Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Koordinator Lokal
Departamenti: Anti-Trafikimi dhe Migracionit
Vendi i punes: Tiranë, pranë Dioqezës Tiranë-Durrës
Konteksti/Përshkrimi i punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Dioqezat do të zbatojë një projekt të ri i cili do të fokusohet në “Përmirësimi i procesit të riintegrimit të viktimave të trafikimit në Shqipëri”.
Qëllimi i projektit është ngritja dhe forcimi i rrjetit të Dioqezave për të advokuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjëve dhe grave nga fenomene sociale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat shtetërore lokale dhe dioqezane për të parandaluar këto fenome. Gjithashtu, projekti synon përmirësimin e identifikimit të rasteve të mundshme dhune dhe trafikimi në komunitet dhe referimin e tyre pranë Autoritetit Përgjegjës.
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Dioqezën do të zbatojnë këtë projekt duke krijuar një strukture të re pilote. Projekti do të zbatohet nga Manaxheri i Projektit në Caritas-in Shqiptar dhe Koordinatorët Lokal. Koordinatorët lokal do të trajnohen në lidhje me çështjet që trajton projekti që të zbatojnë të gjitha aktivitetet e projektit.
Projekti do të fuqizojë rrjetin Caritas në nivel kombëtar dhe bashkëpunimin me OJF-të dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime ndaj viktimave, do të fokusohet në parandalim nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore dhe koordinimit ndërdioqezan për referimin dhe riintegrimin e rasteve të identifikuara.
Koordinatori lokal është përgjegjës për zbatimin e projektit, të ndërtojë dhe të mbaj marrëdhëniet me kongergatat, Caritas-et Dioqezane dhe strukturat lokale shtetërore duke kryer të gjitha aktivitetet e projektit dhe koordinimin, organizimin dhe monitorimi e aktiviteteve. Ky pozicion kërkon që Koordinatori Lokal të udhëtoje sipas nevojave të projektit dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kërkuara.
Përgjegjësi Specifike:
- Koordinon dhe mbikqyr aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
- Mobilizon aktorët dioqezan për t’u përfshirë në procesin e zbatimit të projektit.
- Ruan dhe përforcon partneritetin midis institucioneve kyçe, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve të përfshira në aktivitete të projektit.
- Organizon, strukturon dhe zbaton aktivitetet.
- Ofron ndërmjetësim midis kongregatave, vullnetarëve, animatoreve dhe Caritas-it Dioqezan gjatë zbatimit të projektit.
- Monitoron aktivitetet dhe monitorimin financiar kur është i nevojshëm.
- Siguron që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Caritas-in Shqiptar
- Asiston në Identifikimin dhe referimin e rasteve.
- Mbikqyr procesin e përzgjedhjes së aktiviteteve dhe dokumentacionit të tyre, marrëveshjet dhe korrespondencat.
- Përgatit raporte dhe dokumenta të tjera sipas kërkesave të menaxherit të projektit në Caritas Shqiptar.
- Këshillon dhe mbështet partnerët lokal dhe anëtarë të komunitetit kur është e përshtatshme.
- Mban lidhje me përfituesit e projektit, përfaqësuesit e komunitetit lokal dhe autoritetet dhe të marre pjesë në takime institucionale kur është e nevojshme .
- Raporton sipas nevojave të projektit dhe kërkesës së menaxherit të projektit.
Kualifikimet:
- Përvoja në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë është e pëlqyeshme.
- Diplome në marrëdhëniet ndërkombëtare , shkencat sociale ose fusha të ngjashme (aplikanti duhet të ketë përvojë të konsiderueshme pune në këtë fushë që lidhet drejtpërdrejt me diplomën që ka).
- Përvojë pune në sektorin jo-shtetëror është e preferueshme.
- Përvojë pune me fëmijët, të rinjtë, gratë në mbrojtjen e tyre nga fenomene sociale.
- Njohuri të gjuhës angleze janë të nevojshme.
- Njohuri kompjuterike.
- Njohje të strukturave Dioqezane është e preferueshme.
Kërkesa e punës për pozicionin – Aftësitë:
- Aftësi komunikuese shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi ndërpersonale.
- Aftësi të larta në drejtim dhe organizim mbledhjesh, takimesh dhe përgatitje dokumentash.
- Aftësi shumë të mira në anglisht (e folur dhe e shkruar)
- Aftësi për të punuar i/e pavarur por i monitoruar nga stafi i Caritas-it Shqiptar.
- Angazhim ndaj vlerave të institucionit dhe misionit të organizatës.
- Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike
Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 11 muaj pa mundësi rinovimi dhe është planifikuar të nisë më 15/02/2017.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 12/02/2017, ora 16:00, Letën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën: caritasalbania@caritasalbania.org
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.