Caritas Shqiptar, do të zhvillojë Konferencën Kombëtare me temë “Drejtësia Sociale dhe Qytetaria Aktive në Shqipëri” më datë 8 Shkurt 2014, ora 10:00-13:00, në ambientet e Hotel Rogner, Tiranë.

Konferenca që do zhvillohet në bashkëpunim me organizatën “Coherent Development Albania”, do të mundësojë vlerësimin mbi zbatueshmërinë e drejtësisë sociale si dhe nevojën e thellë për qytetari aktive në Shqipëri.

Tematika

 Referon

Drejtësia sociale dhe organizimi urban në Shqipëri.
Maks Velo, Artist, Arkitekt.
Politika si art dhe si përgjegjësi: Nevoja e thellë për qytetari aktive në Shqipëri. Prof. Ardian Ndreca,
Universiteti Urbanian, Romë.
Thirrja politike i të krishterit. Vendi i fesë në qytetin shekullar. Dom Marian Paloka,
Radio Vatikani, Romë.
Lidershipi i  orientuar nga njeriu dhe lidershipi i orientuar nga organizata. Gjeneral Sander Lleshi,
Këshilltar i Kryeministrit.
Dëshmi kurajoze në përpjekjen për drejtësi sociale në Kosovë. Disa shfaqje të ekstremizmave si rrjedhojë e krizës së vlerave në shoqërinë e sotme kosovare. Msc. Arbana Xharra, Kryeredaktore e gazetës “ZERI”, Kosovë.
Drejtësia sociale dhe qytetaria aktive në Shqipëri mes aspiratës dhe realitetit. Prof. Ass. Gentian Zyberi Universiteti i Oslos, Norvegji.

KUMTUES

 Moderon Konferencën Dr. Albert Nikolla, Drejtor i Caritas Shqiptar