Organizata: Caritas Shqiptar
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Vendodhja: Shkodër, Kukës, Bilisht
Raporton tek: Menaxheri i projektit/Shefi i sektorit
Konteksti / Përmbledhja e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt për të monitoruar aksesin në territor dhe aksesin në procedurat e azilit për personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të identifikuar në kufi të Shqipërisë dhe brenda territorit të vendit ku ata do të punojnë.
Policia Kufitare dhe Migracionit (PKM) kryen procedurën e intervistimit për refugjatët dhe emigrantët në kufi dhe me pas zhvillon një proces përzgjedhjeje për të përcaktuar nevojat për mbrojtje të personit dhe për të siguruar që referimet tek autoritetet përkatëse të zhvillohen, duke përfshirë Drejtorinë për Azilin apo institucionet e Anti-Trafikimit. Gjatë procedurës së intervistimit, personat e intervistuar priten përkohësisht në stacionet e Policisë ose në ambjentet alternative dhe shpesh kanë nevojë për shërbime bazike si, ushqim dhe ujë.
Caritas-i Shqiptar kërkon të punësojë koordinatorë terreni që do të monitorojnë ardhjet në zonat përreth Shkodrës / Bilishtit /Kukësit duke mbuluar pikat kufitare në rrethet përkatëse dhe të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse, në monitorimin e migracionit, veçanërisht Policisë Kufitare dhe Migracionit.
Koordinatori i terrenit do të angazhohet me anëtarët e komunitetit, për të identifikuar rrugët e mundshme të migracionit dhe për të identifikuar migrantët në nevojë.
Koordintori i terrenit është përgjegjës për aktivitetet e përditshme të projektit, veçanërisht:
punë në terren në zonat kufitare dhe në fshatrat në zonat përreth të projektit duke bashkëvepruar me anëtarët e komunitetit dhe organizatat; identifikimin e rrugëve të mundshme të migracionit; identifikimin e emigrantëve në nevojë dhe për të siguruar referimet e përshtatshme; mbledhjen e të dhënave të migrantëve që hyjnë në kufijtë e Shqipërisë; shpërndarjen dhe monitorimin e artikujve ushqimore dhe jo-ushqimore në bashkëpunim me menaxherin e projektit dhe raportimi në kohë për sa më sipër.
Ky pozicion do të kërkojë veprime të gjera të udhëtimit nëpër zonën kufitare brenda vendit dhe mundësisht edhe jashtë në anën tjetër të kufirit. Koordinatorët duhet të jenë banues në zonat e përcaktuara dhe të aftë për të udhëtuar 100% të kohës së punës.
Përgjegjësitë specifike
-
Të sigurojë monitorimin e rregullt të kufirit dhe ndarjen e të dhënave për zonën që mbulon.
-
Të angazhohet me Policinë Kufitare dhe Migracionit, UNHCR-në dhe Drejtorinë e Antitrafikut dhe Azilit për të promovuar qasje në procedurat e azilit për personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
-
Të identifikojë dhe raportojë incidentet e mbrojtjes që po ndodhin në zonën që mbulon.
-
Të identifikojë dhe referojë personat me nevoja të veçanta në shërbimet relevante qeveritare, duke përfshirë, por jo limituar (*persona me nevoja të veçanta që janë gratë në rrezik, fëmijët në rrezik, të moshuarit në rrezik, dhe personat me aftësi të kufizuara ndër të tjera).
-
Të ofrojë ndihmën materiale për të gjithë migrantët e kapur nga Policia Kufitare dhe Migracionit, duke përfshirë ushqimin, ujin, paketën higjeno-sanitare, dhe artikuj jo-ushqimorë, siç kërkohet.
-
Të monitorojë dhe ndihmojë në lëvizjet nga Pika Kufitare në zonat urbane për shërbime apo nevoja të veçanta, si: spitale, veçanërisht për fëmijët e pashoqëruar dhe për fëmijët e ndarë nga familja dhe rastet e bashkimit familjar.
-
Të sigurojë që prokurimi i artikujve bazë është bërë në kohën e duhur.
-
Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë.
-
Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.
-
Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
-
Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.
-
Të përgatisë raporte javore dhe t’i ndajë edhe me UNHCR-në.
-
Të mbajë lidhje me përfituesit dhe përfaqësuesit e komuniteteve lokale dhe autoriteteve dhe të marrë pjesë në takime në bashki dhe takime të tjera kur është e përshtatshme.
-
Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
Kualifikimet:
-
Të ketë përfunduar studimet Bachelor në shkencat shoqërore apo fusha të ngjashme.
-
Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh.
-
Preferohet përvojë pune të paktën një vit në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.
-
Preferohet eksperiencë pune në sektorin jo-qeveritar.
-
Preferohet përvojë pune me migrantët dhe refugjatët, përgjigje ndaj emergjencave të ndryshme, apo projekte të shpërndarjes së ushqimit.
-
Aftësitë e gjuhës angleze janë të nevojshme.
-
Aftësi në gjuhën arabe janë të dëshirueshme.
-
Njohuri kompjuterike.
-
Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
-
Menaxhimi i brendshëm dhe i jashtëm i palëve të interesuara.
-
Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
-
Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerët lokalë.
-
Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
-
Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze (me gojë dhe me shkrim).
-
Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
-
Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
-
Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është për 3 (tre) muaj.
Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 16/ 09 /2016, ora 12:00, në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.
-
CV-në,
-
Letër interesi
-
Kopje të patentës klasi B
-
2 Letra reference
-
Dokumente që vërtetojnë njohuritë e gjuhës së huaj.