Caritas-i Shqiptar, Sektori i Anti Trafikimit dhe Migracionit, në kuadër të zbatimit të projekteve të tij kërkon të blejë veshmbathje dhe produkte higjienike, të cilat do t’u ofrohen përfituesve të projekteve gjatë periudhës së zbatimit të këtyre projekteve.
Aktualisht është hartuar lista e produkteve që dëshirojmë të blejmë përgjatë periudhës Qershor 2016- Shtator 2016.
OBJEKTI
Blerje materiale veshmbathje
DETYRAT
-
Biznesi do të sigurojë të gjitha materialet sipas listës së mëposhtme dhe në kohë sipas kërkesës së Caritas-it Shqiptar.
-
Biznesi do të sigurojë transportin e produkteve në zyrat e Caritas-it Shqiptar.
-
Biznesi duhet të respektojë çmimet e vendosura në fillim.
-
Biznesi garanton cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës.
Caritas-i Shqiptar do t’i sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të mësipërme.
PERIUDHA E ZBATIMIT TË DETYRAVE
Data e fillimit të zbatimit do të jetë nga nënshkrimi i kontratës nga të dyja palët.
Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë deri më datë 15/09/2016.
Periudha e ofrimit të shërbimit mund të ndryshojë me kërkesë të Caritas-it Shqiptar në përputhje me projektet dhe objektivat që duan të realizojnë.
TIPI I KONTRATËS
Kontrata që do të nënshkruhet do të bazohet në procesin e tenderimit.
Materialet
Nr. |
Pershkrimi |
Karakteristika teknike |
Njesia |
Sasia |
1 |
Sandale plastike për të rritur ( unisex) |
37-42 |
Copë |
200 |
2 |
Sandale plastike për të rritur (unisex) |
42-45 |
Copë |
200 |
3 |
Sandale plastike për fëmijë (unisex) |
Mosha te ndryshme |
Copë |
200 |
4 |
Kapele për të rritur (unisex) |
S – XXL |
Copë |
200 |
5 |
Kapele për fëmijë (unisex) |
S – L |
Copë |
200 |
6 |
Çorape për të rritur (unisex) |
37 – 42 |
Copë |
200 |
7 |
Çorape për të rritur (unisex) |
42 – 45 |
Copë |
200 |
8 |
Çorape për fëmijë (unisex) |
S – L |
Copë |
200 |
9 |
Bluza pambuku me mëngë të shkurtra (unisex) |
S – L |
Copë |
200 |
10 |
Bluza pambuku me mëngë të shkurta (unisex) |
XL – XXL |
Copë |
200 |
11 |
Bluza pambuku me mëngë të shkurta për fëmijë (unisex) |
S – L |
Copë |
200 |
12 |
Furçë dhëmbësh |
Copë |
200 |
|
13 |
Pastë dhëmbësh |
Copë |
200 |
|
14 |
Facoleta duarsh |
Copë |
200 |
Të gjitha materialet do të magazinohen pranë Caritas-it Shqiptar.
DOKUMENTACIONI I NEVOJITUR PËR APLIKIM
-
Kopje e dokumentit të regjistrimit (NIPT)
-
Ekstrakt të QKR të firmosur dhe të vulosur
-
Vërtetim për pagimin e tatim taksave
-
Vërtetim që operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi
-
Oferta e çmimeve të produkteve
AFATI I DORËZIMIT
Dokumentet e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 27/06/2016, ora 12:00.
Adresa: Rruga – Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327