Titulli i Projektit: Strehim dhe akses për fuqizim dhe reduktimin e rrezikut tek gratë dhe vajzat
Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar
Afati i aplikimit: 10 shkurt 2017
Email: caritasalbania@caritasalbania.org
Caritas Shqiptar dhe CRS (Catholic Relief Services – Caritas Amerikan) do të zbatojnë një projekt 9 mujor në lidhje me strehimin dhe aksesin për fuqizimin dhe reduktimin e rrezikut për gratë dhe vajzat refugjate. Financimi i projektit është bërë i mundur nga Qeveria Angleze me qëllim rritjen e aksesit në shërbime dinjitoze dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat në grupet e rrezikuara.
Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë shoqatë animatorësh të cilët të organizojnë aktivitete argëtuese dhe rekreative më fëmijët e qendrës së azilkërkuesve në Babrru.
Animatorët do të organizojnë aktivitete më fëmijët në qendër një herë në javë.
Aktivitetet do të synojnë jo vetëm argëtimin e fëmijëve por edhe informimin e tyre nëpërmjet këngëve, kërcimeve, leximeve etj. mbi të drejtat e fëmijëve, mekanizmat mbrojtës në rast të dhunës, trafikimit etj; aktivitete rekreative ku fëmijët jo vetëm të ndërveprojnë me njëri tjetrin por edhe të mësojnë të zhvillojnë imagjinatën e tyre, nëpërmjet vizatimeve, punës me dorë e lojrave të ndryshme.
Dokumentacioni i nevojitur
-
Licensë për ushtrim aktiviteti
-
Nipt-i
-
Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
-
Vërtetim nga Tatimet që nuk janë debitor
-
CV e kompanisë
-
Propozim buxheti për aktivitetet sipas kërkesave/aktiviteteve më lart.
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 10 shkurt 2017, ora 16:00.
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Vlefshmëria
Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në institucionet financiare dhe tatimore sipas ligjeve shqiptare.