PROJEKTET ANTITRAFIK
Raport mbi aktivitetet ne 2005

PROJEKTI:  “ Mbeshtetje per Vajzat-Nëna dhe Gratë në Vështirësi Sociale dhe Ekonomike”

Projekti i “Gratë në Vështirësi”, lindi në 1998 në veçanti për vajzat nëna dhe vajzat që janë riatdhesuar si pasojë e përjashtimit nga qeveria e huaj. Vështirësitë e mëdha të rifutjes në realitetin e bashkësisë vendore dhe/ose familjes janë shkak i skemave kulturore të ndjenjës së nderit dhe mendësisë patriarkale në shumë zona të vendit, sidomos ato rurale. Në këto krahina gruaja dhe fëmija paraqesin fashën më të brishtë dhe janë pronë e burrit, falë ndjenjave të dashurisë, duke mos patur mundësinë që dikush të kujdeset dhe t’i presë ato.
Mentaliteti kolektiv ngurron që të pranojë atë që ka shkuar kundër ligjeve dhe traditave të tij në shekuj (ligji i Kanunit). Nga kjo rrjedh një vështirësi e madhe për të gjetur strehim, mbështetje morale, punë; një rifutje dhe rimarrje e jetës normale.  Kësaj i shtohet edhe frika e personave për hakmarrje, frika e rrëmbimit dhe detyrimi që mund ta pësojnë përsëri shfrytëzimin që i është bërë më parë.

Duke analizuar gjendjen në të cilën  gjendet Shqipëria dhe duke reflektuar mbi nevojën për të favorizuar promuovimin e qenieve njerëzore, dhe në veçanti të grave, Caritas-i Shqiptar pas një periudhe reflektimi me qendra të ndryshme  të përhapura në të gjithë vendin vendosi t’i ofrojë një përgjigje problemit në të cilën gjenden gratë. Do të realizohet një thellim i veçantë, në situatën e grave që gjenden në vështirësi në të qenurit shtatëzënë jashtë martese. Mendësia kolektive nxit përjashtimin e tyre nga shtëpia, duke u gjetur kështu në një gjendje vulnerabiliteti, duke mos patur vend se kujt t’i drejtohen.

Ky fenomen bën që shumë gra të vendosin për abortin si rrugëdaljen e vetme që kanë.  Gratë abortojnë, shumë herë të nxitura nga familja, e cila ka frikë turpin dhe çnderimin e saj.

Numri i abortimeve në Shqipëri është shumë i lartë (1 në 3,4 të lindur (2001)), dhe pas takimeve të ndryshme dhe periudhave të reflektimit me Kongregatat e Qendrave shkaqet që shtyjnë në abortim janë: shtatëzania jo e dëshiruar e cila bën që gruaja të përjashtohet nga familja; abortet seleksionuese: abortohet kur zbulohet se gjinia e fetusit është femër; abortet e shumë herëshme: vazhdohet të abortohet disa herë deri sa të arrijë mashkulli; ose kur gruaja është shtatëzënë, vdes burri, familja e burrit e bën të abortojë dhe pas një viti e dërgon në shtëpinë e saj.

Të gjitha këto elemente bashkuar me mungesën e mbrojtjes, duke mos ekzistuar asnjë shërbim që të mund t’i japë përgjigje këtij problemi, duke pasur parasysh ekzistencën e problemeve të tjera ku gratë gjenden më vulnerabël, në 1998 është realizuar një vlerësim i nevojës për t’i dhënë një përgjigje.

Objektivat e projektit që kemi propozuar janë: favorizimi i rifutjes dhe nxitja e vajzave nëna dhe grave në vështirësi familjare dhe ekonomike nëpërmjet integrimit dhe formimit të grave shqiptare në rrezik social dhe përforcimin e rrjetave të Caritas-eve Dioqezane Shqiptare për gratë.

