Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar
Afati i aplikimit: 24.03.2017
Email: caritasalbania@caritasalbania.org
Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një subjekt për mbikqyrjen e punimeve. Punimet që do të mbikqyren janë si më poshtë:
- Dhomë lojrash për fëmijë;
- Dhomë psikologu;
- Tualete;
- Dhomë pritje për meshkuj;
- Dhomë pritje për femra;
- Dhomë mjeku;
- Ambjent gatimi.
Mbulimi gjeografik
Dhomat e intervistimit të cilat do të rinovohen ndodhen në:
- Qendra e mbyllur për të huajt, Vorë, Tiranë
- Pika kufitare Kakavie
Detyrat e mbikqyrësit të punimeve
- Mbikqyrësi i Punimeve është i detyruar të vizitojë periodikisht dhe në fazat më kryesore punimet në kantierët e punimeve.
- Mbikqyrësi i Punimeve gjatë zbatimit të objektit i jep instruksione dhe urdhra me shkrim sipërmarrësit sa herë që e sheh të nevojshme, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore.
- Mbikqyrësi i Punimeve ka të drejtë të kërkojë kryerjen e provave të materialeve të vendosura në objekt, kur këto nuk janë kryer në masën, sipas vëllimeve të realizuara dhe pjesës së lëndës së parë të furnizuar për të verifikuar cilësinë. Shpenzimet për këto prova janë në ngarkim të sipërmarrësit.
- Mbikqyrësi i Punimeve ka të drejtë te pezullojë, përkohësisht, punimet, për zbatimin teknik të gabuar ose paaftësi teknike zbatimi, në çdo rast me miratimin e investitorit, për aq kohë sa quhet e nevojshme korigjimi i gjendjes.
- Mbikqyrësi i Punimeve merr pjesë në kolaudimin e veprës, i përgjigjet kolaudatorit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kolaudimin e veprës si dhe firmos procesverbalin e këtij kolaudimi.
- Mbikqyrësi i Punimeve kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në faza të ndryshme të punimeve, dhe i miraton ato.
- Pas përfundimit të kolaudimit, Mbikqyrësi i Punimeve, përgatit raportin përfundimatr të punimeve.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Licensë për ushtrim aktiviteti
- Nipt-i
- Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
- Vërtetim nga Tatimet që nuk janë debitor
- CV e punimeve të mëparshme.
- Ofertën financiare
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 24 mars 2017, ora 16:00.
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Vlefshmëria
Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në institucionet financiare dhe tatimore sipas ligjeve shqiptare.