Caritas Shqiptar në partneritet të ngushtë me Caritas-in Gjerman dhe mbështetur nga Qeveria Gjermane përmbyll me sukses Programin 3 vjeçar “Fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri” 2012-2014.

Projekti është implementuar në dy zona: Tiranë dhe Cërrik. Ky projekt ka në fokus fëmijët dhe të rinjtë si një nga kategoritë më në nevojë në kontekstin shqiptar. Projekti, në konceptin e tij, i sheh këta të rinj si një potencial që duhet ndihmuar për t’u fuqizuar dhe për të përmirësuar aspekte te ndryshme të jetës së tyre.

Në kuadër të përmbylljes së këtij tre vjeçari organizohet:

Konferenca Finale

“Fëmijët nuk kanë nevojë për fjalë, por për shembuj”.

Datë 18 dhjetor 2014, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” Salla Magna,

ora 10.00 -14. 00

 

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të qeverisë gjermane, përfaqësues të ambasadave të ndryshme, përfaqësues të ministrive më të cilat është bashkëpunuar në këto tre vjet dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ftojmë median e shkruar dhe vizive për të marrë pjesë në këtë event.

 

PROGRAMI I KONFERENCËS  

“Fëmijët nuk kanë nevojë për fjalë por për shembuj”

E  Mërkurë, 18 Dhjetor 2014

 

 

 

PJESA 1

09:30 – 10: 00

 

Pritja e të ftuarve

 

10:00 – 10:30

 

“Rrugëtimi i fëmijëve në qendër” dhe “Të drejtat e fëmijëve”

 

 

Performanca artistike nga fëmijët e qendrave “Balonat” dhe “Dritarja e Dijes”

 

10: 30 – 11:  45

 

“Programi: Fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri”

 

“Shkolla, një mundësi më shumë”

 

 

“Edukimi shëndetësor, një mision sa i domosdoshëm aq edhe human”

 

 

Bashkëpunimi me institucionet publike, private dhe OJQ-të i rëndësishëm për arritjen e objektivave

 

Edukimi në qëndër dhe komunitet”

 

 Punonjësi social dhe përgjegjësimi prindëror

 

Znj. Enkelejda QAMA, Menaxhere Projekti

 

Znj. Juliana BICI, Mësuese

 

 

Znj. Lirije DYLIi, Doktoreshë

 

 

 

Znj. Ledia NDOCI, Kordinatore

 

 

Znj. Marsela ZAVALANI, Animatore Terreni

 

Znj. Helena KOBLARA, Punonjëse Sociale

 

11:45– 12: 00  Pyetje dhe diskutime
12:00 – 12:15  Dëshmi nga dy prindër  
12:15 – 12: 30

Pushim i shkurtër

 

PJESA 2

12: 30 – 12:45  “Dije për Zhvillim” Dokumentar per Projektin
12: 45 – 13: 30  “Ta shohim botën me sytë e fëmijëve”

 

“Situata e fëmijëve dhe të rinjve në Cërrik,  Roli i autoriteteve lokale”

 

“Bashkëpunimi i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional nr.1 me Caritas-in Shqiptar për integrimin e shtresave vulnerabël në formimin profesional”

 

 

 

Dr. Albert NIKOLLA, Drejtor i Caritas-it Shqiptar

 

Z. Servet DUZHA, Kryetar i Bashkisë Cërrik

 

Znj. Haneme MATA, Drejtoreshe e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional nr.1

13:30 – 14: 00  Pyetje dhe diskutime  
14:00

Banket