KËRKESË PËR OFERTË

 Lënda:             Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruarme objekt “Blerje Materiale Veshmbathje” për shoqatën Caritas Shqiptar, ent i Kishës Katolike

 

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj me postë ose dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për blerje Materiale Veshmbathje” si dhe mostrat për secilin produkt, pranë zyrave të organizatës sonë deri më datë 21-07-2017 ora 13:00

 

Caritas Shqiptar

 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.

Tiranë

Përshkrimi i shërbimit dhe i materialeve që kërkohen:

Caritas Shqiptar është e interesuar për të kontraktuar 1 (një) subjekt me veprimtari Tregtim Materiale Veshmbathje.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

 

  1. Eksperiencë mbi tregtimin e materialeve veshmbathje : Minimumi 1 vit
  2. Lëvrimi i artikujve i menjëhershëm (përveç artikujve specifikë që kanë nevojë për porosi)
  3. Biznesi do të sigurojë transportin e produkteve në zyrat e Caritas-it Shqiptar.
  4. Biznesi duhet të respektojë çmimet dhe materialet e ofertuara.
  5. Biznesi garanton cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës dhe dorëzimin e tyre brenda aftatit të kërkuar.

Caritas-i Shqiptar do të sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të mësipërme.

 

Materialet

Nr

Përshkrimi

Karakteristika teknike

Njësia

Sasia

Çmimi

1 Tuta vere për meshkuj të rritur

50 % pambuk, deri tek gjuri

Masat S-XXXL

Palë

70

2

Tuta vere për fëmije

50% pambuk, deri tek gjuri,

Mosha 3-12 vjec

Palë

25

3

Tuta vere për fëmije

50% pambuk, deri tek gjuri

Mosha 13-17 vjec

25

4

Sandale plastike për të rritur

Masa 36-46

Palë

100

5

Sandale plastike për fëmije

Masa10-27

Palë

25

6

Sandale plastike për fëmije

Masa 27-35

25

7

Kapele për të rritur

Masa S-XXXL

Copë

100

8

Kapele për fëmijë

Mosha 2-7 vjec

Copë

25

9

Kapele për fëmijë

Mosha 8-17 vjec

25

10

Corape verore për të rritur

50% pambuk, Masa 36-46

Palë

100

11

Corape verore për fëmije

50% pambuk, Masa10-27

Palë

25

12

Corape verore për fëmije

50% pambuk, Masa 28-25

25

13

Funde për femra

Te lehtë, jo të tejdukshëm, Të gjatë deri tek kyci i këmbes, Masa S-XXXL

copë

30


Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.
  Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.

 

Mënyra e vlerësimit të ofertave

1- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas-it Shqiptar nga një mostër për secilin produkt, i cili do të magazinohet pranë Caritas-it Shqiptar deri në momentin e mbledhjes së komisionit për vlerësimin e ofertave dhe do ju kthehet mbrapsht pas përfundimit të procedurave dhe përzgjedhjes së kompanisë fituese.

2- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar ofertën të mbyllur në zarf, e cila duhet të jetë në lek, duhet të përfshijë çmimet për çdo artikull të listuar

  1. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e produkteve si transporti, zëvendësimi i veshjeve me defekte.
  2. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  3. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme deri në përfundimin e kontratës.

 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.

Komisioni i vlerësimit do të hapë së pari mostrat dhe do të vlerësojë nëse cilësia është e përshtatshme. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e mostrave do të hapen zarfet me ofertat.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët.

 

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail : caritasalbania@caritasalbania.org..

Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do tu njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarëse në tendër.

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

 

  • Kopje e dokumentit të regjistrimit (NIPT)
  • Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
  • Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
  • Oferta me çmimin e produktit