Për realizimin e objektivave janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përshkruhen si më poshtë:

•    E para, është kërkimi i vendit më të përshtatshëm për të pritur gratë në vështirësi sipas problemit që paraqesin, por ky është më i vështiri. Situata e braktisjes dhe mungesa e mbrojtjes në një gjendje në të cilën ka nevojë që të mbështetet dhe shoqërohet, bashkuar me mendësinë kolektive që i refuzon këto gra janë situata që duhet të pësojnë çdo ditë.
•    Një aktivitet tjetër është kërkimi i strehimit (9 gra në vështirësi) në qendra të tjera dhe kongregata rregulltaresh në të gjithë vendin, që përbëjnë një ndihmë të madhe për ne. Puna e tyre e shoqërimit në disa probleme na ka ndihmuar të marrim vendimet e duhura për çdo situatë, edhe pse me vetëdijen që nuk ishte zgjidhja e përsosur. Disa raste ua kemi çuar institucioneve të tjera, sepse problemet që paraqisnin nuk na lejonin që t’i jepnim një përgjigje efikase.
•    Si vazhdim, kemi ndihmuar këto vajza (8 gra në vështirësi) me mbështetje ekonomike gjatë vitit të parë pas lindjes së fëmijës kur kishte nevojë. Ky shërbim është ofruar në mënyrë që nëna të mund të rriste fëmijën gjatë vitit të parë të jetës, dhe të nxisnim nënën mbi përgjegjësinë që përgjatë një viti duhet të fillojë të mendojë se si të riorganizojë jetën e saj. Kemi ofruar shërbimin e vizitës mjekësore për të parë gjendjen e shëndetit të gruas dhe të fëmijës, gjatë shtatëzanisë, dhe në muajt e parë të jetës së fëmijës, për të patur një kontroll mjekësor që nga momenti i parë i lindjes.
•    Në disa situata është parë e nevojshme ndërhyrja e një psikologeje (3 gra në vështirësi) për t’i ndihmuar në trajtimin e traumave të jetuara nga këto gra (vajzat nëna dhe jo) që në disa raste shprehin një sjellje antisociale. Këtë shërbim e kemi përdorur në disa raste.
•    Kemi bërë (11 gra në vështirësi) vizita familjeve, duke arritur në disa raste edhe pajtimin e vajzës dhe pranimin e saj dhe të fëmijës së saj në shtëpi, ose lidhje familjare dhe bërje të dokumentave në rastet e nevojshme.

Kjo punë është mjaft e vështirë, sepse mbizotëron akoma një mendësi ku ky realitet shihet si turp për familjen. Në një shoqatë ku për nderin futesh në “hakmarrje” me familje të tjera, rezulton e vështirë ta pranosh këtë realitet që çnderon familjen.

Të gjitha këto aktivitete realizohen duke ndjekur një metodologji e cila do që gruaja të ketë një shoqërim më nga afër në momentet e para, deri sa ajo të marrë përsipër përgjegjësinë në mënyrë autonome, dhe gjithmonë me të njëjtën kujdesje.

Nisemi gjithmonë nga çdo person dhe nga problemet që ajo paraqet. Nuk ka raste të njëjta, problemet që paraqesin na tregojnë se nuk mund të veprojmë në të njëjtën mënyrë me të gjitha. Shohim se është e rëndësishme personalizimi i çdo rasti, nëpërmjet bashkëbisedimeve, dialogut me gruan dhe kërkimit të përbashkët të zgjidhjes së mundshme dhe më të duhur.
    
Vështirësia që paraqesin disa gra (5 gra në vështirësi) që kishin nevojë për mbrojtje sepse ishin në rrezik për të rënë në duart e mafiozëve ose të trafikut të qenieve njerëzore, na kanë detyruar që t’ua dërgojmë instituteve si I.O.M. ose ICCM të cilat ofrojnë shërbime mbrojtjeje nga ana e policisë. Në këto raste jemi munduar të bëjmë që gratë të ndihen të mbrojtura dhe të shoqëruara në këto situata.        

SEKTORI I ANTI-TRAFIKIMIT DHE  MBESHTETJES SE GRAVE NE VESHTIRESI

ORGANIGRAMA E SEKTORIT