikimet teknike për makinën

2. Kohën e lëvrimit të makinës

3. Gjëndja në stok

4. Garancinë

Këto dokumenta të jenë të nënshkruara dhe të vulosura.

 

Në një zarf të dytë të mbyllur te shkruhet siper “Oferta Financiare”:  

Duhet të vendosni çmimet për çdo makinë, që ofroni, të nënshkruara dhe të vulosura.

 

Dhe të dy këto zarfe  të vendosen në një zarf të tretë, të nënshkruar dhe të vulosur si dhe emrin e kompanisë.

 

Aplikimi të përmbajë dhe materiale fotografikë të cilët do të shërbejnë vetëm për qëllime informuese dhe orientuese.

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: caritasalbania@caritasalbania.org. Përgjigjet e pyetjeve do të ndahen me të gjitha kompanitë që marrin pjesë në tender në version elektronik.

 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.  Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e tenderave,  duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.

Ju kërkohet të mbani të vlefshme ofertën për 180 ditë nga data e fundit e dorëzimit. Propozimi juaj, nese pranohet, do të ndihmojë per hartimin  e kontratës ndërmjet firmës tuaj dhe Caritas-it Shqiptar.

Data dhe orari përfundimtar për dorëzim(në qoftë se koha e dorëzimit kalon do të refuzohet nga Caritas Shqiptar    15 ditë nga njoftimi për ofertën fituese 
Dërgesa Zyra e Caritas Shqiptar, Tiranë
Tarifat e transportimit E përfshirë në ofertë
Monedha e preferuar e tenderimit Monedha lokale: Lek
Proçedurat e ç’doganimit E ç’doganuar
Shërbimet mbas shitjes së produktit  Garancitë e përfshira
Dokumentet shtesë që duhet të paraqiten  Çertifikata e fundit e regjistrimit të biznesit
Periudha e vlefshmërisë së tenderit duke filluar nga data e dorëzimit. 

 

180 ditëNë rrethana të jashtëzakonshme,…..mund t´i kërkojë Ofruesi të Shërbimit të zgjasë vlefshmërinë e tenderit përtej asaj që është treguar fillimisht në këtë procedurë tenderimi.Tenderimi pastaj do të konfirmojë vazhdimin me shkrim, pa ndonjë modifikim çfarëdo të Ofertave
Vlerësime të pjesshme: I lejuar
Kushtet e pagesës 100% pas dorëzimit të plotë të automjetit, inspektimit dhe pranimit të faturës me anë të Transfertës Bankare. Transporti ne destinacion. Kalim kontrolli. Te perfundojne proven per perdorimin dhe mirëmbajtjen e automjetit
Tipi i kontratës  Urdhër Blerje
Kushtet për dhënien e pagesëes Transporti në destinacion, kalim kontrolli, të përfundojë provën për përdorimin dhe mirëmbajtjen e automjetit.
Personi i Kontaktit për Kërkesat
(Vetëm kërkesa të shkruara)
Caritas Shqiptarcaritasalbania@caritasalbania.org

Çdo vonesë në përgjigje nuk do të përdoret si arsye për zgjatjen e afatit kohor për dorëzimin e dokumenteve.

 

Përmbajtja e Tenderit

Të dhënat teknike:

Ju lutem përdorni Formularin me Specifikimet Teknike për të siguruar specifikimet për automjetin që jeni duke ofruar ose formularin tuaj për më shumë specifikime. Gjithashtu, përfshini në zarfin me specifikime teknike foto dhe broshura të automjetit që po ofroni.

 

Marka Volkswagen, Nissan, Toyota, Hyundai, Citroen, Range Rover, Mitsubishi, BMW, Mercedez-Benz, Ford
Karburanti Nafte
Motor (ccm) 2.7 – 3.00
Dyer 5
Gjatësia (mm) Min 4300-Max 4900
Lartësia (mm) Min 1500- Max 1900
Transmesioni 4×4 i plote/Kamio automatike
Konsum karburanti mesatar i kombinuar (litra) 7.0 – 10.0
Sistemi frenimit ABS + EBD + BAS
Timoni Elektro-hidraulik
Gome rezerve Standarte
Drita antimjegull Perpara dhe prapa
Mbyllja qendrore Telekomande dhe nga shoferi
Numri i vendeve 4 + 1
Garancia Mbi 2 vjet dhe /ose 100,000 Km
Kushtet e garancise Perfshirja e rregullimit te difekteve te fabrikes
Afati levrimit 15 dite nga firmosja e kontrates
Niveli emetimit te gazrave Euro 6

 

Të dhënat e çmimit:

Ju lutem përdorni tabelën e mëposhtëm për propozimin e çmimit  për të treguar ofertën financiare për artikujt që do të ofrohen.

AUTOMJET

SASI

Çmimi

TOTAL

1

ALL

ALL

 

Vlerësimi i ofertave

Të gjithë ofruesit do të vlerësohen për specifikimet dhe kërkesat teknike.  Tabela e mëposhtme do të përdoret për specifikimet teknike. Të gjithë ato ofrues që kanë kaluar vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimin. Zarfat e çmimeve do të hapen vetëm për ofruesit që kanë kaluar vlerësimin teknik. Specifikimet Teknike më të mirë, garancia, çmimi më i lirë dhe koha e dorëzimit të makinës do të jenë treguesit vendimtarë për fituesin.

 

Modeli:
Kompania:

Ofruar

Kalon

Nuk Kalon

Kapaciteti 4+1

Garancia Mbi 2 vjet/100,000 km

Karburanti Naftë

Transmisioni Automatike dhe 4×4

 

Caritas Shqiptar nuk është i detyruar të pranojë asnjë ofertë, apo të lidhë një kontratë apo blejë, dhe as të jetë përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen Furnizuesit dhe paraqitjen e ofertës, pavarësisht nga rezultati apo mënyra e kryerjes së procesit të përzgjedhjes.

Caritas Shqiptar inkurajon çdo ofrues shërbimi të mundshëm të shmangë dhe të parandalojë  konfliktet e interesit, duke informuar Caritas-it Shqiptar në qoftë se ju, apo ndonjë nga bashkëpunëtorët tuaj apo personeli, janë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, skicimin, specifikimet, vlerësimet e kostos, dhe informacione të tjera të përdorura në këtë Procedurë Tenderimi.

Faleminderit dhe mirëpresim ofertën tuaj

Caritas Shqiptar